Konfirmohet: Ylli i Chelseat sonte fluturon drejt Romës për ta kompletuar lëvizjen

Periskopi.com Sporti

Konfirmohet: Ylli i Chelseat sonte fluturon drejt Romës për ta kompletuar lëvizjen

Roma e ka konfirmuar se Davide Zappacosta do të aterojë në qytet sonte për ta kompletuar marrëveshjen huazuese të tij nga Chelsea.

Zyrtari për shtyp i klubit “Gialloross” konfirmoi me anë të një postimi se Zappacosta do të aterojë në kryeqytetin italian rreth orës 23:30.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2017 për 28 milionë euro, por dështoi të impresionojë në “Stamford Bridge”.

Ai do të mundohet tani ta bëjë këtë për romakët, të cilët tashmë e kanë rikthyer Rick Karsdorp te Feyenoordi dhe janë gati ta humbasin Davide Santonin, i cili pritet t’i bashkohet Mallorcas.

Sidoqoftë, shtohet se në marrëveshjen huazuese të Zappacostas nuk do të përfshihet opsioni i blerjes së plotë. /Periskopi.com/