Vaksina është në dispozicion në Britani të Madhe nga e marta

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe do të jetë vendi i parë qytetarët e të cilit do të marrin vaksinën antiCOVID-19 dhe dozat e para do të jenë në dispozicion nga e marta, së pari në spitale dhe më pas në institucione të tjera shëndetësore.

Vaksina së pari do të merret nga njerëz më të vjetër se 80-vjeç, punonjës shëndetësorë, kujdestarë dhe shtëpia e të moshuarve, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Britania miratoi vaksinën Pfizer/Biontech si urgjente të mërkurën e kaluar. Janë porositur rreth 40 milionë doza dhe meqenëse të gjithëve u duhen dy, vlerësohet se 20 nga 67 milionë banorë do të vaksinohen, raporton Reuters.

Rreth 800,000 doza do të jenë në dispozicion në javën e parë dhe vaksinat kanë mbërritur tashmë nga Belgjika dhe janë ruajtur në vende të sigurta ku kontrollohet cilësia e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe.

​Britania e Madhe ndryshon ngjyrën e pasaportave pas largimit nga Brexit

Periskopi.com Lajme

Pas tri dekadash pasaportat blu do të lëshohen për herë të parë në Britaninë e Madhe si shenjë e largimit nga Bashkimi Evropian. Ky njoftim është bërë nga Qeveria.

Pasaportat blu do t’i zëvendësojnë gjatë muajit mars ato ngjyrë vishnje që janë të vendosura nga vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 1988.

Sekretari i shtëpisë, Priti Patel, e mirëpriti ndryshimin e këtyre pasaportave në blu por fushatat pro-evropiane dhe politikanët nacionalistë në Irlandën Veriore parashikuan që pasaportat e reja do të rezultojnë që britanikët me këto pasaporta do të hyjnë vetëm në korsenë e ngadaltë në aeroportet dhe portet në të gjithë BE-në.

Zyra e brendshme ka thënë se pasaportat blu janë pasaportat me ngjyrën më të mbylltë të krijuara ndonjëherë, po ashtu edhe pasaporta më e avancuar teknologjikisht.

Këto pasaporta do kenë shumë risi siç janë teknikat më tà « fundit dhe më të sigurta të shtypjes dhe dizajnit dhe do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër vjedhjeve të identitetit dhe të mashtrimit.

Patel tha se lënia e Bashkimit Evropian iu ka dhënë një mundësi unike për të rivendosur identitetin e tyre kombëtar dhe të krijojnë një rrugë të re në botë.

“Duke u rikthyer në modelin ikonik blu dhe ari, pasaporta britanike do të gërshetohet edhe një herë me identitetin tonë kombëtar”, tha ai.

Përkrahësit e Brexit-it u deklaruan shumë mirënjohës për këtë ndryshim të pasaportave, pasi që sipas tyre pasaportat ngjyrë vishnje asnjëherë nuk janë definuar si shtetasë britanez dhe se pasaportat e reja do t’i mbajnë me shumë krenari.

​Raste të reja të koronavirusit në Britaninë e Madhe dhe Spanjë

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe ka konfirmuar sot të katërtin, dhe Spanja rastin e dytë me koronavirus, ndërkohë që autoritetet evropiane kërkojnë të frenojnë përhapjen e virusit duke gjetur njerëz që ishin në kontakt me të infektuarit.

Të dy individët konfirmuan se ishin infektuar me virus gjatë udhëtimit në Francë, thanë zyrtarët britanikë dhe spanjollë.

Autoritetet shëndetësore në Francë u përqendruan në një vendpushim skish në Alpe, ku pesë shtetas britanikë, përfshirë një fëmijë nëntë vjeç, u infektuan me virusin e ri. Mjekët testojnë qindra fëmijë dhe familjet e tyre në vendpushimin Contamines-Montjoie, në afërsi të pikës më të lartë në Evropë, Mont Blanc.

