Avramopoulos i shkruan Hoxhajt për liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos i ka shkruar letër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj ku njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, duke konfirmuar që tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë.

Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij drejtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj.

Në fund, Avramopoulos ka siguruar Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës.

Mësohet ora e saktë e lajmit për liberalizim të vizave

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në orën 16:30 do të mbajë një konferencë për media.

Sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, Avramopoulos pritet të japë lajmin e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Klan Kosova ka raportuar se paraprakisht pritet që zyrtarë të BE-së t’i njoftojnë liderët e shtetit, që ndodhen në Bruksel, se komisioni do të bëjë një rekomandim pozitiv për vizat.

Kjo nënkupton që pas pak muajve, qytetarët e shtetit më të ri në Evropë, do të lëvizin lirshëm nëpër zonën Schengen.