Klubi ku luan Rooney kërkon ta marrë yllin e Kosovës për pak centa

Periskopi.com Sporti

D.C United ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Elbasan Rashani.

26-vjeçari i cili luan për Odd BK në kampionatin norvegjez, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime në 15 ndeshje si startues në krahun e djathtë të sulmit për skuadrën, e cila renditet në vendin e tretë në renditjen tabelare, raporton “Telemarksavisa”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, vetëm D.C United nuk ka shprehur interesim për Rashanin, pasi muajin e kaluar u raportua se edhe skuadra angleze, Fulham kishte shprehur dëshirën e saj që ta ketë në skuadër yllin e Kosovës, çmimi i të cilit është 500 mijë funte.

Vitin e kaluar, Rashani kishte luajtur më shumë si sulmues i majtë, derisa në 27 paraqitje kishte shënuar shtatë gola dhe kishte dhuruar gjashtë asistime.

Në përgjithësi, Rashani ka bërë 138 paraqitje për Odd, kurse më herët ka luajtur për Brondbyn dhe Rosenborg, transmeton Periskopi.

Rashani në nivel ndërkombëtar ka përfaqësuar Norvegjinë në grupmoshat e reja, por në nivelin senior ai vendosi të luajë për Kosovën, me të cilën shënoi golin e fitores në ndeshjen dramatike ndaj Bullgarisë në Sofje në muajin qershor në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”.

Derisa ka mbetur që edhe një javë të mbyllet afati kalimtar në kampionatin amerikan, mbetet të shihet nëse D.C United do ta kompletojë transferimin e Rashanit.

Në D.C United, Rashani do ta kishte mundësinë të luante me legjendën e Manchester Unitedit, ëayne Rooney. /Periskopi.com/