Ministrja e Shëndetësisë së Francës Agnes Buzyn vizitoi sot vendin turistik dhe siguroi vendasit dhe turistët se ata mund të “jetonin normalisht” pasi ekzistonte “shumë pak rrezik” për t’u infektuar.

Sidoqoftë, fakti që një britanik që u infektua gjatë një udhëtimi pune në Singapor mund të infektonte njerëz të tjerë në Alpet franceze pas disa ditësh, tregoi mundësinë e epidemisë për t’u përhapur më tej, transmeton KosovaPress.

Autoritetet në rajonin italian të Toskanës po përpiqen të rindërtojnë lëvizjen e një çifti tajvanez që kaluan katër ditë në një hotel në Firence. Çifti fluturoi në Hong Kong më 1 shkurt dhe më pas në Tajvan, konfirmuar më vonë se ishin prekur me koronavirus.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri më tash janë regjistruar 813 të vdekur nga koronavirusi dhe mbi 37 mijë të infektuar të tjerë në gjithsej 28 shtete të botës që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar.

Britania sot zyrtarisht largohet nga BE-ja

Periskopi.com Lajme

Për britanikët që dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Europian sot është një ditë gëzimi. Ndërsa për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në bllok është një ditë zhgënjimi.

Pas dy palë zgjedhjeve, tre kryeministrave dhe tre vjetëve me përballje politike që kanë ndarë opinionin në Britaninë e Madhe në mes, sot i ka ardhur dita Brexitit, shkruan Euronews.

Mirëpo 31 janari i vitit 2020 është vetëm fillimi i këtij procesi dhe jo fundi. Nga sot e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do të duhet t’i negociojnë detajet e largimit nga blloku.

Marrëveshjet tregtare do të jenë përcaktuese në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u ka thënë eurodeputetëve më 28 janar – kur u aprovua marrëveshja e tërheqjes së Britanisë në Bruksel – BE do të kërkojë të negociojë një marrëveshje ku përfitojnë shtetet anëtare, kompanitë dhe qytetarët e BE-së.

 

“The Sun”: Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë trafikohen në bashkëpunim me prindërit e tyre

Periskopi.com Lajme

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një artikull së fundmi ku i jep zë fenomenit të trafikimit të të rinjve shqiptarë në Britani dhe futjes së tyre në rrjetet mafioze të drogës.

Media prestigjioze sjell dëshmitë e disa të rinjve shqiptarë që kanë hyrë ishull në mënyrë ilegale dhe janë bërë pjesë e grupeve të rrezikshme që operojnë në vend.

I detyruar nga një baba i dhunshëm të lypë në rrugë që në moshën 11 vjeçare, i trafikuar në Britani nga një grup shqiptarësh në moshën për të duruar punë skllavëruese. Jeta e shkurtër e Samet Matës është shumë traumatizuese nga sa shumë njerëz mund të imagjinojnë. Tashmë në moshën 18 vjeçare, ai po përballet me vendimin e autoriteteve për t’u deportuar në Shqipëri.

Sameti mbërriti në Bristol 3 vjet më parë, i fshehur në një kamion për të punuar në një nga industritë skllavëruese të ditëve moderne. Fati i tij ndryshoi kur ja doli të arratisej nga personat që e trafikuan dhe aktualisht ndodhet në një vend të sigurt, pranë një familje birësuese.

Por jo të gjithë shqiptarët e rinj që mbërrijnë në Britani janë po kaq me fat. Një numër i pacaktuar prej tyre bien në “kthetrat” e jetës së krimit.

Endrit Vishaj hyri në Britani ilegalisht në moshën 16 vjeçare në Britani, i fshehur në një kamion që e çoi në Midland. Tashmë ai po vuan një dënim prej 4 vitesh e 4 muajsh në burg për trafikim të kokainës. Vishaj u ndalua në një parkim makinash duke drejtuar një BMË, brenda së cilës policia gjeti 2 kg kokainë të pastër me vlerë 200 mijë paund dhe 55 mijë paund cash.

