Momenti kur tenistja kolapson në Australian Open për shkak të ajrit katastrofë pas zjarreve

Periskopi.com Sporti

Danila Jakupovic thotë se ishte shumë e frikësuar, derisa u tërhoq nga Australian Open në ndeshjen kualifikuese për shkak të kualitetit të dobët të ajrit, pas zjarreve që kapluan pyjet e vendit.

Sllovenja, e rankuar në vendin e 180-të në ranglistën e botës, u desh të mjekohej jashtë fushës në ndeshjen kundër zvicëranes, Stefanie Vogele në rundin e parë në Melburn, transmeton Periskopi.

“Ishte shumë keq. Kurrë nuk kam eksperiencuar diçka të tillë,” tha Jakupovic.

“Isha shumë e frikësuar, kolapsova sepse nuk mund të ecja më.”

Shikoni pamjet nga momenti në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/