Blerja e armatimit të Serbisë nga Rusia, a përbën rrezik për Kosovën?

Periskopi.com Lajme

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake, si dhe blerja e armatimit të Serbisë nga Rusia sipas njohësit te çështjeve të sigurisë nuk duhet të shihet si kërcënim, për Kosovën, shkruan Periskopi.

Avni Islami njohësi i kësaj fushe në një bisedë për Periskopin ka thënë se nuk paraqet ndonjë rrezik, ushtrimi dhe armatosja e Serbisë nga Rusia.

“Serbia me Rusinë kanë bashkëpunim, traditë të përbashkët, por mendoj që shteti serb përkundër këtyre paralajmërimeve që mund të pajiset me armatimin ma modern nuk mendoj që mund të paraqet rrezik për vendet e rajonit dhe Kosovën”, u shpreh Islami.

Megjithatë sipas Islamit, në rast se dikush do të ndihej i rrezikuar nga pajisja me armatim e Serbisë nga ana e Rusisë, do të ishte i tërë rajoni.

“Nëse eventualisht mund të konsiderohet rrezik nga armatimi rus unë mendoj që jo vetëm Kosova por i tërë rajoni do rrezikohej nga armatimi modern i Serbisë, pra preokupimi nuk mund të jetë vetëm i Kosovës por edhe i vendeve për rreth por edhe i shteteve anëtare të NATO-së”, ka thënë Islami per Periskopin.

Për ushtrimet e përbashkëta të Serbisë dhe Rusisë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili e ka parë si kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia po vijon të armatoset me pancirë, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa këtë e quan “çmenduri”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, shkroi Haradinaj.

Gjithashtu, zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut pati dy mesazhe të qarta për Serbinë “Sanksione nëse ata e blejnë sistemin kundërajror rus S-400”.

Ndryshe, Serbia para disa muajve bleu 30 tanke dhe 30 automjete të rënda ushtarake nga Rusia, ku pritet që deri në fund të vitit t’i arrijnë edhe helikopterë luftarak po nga Rusia, të njohur si “tanket fluturuese” apo MI-35.

Kujtojmë që para disa ditëve Serbia dhe Rusia kanë mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake me emrin “Mburoja sllave 2019”./Periskopi/

Eksperti i sigurisë: Luftërat ushtarake me Serbinë kanë përfunduar, por jo edhe ato speciale

Periskopi.com Lajme

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka bërë thirrje për kujdes pas dyshimeve për sulme me helme nga Serbia.

Islami në “Dossier D”  thotë se me të dëgjuar lajmin se disa persona nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk ishin ndjerë mirë gjatë hapjes së zarfeve i ka shkuar në mendje sulmet me eksplozive në zarfe apo me materie të tjera kimike që janë bërë në vende të ndryshme të botës.

Ai thotë se i është kujtuar edhe helmimi masiv që u është bërë nxënësve shqiptar në Kosovë nga shërbimet sekrete serbe në vitet e ’90-ta, përcjell Telegrafi.

Eksperti i sigurisë ka thënë se është mirë të priten rezultatet nga ekspertët vendorë e ndërkombëtarë por sipas tij ky është një test i mirë për organet e sigurisë në Kosovë.

Islami ka thënë se luftërat ushtarake kanë përfunduar me Serbinë por sipas tij jo edhe ato speciale.

“Serbia do të provojë metoda të ndryshme për ta destabilizuar Kosovën në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos ndihen të sigurt”.

Eksperti i sigurisë thotë se personat e zgjedhur në zgjedhje e që ende nuk kanë siguri të plotë deri në konsolidimin e institucioneve, duhet të kenë kujdes të shtuar nga ndonjë sulm i mundshëm edhe të këtij lloji pra me letra apo diçka ngjashëm.

 

Aksioni në Veri – Njohësit e sigurisë flasin për Periskopin

Periskopi.com Lajme

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur  19  persona të arrestuar dhe pesë zyrtar policorë të lëndurar, ndër ta edhe 6 qytetar. Gjatë këtij aksioni, i cili kishte filluar të hetohet një vit më parë, u konfiksuan armë e para. Operacioni i policisë ngjalli reagime të shumta në vend, por edhe jashtë vendit, reagime kishte nga Serbia dhe Bashkimi Evropian – shkruan Periskopi.

E ndërsa, njohësit e sigurisë kanë mendime të ndryshme se si duhet të vepruar pas këtij aksioni.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bëjnë thirrje që deklarimet e institucioneve të jenë të kujdesshme, raporton Periskopi.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë rrëziku për destabilizimin e situatës së sigurisë nuk ka të bëjë me intervenimin e policisë, por me vendin se ku ka ndodhur aksioni dhe se veprime rivanshuese mund të ekzistojnë.

“Kështu që në esencë rreziku për destabilizimin e situatës së sigurisë pas këtyre aksioneve nuk ka te bëjë aq me intervenimin e Policisë së Kosovës atje. Kjo më tepër ka të bëjë me faktin se rajonin ku kanë ndodhur aksioni, pjesë përbërëse të aktiviteve kriminale janë edhe eksonent me ndikim edhe në rrafshin politik atje”, tha Vranjolli për Periskopi.