E njëjta gjë ka ndodhur me 20 vjeçarin Klevis Drazhi, i cili u kap me 11 doza kokainë në Londër dhe u dënua me 18 muaj burg. Ai deklaroi para gjykatës se u detyrua nga një anëtar i mafias shqiptare të shiste drogë pasi kishte hyrë ilegalisht në Britani.

22 vjeçari Alfred Hamzaj u dënua me 8 muaj burg pasi u kap me 4 kg kanabis sativa në Deësbury të Ëest Yorkshire. Ai rrëfehet se i hyri rrugës së krimit pasi humbi punën e tij në një lavazh makinash për shkak të statusit të tij si emigrant ilegal.

Një numër i madh të rinjsh shqiptar, si këta që përmendëm më lart, po trafikohen çdo ditë në Britaninë e Madhe me premtimin se do të fitojnë mijëra paund nga shitja e lëndëve narkotike për grupe të caktuara.

“The Sun” shkruan se një numër shokues prindërish në Shqipëri po përpiqen që fëmijët e tyre adoleshent të trafikohen në Britani që t’iu bashkohen bandave të krimit të organizuar që kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës.

Të dhëna nga Gjykatat tregojnë për një numër të madh të rinjsh shqiptarë që janë vënë nën akuzë në qytete të ndryshme të Britanisë pasi janë kapur me sasi të mëdha droge që arrijnë deri në 200 mijë paund.

Sipas Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, Shqipëria është një vend me një linjë të konsoliduar të trafikimit të qenieve njerëzore në Britaninë e Madhe. 947 raste janë referuar në vetëm në vitin 2018, një rritje kjo me 50% që nga viti 2015, transmeton Koha e Jonë.

Specialisti ndërkombëtar për zbatimin e ligjit, Steve Harvey tregon se pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë trafikohen në bashkëpunim me prindërit e tyre dhe me premtimin për fitime të mëdha nga ana e trafikantëve. Në disa raste anëtarët e familjes janë përgjegjës direkt për rekrutimin dhe shfrytëzimin e tyre. Disa fshihen në kamionë, ndërsa të tjerë sigurojnë pasaporta falje dhe hyjnë në ishull me makinë ose tragete.

Burime policore kanë paralajmëruar se shqiptarët që hyjnë në masë ilegalisht kanë siguruar një forcë pune të gatshme për grupet kriminale. Të njohur si “Mafia Shqiptare”, grupet punojnë në bazë të kodeve tradicionale të “Besës” dhe Kanunit.

Në vitet e fundit në Britani janë arrestuar dhe burgosur disa krerë të grupeve kriminale që trafikojnë drogë. Shqiptarët tashmë përbëjnë numrin e dytë të të huajve në burgje me 760 persona pas hekurave, 433 prej të cilëve janë dënuar për akuza të lidhura me drogën, duke u renditur kështu pas polakëve.

Grupe të fortësh, shpesh herë të armatosur, promovojnë stilin e tyre të jetesës te të rinjtë në Shqipëri.

Mes tyre është dhe “Hellbanianz”, një grup rruge i djemve shqiptar që operon në jug të Londrës. Ata përdorin rrjetet sociale për të tërhequr rekutë të rinj, dërgojnë mesazh ku mburren me sukseset e tyre me para, makina, cigare, femra dhe bizhuteri.

Çdo javë gangsterë shqiptare mbushin faqet e para të gazetave pasi janë kapur duke shitur drogë apo trafikuar sasi të mëdha kokaine, direkt nga Europa. Kokaina tashmë ka arritur çmimin më të ulët nga viti 1990 dhe cilësinë më të lartë prej një dekade.

