Kadri Veseli flet për herë të parë për bisedën me Adem Jasharin

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli ka treguar për herë të parë një ngjarje interesante nga lufta, kur ka qenë në Tiranë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

Veseli ka thënë se nga viti 1992 ai dhe Adem Jashari kanë qenë bashkë në Tiranë dhe ka treguar një bashkëbisedim të tyre në banesën e tij.

Ai ka thënë në një intervistë për emisionin “N’Konak”, transmetuar në RTV Dukagjini se Adem Jashari ka qenë i shqetësuar në kohën kur kanë qenë në Tiranë, pasi që ai i kishte lënë fëmijët dhe familjen në Prekazë dhe nuk e ka ditur se a do ta sulmojë Serbia shtëpinë, apo çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

“Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, se për neve nuk ka problem edhe me shku”, ka cituar Veseli, fjalët e Adem Jasharit.

Tutje ai ka thënë se Komandanti legjendar i UÇK-së ka qenë burrë dhe nuk ka qenë frikacakë, ashtu siç ka qenë burrë ju ka shkuar edhe gjërave deri në fund.