Lajm i mirë për studentët, rritet vlera e bursave

Periskopi.com Lajme

Pas kërkesës së Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për rritjen e vlerës se Bursave për studentë, bursa është rritur në vlerë 50€ nga 600€ sa ka qenë është rritur 650€.

Tashmë edhe UP ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2018-2019, ku tregohen edhe kushtet që duhet plotësuar.

Derisa afati i aplikimit zgjat 15 ditë, duke filluar nga sot (15 nëntor) deri më 10.12.2019, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, pas këtij vendimi të UP-së, Parlamenti Studentor ka premtuar që do të vazhdojnë punën në përmirësimin e kushteve për të gjithë studentët.

 

Bekim Haxhiu, deputeti që ndan çdo vit bursa për studentë nga buxheti personal

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, për mandate me radhë ka treguar angazhim maksimal në fusha të ndryshme të jetës politike dhe shoqërore.

Përveç angazhimeve madhore në fusha të ndryshme tashmë janë bërë disa vite me radhë që Haxhiu ndan bursa për studentët nga buxheti personal.

Një praktikë të tillë Haxhiu e kishte filluar vite më parë por e kishte vazhduar në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me 10 bursa për studentët si shenj shënimi dhe nderimi për 10 vjetor.

Por Haxhiu nuk është ndalur me kaq, sepse praktikën e tillë vazhdon ta ndjek secilin vit me radhë, duke e bërë atë përveç një politikan aktiv në fushat më interesin qytetar edhe një humanist dhe mbështetës të madh të rinisë në rrugën e formimit intelektual.

Kujtojmë që Haxhiu këto zgjedhje garon për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike dhe mban numrin 109, numër ky shumë karakteristik dhe që e mban disa palë zgjedhje me radhë duke qenë njëri nga më të votuarit.

Fondi amerikan ndan 1 milionë dollarë për 28 bursa për gratë kosovare

Periskopi.com Lajme

Qëllimi i programit është të rrisë numrin e eksperteve kosovare në fusha prioritare për ekonominë kosovare siq janë teknologjia e turbinave të ajrit, menaxhimi i termnocentraleve, rryma e ripërtërishme, eficenca energjetike dhe të tjera.

Sot në prani të Kongresmenit amerikan Eliot Engel, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) në një ceremoni të veçantë, ndau 28 bursa shkollimi nga programi i bursave “Gratë në Energji”.

Ky program i dedikohet grave kosovare të interesuara në studime që ndërlidhen me sektorin e energjisë. Bursat e ndara për 28 gratë studente arrijnë vlerën e mbi 1 milionë dollarë dhe janë të financuara nga Qeverisa Amerikane nëpërmjet Korpoatës së Sfidave të Mijëvjecarit – MCC dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK).

Qëllimi i programit është të rrisë numrin e eksperteve kosovare në fusha prioritare për ekonominë kosovare siq janë teknologjia e turbinave të ajrit, menaxhimi i termnocentraleve,  rryma e ripërtërishme, eficenca energjetike dhe të tjera.

Pas një fushate nacionale për ngritjen e vetëdijes për fuqizimin e gruas në sektorin e energjisë, të 28 studentet janë përzgjedhur në një proces aplikimi ku kanë marrë pjesë qindra kandidate, selektuar nga panele përzgjedhëse të përbëra nga ekipe të kombinuara ekspertësh amerikanë dhe kosovarë.

Këto studente do të ndjekin studime profesionale dy-vjecare në kolexhin e Des Moines DMACC, ndërsa gjatë periudhës së studimit do të kenë mundësi të angazhohen në punë praktike në fushat e përzgjedhura.

Gjatë ceremonisë, Kongresmeni Eliot Engel deklaroi: “Jam shumë i ngazëllyer që sot po e festojmë finalizimin e një program konkret të finansuar nga MCC e që fokusohet në gratë që duan një karrierë në sektorin e energjisë. Fuqizimi i grave është i rëndësisë kritike për ekonominë dhe rritjen ekonomike të Kosovës, e poashtu edhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Këto bursa studimore do të japin rezultat aty ku është nevoja më e madhe, në fushën e rëndësishme të energjisë. E uroj përzemërsisht Fondacionin e Mileniumit të Kosovës dhe ekipin lokal për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe i uroj edhe 28 bursistet kosovare”.

Në një deklaratë të mëhershme, Sean Cairncross, drejtori ekzekutiv i MCC ka deklaruar: “Programi Gratë në Energji adreson faktorin kryesor që po e ngadalson rritjen ekonomike në Kosovë – mungesën e grave në tregun e punës, sidomos në fushat si energjia”.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) Petrit Selimi deklaroi: “Programi ‘Gratë në Energji’ ka dy objektiva kryesore, të rrisë ekspertizën profesionale në fushat prioritare që ndërlidhen me sektorin e energjisë në Kosovë por edhe të përmirsojë hendekun e madh që ekziston në sektorin e energjisë, ku 92% të punësuarve janë meshkuj. Ky program synon të krijoj një gjenerate të re lideresh që do të inspirojnë ndryshim në Kosovë”.

Ceremonia e sotme përfshiu edhe shfaqjen e një filmi të shkurtë dokumentar që rrëfen nisjen e rrugëtimit të 28 bursisteve drejt shkollimit dhe ndërtimit të një karriere në fushën e energjisë në Kosovë.

Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë për avansimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sektorin e energjisë. ‘Gratë në Energji’ implementohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mundësohet nga agjensioni amerikan MCC.