Mijëra shqiptarë hynë në Britani në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ku shumë prej tyre deklaronin se ishin kosovarë. Disa prej tyre filluan punë në dyqanet e seksit në Londër për t’u forcuar më tej duke kaluar tek trafikimi i njerëzve, armëve dhe drogës në ishull. Ata gjithashtu kanë nisur të trafikojnë dhe kanabis, të cilin e prodhojnë vetë dhe ku punojnë dhjetëra të rinj si skllevër. Tashmë kanë penetruar në tregun 5 miliardë dollarësh të kokainë në Britani, duke e krijuar lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine.

Disa familje shqiptare i dërgojnë fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera dhe për arsye të mira. Ata duan t’iu japin atyre mundësinë e një edukimi të mirë dhe një të ardhme.

Por kjo ka krijuar një treg fitimprurëse për bandat e kontrabandës, të cilët iu marrin familjeve deri në 15,000 paund për të kaluar fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Një shqiptar 23-vjeçar pagoi 5,000 euro për t’u kontrabanduar në Britani të Madhe, ku ai dëshironte të studionte dhe të gjente një vend pune. Në pamundësi për të mbijetuar financiarisht, ai filloi të shiste kanabis dhe sasi të vogla kokainë për një bandë, por u kap dhe u deportua përsëri në Shqipëri.

Tani me një rekord kriminal dhe kufizime në të drejtën e tij për të udhëtuar, e ardhmja duket e zymtë.

 

Pas Amerikës dhe BE-së edhe Britania bën thirrje për formimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka mbështetur deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ku kërkohet krijimi i qeverisë së re dhe vazhdimi i reformave dhe dialogut.

“Ne mbështesim deklaratën e Shefit të Zyrës së BE / Përfaqësuesit Special të BE-së, EULEX-it dhe Shefave të Misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, në deklaratën të cilën e ka mbështetur edhe Ambasada amerikane thuhet se nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara procese e reformave dhe dialogut me Serbinë, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit.

Ky është gangsteri shqiptari që u bë milioner me drogë në Britani

Periskopi.com Lajme

Fatos Meta, një trafikant droge që bri milionat në mënyrë të jashtëligjshme, është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe.

Udhëheqësi i një bande kanabisi në shkallë të gjerë është urdhëruar të paguajë më pak se një të dhjetën e 1.7 milion paund që ai bëri nga shitja e drogës.

Fatos Meta e përdori biznesin e tij të ndërtimit si një fasadë për një organizatë të krimit të organizuar që transportoi dy të tretat e një ton kanabisi në Devon, Cornwall dhe Somerset. Ai rekrutoi punonjës nga biznesi i tij dhe të tjerë, mes tyre dhe një student, për të transferuar drogën në Devon, në tre pika të shpërndarjes.  Siç shkruajnë mediat britanike, Meta me origjinë shqiptare bëri më shumë se 1,7 milion nga biznesi, por pas një hetimi dy vjeçar në bazë të Ligjit të të Ardhurave të Krimit arriti të gjurmonte asete me vlerë 148,237 paund.

Meta do të detyrohet të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompanin e tij të ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit.

Bashkëshortja, e cila jeton në Shqipëri së bashku me fëmijët, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurisë, por një  pretendim i tillë u refuzua nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.  47-vjeçari duhet të kthejë paratë në tre muaj ose të vuajë 15 muaj më shumë në burg se dënimi me 5 vite. Meta pranoi tre akuza në lidhje me furnizimin e kanabisit.

Hashim Thaçi e uron Boris Johnsonin për fitoren e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi e ka uruar Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për fitoren në zgjedhjet e atjeshme.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka shkruar se e mirëpret vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës, si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Urimet më të sinqerta kryeministrit Johnson për fitoren në zgjedhjet në Britani të Madhe. E mirëpres vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Britanikët votojnë sot për zgjedhjet e përgjitshme

Periskopi.com Lajme

Qytetarët britanikë sot u janë drejtuar kutive te votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Ata po votojnë për herë të tretë brenda më pak se pesë vjetësh.