“Madje, në shumë raste këta eksonent janë përflitur se kanë lidhshmëri të drejtpërdrejtë me Beogradin zyrtar dhe kanë shërby si marionetë për të mbajtur të ngrirë konfliktin në këtë pjesë të Kosovës. Andaj rreziku që këta eksonent të aktivizohen dhe të synojnë që të ndërmarrin veprime rivanshuese gjithsesi ekziston”, u shpreh Vrajolli.

Ai gjithashtu ka apeluar që institucionet të kenë kujdes në deklarimet e tyre dhe të jenë të matura.

“Ajo çfarë duhet të kemi kujdes është se institucionet e vendit duhet të jenë tejet të matura me deklaratat e tyre. Aksionet e këtilla si ky i sotmi asesi nuk duhet të prezantohet si aksion gjoja ‘më patrotik’ se sa cilido aksion tjetër që ka ndodhur në Kosovë, e që kanë pasur qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit në vend”, tha ai.

Ndër të tjera Vranjolli tha se aksionet të tilla duhet të vazhdojnë në tërë Kosovën.

“Andaj, aksione të permasave të tilla duhet të vazhdojnë edhe në pjesët e tjera të vendit e jo ato te vihen nën hije të aksioneve si ky i sotit”, tha ai për Periskopin.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të tjera.

“Mendoj se në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të mëtutjeshme, përshkak se për ruajtjen e sigurisë tokësore dhe ajrore të territorit të Kosovës është i autorizuar KFOR’i dhe kësisoj Policia e Kosovës po e kryen punën e vetë në përputhshmëri të plotë më ligjin”, tha Islami.

Sipas tij, Serbia po tenton para BE’së ta paraqes veriun si pjesë të ‘okopuar’ e që në fakt është territor i Kosovës.

“Kinse aksioni i tillë është ndërmarrë t’i frikësoj serbët në veri është tendencë e Serbisë që ta paraqet para BE’së veriun si pjesë të ‘okupuar’  e që është territor i Kosovës dhe kinse atje  po mirren masa për t’i frikësuar qytetarët”,  u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai tha se ky aksion u dashtë të ndërmirret më herët sepse në veri funksionon ligji i xhunglës.

“Operacioni policorë është aksion i cili u dashtë të ndërmirret më parë, kur dihet se krimi i organizuar në Kosovë po lulëzon, pavarësisht tendencave të institucioneve të sigurisë, dihet që në Veri të Kosovës atje funksionon ligji i xhunglës, ata e kanë ba vet ligjin dhe atje nuk ka funksionu as ligji i Kosovës as i Serbisë. Me vet faktin që në veri arrestohen njerëz të strukturave paralele serbe me uniforma të Kosovës tregon se atje është dashtë kaherë të mirret aksion policorë, mendoj se aksioni i Policisë së Kosovës është aksion i drejtë dhe duhet të vazhdoj më tutje dhe nuk ka asgjë të keqe”, tha Islami për Periskopin.

Kujtojmë, se aksioni i Policisë së Kosovës filloi në orët e hershme të mengjesit dhe hasi në një rezistencë nga strukturat kriminale në veri, duke i bllokuar rrugët dhe penguar këtë aksion./PERISKOPI/

 

Njohësi i sigurisë për aksionin në Veri: Nuk do të ketë implikime tjera nga ky aksion

Periskopi.com Lajme

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur dhjetëra persona të arrestuar dhe katër policë të lëndurar – shkruan Periskopi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime tjera.

“Mendoj se në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të mëtutjeshme, përshkak se për ruajtjen e sigurisë tokësore dhe ajrore të territorit të Kosovës është i autorizuar KFOR’i dhe kësisoj Policia e Kosovës po e kryen punën e vetë në përputhshmëri të plotë më ligjin”, tha Islami.

Sipas tij, Serbia po tenton para BE’së ta paraqes veriun si pjesë të ‘okopuar’ e që në fakt është territor i Kosovës.

“Kinse aksioni i tillë është ndërmarrë t’i frikësoj serbët në veri është tendencë e Serbisë që ta paraqet para BE’së veriun si pjesë të ‘okupuar’  e që është territor i Kosovës dhe kinse atje  po mirren masa për t’i frikësuar qytetarët”,  u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai tha se ky aksion u dashtë të ndërmirret më herët sepse në veri funksionon ligji i xhunglës.

“Operacioni policorë është aksion i cili u dashtë të ndërmirret më parë, kur dihet se krimi i organizuar në Kosovë po lulëzon, pavarësisht tendencave të institucioneve të sigurisë, dihet që në Veri të Kosovës atje funksionon ligji i xhunglës, ata e kanë ba vet ligjin dhe atje nuk ka funksionu as ligji i Kosovës as i Serbisë. Me vet faktin që në veri arrestohen njerëz të strukturave paralele serbe me uniforma të Kosovës tregon se atje është dashtë kaherë të mirret aksion policorë, mendoj se aksioni i Policisë së Kosovës është aksion i drejtë dhe duhet të vazhdoj më tutje dhe nuk ka asgjë të keqe”, tha Islami për Periskopin.