Të shtëna armësh në Tophane të Prishtinës, një i plagosur

Periskopi.com Lajme

Pak minuta më parë, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Tophane të kryeqytetit, raporton Periskopi.

Mësohet se si pasojë e të shtënave, një person është plagosur. Lajmin për Periskopin e ka konfirmujar zëdhënësi i Policisë së Kosows, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informaconet se ka pasur shkrepje te armes ne ate lokacion. Dyshohet se nje person ka marr plagë si pasoje e perdorimit te armes. Njesitet policore kane reaguar ne vendin e ngjarjes, eshte njofruar ambulanca dhe tani jane ne proces veprime te nevojshme policore per te hetuar detajet lidhur me këte rast. Pasi te pranojme informata shtese nga kompetentet nga vendi i ngjarjes do te ju percjellim detaje tjera.”, ka thënë ai. /Periskopi