Gara elektorale zhvillohet në mes dy liderëve kundërthënës nga dy partitë kryesore, atij të laburistëve Jeremy Corbyn dhe atij konservator Boris Johnson, përcjell Periskopi.

Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i, ku konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja. Ndërsa laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.

Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë.

 

PE voton Komisionin e ri pa Britaninë e Madhe javën e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Parlamenti Evropian do të votojë për ekipin më të lartë të Ursula von der Leyen të mërkurën e ardhshme, duke i hapur rrugën Komisionit të ri të fillojë punën më 1 dhjetor, tha sot presidenti i Parlamentit David Sassoli.

Ai tha se votimi në një seancë plenare në Strasburg do të vijë pasi Këshilli të mbështesë një Kolegj të Komisionarëve me 27 anëtarë, pasi Britania e Madhe ka refuzuar të bëjë një emërim përpara zgjedhjeve parlamentare më 12 dhjetor.

“Sot, ne kemi vendosur që do të kemi një votim për kolegjin,” tha Sassoli pas një mbledhjeje të Konferencës së Presidentëve të asamblesë (drejtuesit e grupeve politike). “Nëse votimi është pozitiv, më 1 dhjetor Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të fillojë punën.”

Sassoli tha që Këshilli do të japë një deklaratë “për formimin e 27 komisionarëve”, pavarësisht se çfarë ndodh të premten, kur  Britanisë së Madhe i është kërkuar të përgjigjet për një procedurë shkeljeje të nisur mbi refuzimin e Londrës për të emëruar një kandidat për komisionar, transmeton KosovaPress.

“Në qoftë se nuk ka fakte të reja, do të ketë një deklaratë nga Këshilli për formimin e 27 komisionarëve … Kjo për ne është e mjaftueshme duke pasur parasysh dialogun dhe përgjigjet që na janë dhënë nga britanikët autoritetet,” tha Sassoli.

Procesi i konfirmimit, i cili filloi në shtator, ishte më i ashpër nga sa do të shpresonte Von der Leyen, me eurodeputetët që refuzuan kandidatët nga Franca, Rumania dhe Hungaria. Zëvendësimet e tyre tani janë dhënë të gjitha miratimet parlamentare.

Por Sassoli mbrojti vendimet e eurodeputetëve, duke thënë se asambleja e mori procesin e konfirmimit “shumë seriozisht” dhe është “me të vërtetë në qendër të procesit të vendimmarrjes evropiane”.

Sassoli dhe drejtuesit e grupit sot u takuan gjithashtu me tre nënkryetarët e caktuar ekzekutivë të Komisionit, Margrethe Vestager, Frans Timmermans dhe Valdis Dombrovskis.

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit, manifestimi i hershëm i Luftës së Ftohtë

Periskopi.com Lajme

Britania dhe Shqipëria më 29 tetor 1996 ranë dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.

Incidenti në Korfuz i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që ndodhën në vitin 1946, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni të paramenduar ushtarak dhe me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.

Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së Ftohtë.

Versioni shqiptar

Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrenë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.

Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.

Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan

Versioni anglez

Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).

Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej t’i paguante 844.000 dollarë Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t’u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare.

E tmerrshme: Mafiozët shqiptarë përqeshen në Britani për këto veprime

Periskopi.com Lajme

The Sun ka bërë një artikull për shqiptarët e arrestuar në Britani, si anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz. Në të shkruhet se ata po tallen me drejtësinë vendase, duke bërë postime në mediet sociale, teksa ndodhen në burg.

“Kriminelët e lidhur me bandën famëkeqe Hellbanianz po publikojnë fotografi në Instagram duke qeshur nga qelitë e tyre”,  shkruan The Sun.

Ndërkohë, rrjetet kriminale shqiptare besohet se janë shumë aktive dhe se vjedhjet e dhunshme kanë pësuar rritje në jug-lindje të vendit.

