Analisti nga Amerika: PDK ka fituar pjekuri politike që është larg me e vlefshme se ajo e kundërshtarëve

Periskopi.com Lajme

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu përmes një postimi në facebook ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pjekuri politike, përcjellë Periskopi.

Duke iu referuar debatit të mbrëmshëm në T7, ku të parnishëm ishin Uran Ismaili dhe Memli Krasniqi nga PDK-ja, ai i cilësoi ata të dy aset me vlerë për PDK-në larg nga ata që kemi parë këtyre ditëve tek partitë tjera.

Më poshtë mund ta lexoni edhe postimin e plotë të Baraliut në facebook:

E degjova debatin Pressing. I kam degju edhe Vjosen, Ramushin, dhe disa tjera pjese pjese…

Ne pergjithesi nuk e njoh gati fare Uranin (as Memlin, nfakt si kam taku kurre) por cfaredo qe ndodh me zgjedhjet e ardhshme, paraqitja e tij sygjeron se, mendoj une, Urani (por edhe Memli) eshte aset me vlere per PDKne larg permbi cka kemi pare ketyre diteve tek partite tjera. Poashtu mendoj se ne nje ambient hostile dhe te njeanshem performanca e tyre ishte e forte, dhe Berati e ka humb debatin me tonelata!

Dy pyetjet e veshtira: 1. Adem Grabovci dhe 2. Kush vjen me ju edhe nese fitoni e zbehin fitoren e Uranit dhe Memlit, por jo faktin se, siq po duket, PDK ka fitu pjekuri politike (qe nuk eshte cudi duke pas gjithe ate pervoje npushtet) qe eshte larg me e vlefshme se ajo e kundershtareve te tyre aktual. Psh, Vjosa nduel me Uranin apo Memlin mundet me pesu debakel, perderisa Albini do te ishte ndoshta i vetmi nga skena e sotme te arrinte permbytje. Po shtoj se Kadria eshte ndoshta dobesia kyce elektorale e PDKse, jo me se paku me mungesen enorme te karizmes…

PDK ka me perfundu nopozite, nuk ka rruge tjeter, por kthimi i tyre pas 4 vitesh mund te jete perfundimtar per skene e fragmentuar politike ne Ks. Poashtu, sa me e vrazhdte dhe e vrullshme kritika dhe averzioni ndaj PDKse, aq me revanshiste energjia e ngritur e bazes se saj.

PDKja nuk luftohet balle per balle, por veq duke u injoruar, duke mos u permend fare – kete e kam thene qe moti. Ju qe po mendoni se mund te ndesheni sikur Berati mbrame, vini re, mund te zgjoheni te merdhire!

#astehataastefata