Lajm të mirë për studentët, universiteti italian jep bursa për kosovarët

Periskopi.com Lajme

Studentët nga Kosova do të jenë përfitues të bursave nga universiteti i Camerinos në Itali. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Ai në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se nga arritja e marrëveshjes me rektorin e universitetit në Itali.

Njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Sot kam takuar z. Claudio Pettinari, rektor i Universitetit të Camerinos, universitet ky i themeluar në vitin 1933. Bashkë me rektorin Pettinari kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Camerinos.

Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Falënderova rektorin Pettinari për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim konkret, gjithashtu edhe konsullin tonë në Romë, z. Arben Muhameti, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, që me shumë mund po bëjnë më të mirën për një arsim më cilësor për të rinjtë tanë.

Mërgimtarët e Shajkocit japin bursa për studentët

Periskopi.com Lajme

Fshati Shajkoc i Podujevës, njihet për aktivitete të ndryshme. Banorët e këtij fshati herë pas here ndërmarrin aksione bamirëse, pastrimi, por edhe në fushën e arsimit.

Iniciativa e fundit e banorëve të këtij fshati ka lindur nga mërgata.

Ata kanë vendosur që të  krijojnë një fond për ndarjen e bursave për studentët e dalluar që vijnë nga ky fshat, raporton EO.

Ky është postimi pa ndërhyrje i Mërgatës së këtij fshati:

Mërgata Shajkoci, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ndanë bursa për studentët e dalluar të fshatit tonë.

Duhet të plotësohen këto kushte:

-Të jetë me vendqëndrim të përhershëm në Shajkoc,

-Të ketë minimumi vitin e parë të përfunduar me të gjitha provimet

-Të ketë notën mesatare mbi 9,0,

Bursa është 500€ në vitë, por do të ipet me këste nga 1 tetori 2019 deri në 1 korrik 2020 për çdo muaj nga 50€.

Studentët të cilët plotësojnë këto kushte deri me 12 gushtë 2019 do ta ken të garantuar bursën, pas ksaj date nuk vlen për vitin shkollorë akademik 2019/2020.

Dihet që janë kritere të larta për momentin, por këto janë mundësitë tona, nëse rritet fondi i ,,Mërgatës Shajkoci“ shpresojmë ta zbusim edhe kriterin e dhënës së bursave.

Çdo donatorë që lajmërohet për ngritjen e nivelit të arsimimit të rinisë tonë është i mirë se ardhur.

Karlsruhe, 12.06.2019

Lajm i mirë për studentët, kjo komunë ndan 82 mijë euro bursa

Periskopi.com Lajme

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, ndan sot bursa për 164 studentë të cilët janë përzgjedhur nga komisioni përkatës.

Sipas njoftimit, secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, është angazhuar shumë në këtë drejtim, që prej marrjes së mandatit, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për studentë të dalluar të kësaj komune, me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh të tyre, me qëllim që sadopak t’u dilet në ndihmë gjatë studimeve.

“Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë”, ka thënë kryetari Jashari.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82,000 euro, prej të cilave 50,000 euro janë ndarë nga buxheti i komunës, kurse pjesa tjetër, përkatësisht 32,000 euro kanë participuar firmat që operojnë në këtë komunë.

Ministri Bytyqi me një lajm të mirë për studentët e doktoratës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se këtë vit të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, u janë ndarë bursa në vlerë 7500 euro.

Ai në një postim në Facebook shkruan se e gjithë kjo është ndërmarrë me qëllim të mbështetjes së studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme.“Për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro”, shkruan ministri Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se angazhimi i ministrisë që drejton për të mbështetur studentët nuk do të ndalet dhe se 2019-ta do të jetë vit i realizimit të zotimeve.

Pas rezultatit të zgjedhjeve amerikane, çfarë ndodhi me bursat evropiane sot

Periskopi.com Lajme

Bursat evropiane regjistruan rritje sot, duke reaguar pozitivisht ndaj zgjedhjeve amerikane të mesmandatit.

Demokratët fituan Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët Senatin.

“Ndarja e pushteteve mund të limitojë dëshirat për shpenzime të Donald Trump dhe kjo politikë buxhetore më pak e lëshuar mund të shoqërohet me një politikë monetare më pak shtrënguese”, thekson Daniel Larrouturou, drejtor i përgjithshëm i deleguar i “Diamant bleu Gestion”.

Nga ana tjetër edhe Bursa amerikane iu përgjigj pozitivisht rezultateve të këtyre zgjedhjeve, ku “Wall Street” regjistroi një rritje të sigurt sot, pavarësisht perspektivës për bllokim që sjell një Kongres i ndarë.

Treguesi industrial “Dow Jones” u rrit me 0,66% ndërsa “Nasdaq” me 0,95%./

Studentët serbë në Mitrovicë marrin bursa nga Beogradi

Periskopi.com Lajme

20 studentë më të mirë të Universitetit të Prishtinës, i cili sipas medieve të Beogradi selinë e përkohshme e ka në Mitrovicë, kanë marrë bursa nga Fondi për të talente të reja të Qeverisë së Serbisë.

Kontratat për bursa dhe kompjuterë tabletë studentëve ua ka dorëzuar ministrja serbe e Rinisë dhe e Sporteve Vanja Udoviçiqi sot në rektoratin e këtij universiteti në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rasti të pranishëm drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe ministri për Inovacione Nenad Popoviq.

Zyrtarët nga Serbia kanë dorëzuar pajisje sportive për katër shkolla serbe në Kosovë.