Daily Telegraph raporton se fotot u shfaqën në llogaritë private në Instagram të Fabion Kuçit dhe Azem Dajçit, aktualisht duke kryer dënimin për vjedhje të rëndë në  Scrubs Wormwood.

Në tjetër shqiptar, me emrin Agron Demarku shfaqet mbi shpatullat e një të burgosuri tjetër.

Demarku, drejtuesi i një bande kriminale është dënuar me 63 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni.

Autoritetet thonë se policia ndodhet në gatishmëri në Kent dhe Surrey për arrestimin e kriminelëve shqiptarë, të cilët po bëjnë grabitje të dhunshme në të gjithë jug-lindjen, ku paratë dhe argjendi i vjedhur po kontrabandohen përsëri në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë tha se telefonat celularë iu janë sekuestruar të arrestuarve dhe se llogaritë e medieve sociale i janë bllokuar.

The Sun raportoi më parë sesi bandat shqiptare kontrabandonin dërgesa të mëdha kokaine direkt nga Evropa, duke ndryshuar fytyrën e tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh.

Midis tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin se ishin kosovarë,  në atë që prej asaj kohe është përshkruar si “rasti më i madh i ndërrimit të kombësisë” në historinë e fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Prostitucioni

Fillimisht ata ishin një bandë e vogël, veteranë të luftës dhe të etur për para.

Shumë shqiptarë, nisën të punonin si truprojë në bordellot e Londrës, që atë kohë mbizotërohej nga mafia malteze. Puna në këtë sektor, bëri që ata të marrin në dorë frenat e “tregut” të prostitucionit në Londër.

Trump: Është e vështirë të arrihet marrëveshje me BE, pyesni Theresa May

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë udhëheqësit britanik Boris Johnson se ai ‘bashkëndihet’ me përpjekjet e tija për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian do të jetë i pa kompromis dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje.

Duke folur në fund të samitit të G7 në Francë, Trump e lavdëroi hapur Johnson, i cili mori pushtetin muajin e kaluar, dhe tha se duhej të përpiqej të bënte diçka me Brexit, një detyrë që paraardhësja e tij Theresa May nuk kishte arritur të bënte.

Përkatësisht, ajo nuk arriti të arrijë një marrëveshje përmes Parlamentit tre herë dhe më pas u tërhoq nga pushteti dhe partia e saj.

Trump vuri në dukje se nuk do të ishte e lehtë dhe se “është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE”.

“Thjesht pyesni Teresa May”, u shpreh ai.

10 % e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Shqiptarët janë tanimë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve, ku një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Gangsterët nga Shqipëria, ky shtet i Ballkanit Perëndimor, ia kanë kaluar edhe polakëve apo rumunëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani – njoftoi Ministria e Drejtësisë në Londër, shkruan Koha Ditore.

Numri i tyre në 10 vjetët e fundit është rritur pesëfish, ku 10% e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Policia angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina. Numri i shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë në Britani thekson se “shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet britanike, në vend të dytë janë polakët, pastaj rumunët, irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka”.

​​Kosova mposhtet nga Britania e Madhe

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur sonte Britania e Madhe, në garat kualifikuese të FIBA–s “Eurobasket 2021”.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë dhe ka përfunduar me rezultat 63 me 71, në të mirë të Britanisë.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës në garat kualifikuese evropiane, ndërsa ishte fitorja e parë e Britanisë.

Më 14 gusht Kosova e pret në “Minatori” Luksemburgun, nga i cili është mposhtur në takimin e parë, raporton KosovaPress.

Mbyllet pjesa e parë me një pikë diferencë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës e Britanisë së Madhe.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë më mirë në çerekun e dytë, duke e ngushtuar epërsinë e britanikëve, transmeton Periskopi.

“Dardanët” nga disavantazhi 10:15 në çerekun e parë, e kanë ngushtuar epërsinë e Britanisë së Madhe në vetëm një pikë.

