S’ka kush që e mposhtë Majlinda Kelmendin, kualifikohet në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi e nis mbarë Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia Olimpike mposhti me Ippon Tetiana Levytska Shukvani (Gjeorgji), në kategorinë -52 kg.

Në çerekfinale, Kelmendi takohet me Fabienne Kocher të Zvicrës.

Ky është turneu i parë në të cilin po merr pjesë Kelmendi këtë vit dhe ajo do të tentojë që ta fitojë medaljen e artë, ashtu siç kishte bërë në garën e fundit që e kishte zhvilluar vitin e kaluar.

Ky vit ka filluar shumë më mirë sesa viti i kaluar për xhudisten nga Peja, pasi që vitin e kaluar ajo kishte qenë e lënduar dhe s’kishte pasur mundësi të garonte në xhudo për plot 14 muaj. Pas kthimit të saj në nëntor, ajo ia siguroi Kosovës një medalje të argjendtë dhe një të artë