Tag: Delle Ali

Formacioni fitues i Anglisë kundrejt Suedisë? Southgate në telashe
Bosi i Anglisë Gareth Southgate i beson ekipit që e mposhti Kolumbinë në fazën e 1/8 final.
Goditja vendimtare e Eric Dier i siguroi Tre Luanëve fitoren përmes penalltive për herë të parë në një Kampionat Botëror.
Por fitorja në Moskë vjen me një çmim të lëndimeve fizike duke e lënë Southgaten me disa shqetësime para çerekfinales kundrejt Suedisë.
Jamie Vardy është duke vuajtur nga një tërheqje muskulare që e mori ndaj Kolumbisë, e cila i pengoi edhe të godasë penalltinë.
Sulmuesi i Leicester cityt ka munguar në stërvitjet e së enjtes.
Pjesa tjetër e skuadrës e përfundoi seancën e plotë në bazën e tyre të trajnimit Repino, për të qetësuar tifozët rreth lëndimeve të lojtarëve.
Delle Ali është ankuar për një lëndim në kofshë, dhe kishte luajtur ndaj Kolumbisë për 81 minuta, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Por rikthimi i Fabian Delph ka ngritur shpresat e kampit anglez për rifreskimin e fushës në rast të mungesës së Ali.
Po ashtu numri i kartonëve të verdhë mund të bëjë që disa nga lojtarët kryesorë të Anglisë të mungojnë në gjysmëfinalen e Kupës Botërore nëse ata arrijnë të mposhtin Suedinë.
Jordan Henderson, Jesse Lingard, Walker dhe Loftus-Cheek janë në fazën e ndjeshme që në rast të ndëshkimit kundër Suedisë do të thotë që ata do të mungojnë në gjysmëfinale./Periskopi/