Çereku i dytë i ndeshjes përfundoi me rezultat 27:28.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën parakualifikuese të “EuroBasket 2021”. /Periskopi.com/

Këtu mund ta shikoni direkt ndeshjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Periskopi.com Sporti

Kosova po zhvillon ndeshje parakualifikuese për në “EuroBasket 2021” kundër Britanisë së Madhe sonte.

Vetëm fitorja në këtë takim do t’i kryente punë “Dardanëve”, në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Në takimin e parë, “Dardanët” ishin mposhtur me tetë pikë disavantazh, 80-88 nga Luksemburgu.

Kujtojmë se ndeshje kundër Britanisë së Madhe po zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës. /Periskopi.com/

Britania e Madhe largohet nga BE-ja me 31 tetor

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht çfarë, tha zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Zëdhënësi gjithashtu tha që Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të kërkuar një marrëveshje daljeje me kolegët në Bashkimin Evropian, dhe se qeveria shpresonte që blloku të ndryshojë qëndrimin e tij në të ashtuquajturën prapavijë irlandeze.

“Britania do të largohet nga BE në 31 tetor pavarësisht nga pasojat. Nuk ka ‘nëse’ ose ‘pse’. Ne duhet të rivendosim besimin në demokracinë tonë dhe të përmbushim premtimet e bëra për qytetarët. Politikanët nuk mund të zgjedhin që votat e kujt do të respektohen. Ata janë zotuar të respektojnë rezultatet e referendumit dhe ne duhet ta bëjmë atë, “tha një zëdhënës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva tha se KE ishte e hapur për bisedime me kryeministrin Johnson, në mënyrë që të shmangte një Brexit të rëndë që mund të shkaktojë një rënie të madhe ekonomike.

Megjithatë, ajo tha, një marrëveshje britanike-BE mbi Brexit tashmë është arritur.

“Por ne jemi të hapur për të diskutuar deklaratën politike,” tha Andreeva.

Thyhet rekordi historik i nxehtësisë në Britani të Madhe

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe theu rekordin e saj të nxehtësisë javën e kaluar me 38,7 gradë Celsius të regjistruar të enjten në Kopshtin Botanik të Kembrixhit, njoftoi sot shërbimi kombëtar meteorologjik, “Met Office”.

“Matja në Kopshtin Botanik të Kembrixhit është kontrolluar dhe përbën zyrtarisht temperaturën më të lartë të regjistruar në Britaninë e Madhe”, deklaroi “Met Office” në një komunikatë.

Ajo kalon në fakt rekordin e mëparshëm të 38,5 gradë Celsius që ishte regjistruar në Faversham, Kent, në gusht të vitit 2003.

“Britania e Madhe i bashkohet Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës duke thyer rekorde kombëtare të temperaturës”, theksoi “Met Office”.

“Klima e Britanisë së Madhe është ngrohur që prej mesit të shekullit XX”, njoftoi Mark McCarthy, i qendrës kombëtare të informacionit mbi klimën, që varet nga “Met Office”, transmeton ATSH.

“Ndryshimi klimatik ka rritur mundësinë dhe rrezikshmërinë e valëve të të nxehtit në Evropë, duke rritur rreziqet për temperatura prej 40 gradë Celsius në Britani të Madhe”, theksoi ai.

Parisi, Londra dhe Berlini kërkojnë siguri detare në zonën e Gjirit

Periskopi.com Lajme

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania po punojnë për një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në zonën e gjirit, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, pas kapjes nga ana e Iranit të një naftëmbajtëseje britanike në ngushticën e Ormuzit.

“Ne do të angazhojmë në këtë çast një iniciativë evropiane bashkë me britanikët dhe gjermanët për të mundësuar që të ketë një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në Gji”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare.

Ai bëri thirrje që të mendohet për një mënyrë diplomatike të sigurimit të përbashkët të zonës së Gjirit.