Bechtel-Enka kontraktohet të ndërtojë 112 km autostradë në Serbi

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për zgjedhjen e një partneri strategjik me qëllim të zbatimit të projektit të ndërtimit të autostradës E-761.

Fjala është për pjesën Pojate-Preljina, e njohur si Korridori i Moravës.

Sipas televizionit publik serb, bazuar në ftesën publike për një partner strategjik, konsorciumi i përzgjedhur Behtel-Enka do të ndërtojë Korridorin e Moravës me një gjatësi prej 112 kilometrash.

Kjo do të lidhë Korridorin 10 dhe autostradën “Milos Veliki”, dhe qytetet Cacak, Kraljeve, Vrnjacka Banja, Trstenik, Krusevc, Stalac dhe Cicevac, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Përveç ndërtimit të autostradës, projekti do të përfshijë rregullimin e Moravës Perëndimore dhe degëve të tij, si dhe ndërtimin e infrastrukturës telekomunikuese.

Ofertuesi i vëtëm në tenderin për për partnerin strategjik për ndërtimin e korridorit të Moravës ishte konsorciumi Behtel-Enka.

Bechtel-ENKA ka realizuar një numër projektesh të mëdha infrastrukturore në rajonin e Ballkanit, përfshirë autostradat në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Turqi dhe Rumani.

BE kanë përfunduar më shumë se 28.150 kilometra autostradë dhe rrugë, 100 tunele me një gjatësi prej 355 kilometrash, dhe 26 ura të mëdha.