Ylli i PSG-së: Ndihemi si m*t, e vështirë të flasim dhe të flemë

Periskopi.com Sporti

Ander Herrera, mesfushori i PSG, pas finales së Champions të humbur ndaj Bayern Munich ka shfaqur gjithë zemërimin e tij dhe momentin aspak të lehtë.

“Ndihemi si m*t! Duhet të mendojmë, respektojmë. Arritëm diçka vërtet të konsiderueshme, ndërtuam diçka të konsiderueshme për klubin dhe mbështetësit. Nuk ka fjalë për askënd. Nesër do të duhet të mendojmë për ato që kemi bërë, për gjërat që mund të kishim bërë bashkë”.

“Do të jetë e vështirë të flemë, të flasim madje. Do të përpiqemi të rikthehemi në finale”.

“Kishim shumë shanse, më shumë se sa unë mendoja. Në një finale, nëse nuk shënon … Kemi pasur 5 ose 6 shanse, por ata kishin shumë cilësi. Duhet të rrimë bashkë dhe të fillojmë nga e shtuna për të ndjekur ëndrrën e ardhshme”.

Çmenduritë e PSG-së nuk kanë të ndalur – nuk do ta besoni çfarë page javore i ka ofruar Herreras

Periskopi.com Sporti

Ander Herrera ka qenë një ndër ata pak lojtarë të Manchester Unitedit që është munduar këtë fushatë.

Spanjolli pati rol kyç në startin impresiv të Ole Gunnar Solskjaerit, derisa “Djajtë e Kuq” kolapsuan që prej kur ish-ylli i Athletic Bilbaos pësoi një dëmtim, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, javën e kaluar edhe zyrtarisht u konfirmua se 29-vjeçari do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Solskjaer waves to the Man Utd fans

Ende nuk është konfirmuar cili do të jetë destinacioni i tij, por konsensusi gjeneral është se ai do të nënshkruajë një kontratë të majme me kampioni e Ligue 1, Paris Saint-Germainin.

Dhe tani, “The Mirror” ka zbuluar se sa e majme është ajo kontratë.

Sipas marrëveshjes, Herrera do të marrë një pagë javore prej 344 mijë eurove.

Kjo është një shumë vërtetë astronomike, edhe për standardet e futbollit modern. /Periskopi.com/

Tjetër supergol i United, Herrera dyfishon epërsinë (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Cardiff. 

Këtë rradhë ishte Ander Herrera, që falë devijimit të mbrojtësit vendas, shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 31′.

Me këtë lojë të ‘Djajve të Kuq’ konfirmohet se trajneri Mourinho ishte fajtori i formës së tyre. /Periskopi

U bë Atletico Madridi t’i marrë yje Manchester Unitedit – Ia kërkon supermesfushorin

Periskopi.com Sporti

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester United, Ander Herrera, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Edhe pse së fundmi është raportuar se “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar rinovimin 29-vjeçarit, për momentin mes palëve nuk kanë nisur bisedimet, çka do të thotë se duke nisur që nga muaji janar, përfaqësuesit e mesfushorit mund të kontaktojnë me një klub tjetër, e më pas nëse arrihet një akord, në qershor ai mund të largohet me si lojtar i lirë.

Simeone dëshiron që të ketë një mesfushorë me tipare të reprezentuesit spanjoll dhe në janar pritet të bëjë një ofertë për të.

Herrera u bashkua me Manchester United në vitin 2014, nga Athletic Bilbao, ndërsa ai ka bërë 169 paraqitje me anglezët, duke shënuar 17 gola.

Manchester United kontratë të re për Herrera-n

Manchester United është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit spanjoll, Ander Herrera për këtë arsye klubi mund të rinovojë me të.

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Athletico Bilbaos po kalon një sezon fenomenal te United edhe pse skuadra po dështon me rezultate.

Kontrata e re e cila pritet të ofrohet nga United pritet të jetë deri më 1 qershor 2019. /Periskopi.com

Herrera: I kënaqur me pikën ndaj Liverpool

Spanjolli Ander Herrera është shprehur mbas lojës se është i kënaqur me barazim.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori spanjoll ishte lojtari më i mirë në fushë duke u vlerësuar me notën 9.7.

“Provuam të fitojmë çdo duel, çdo betejë, çdo top. E dinim se do të jetë vështirë. Mund të jemi krenarë”, ka thënë ndër të tjerash Herrera.

 

Manchester United ka barazuar me Liverpool në derbin e javës në premier ligë me rezultat 0-0. /Periskopi.com