DUHET TA SHIHNI MË SHUMË SE DY HERË: Dembele shënon gol të çmendur

Periskopi.com Sporti

Skuadra katalanase, Barcelona, sonte po zhvillon ballafaqimin e saj kthyes në kuadër të kompeticionit ‘Copa del Rey’, ku për kundërshtar ka skuadrën e Sevillës, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po luhet minuta e 12’të e takimit, Barcelona ka kaluar në epërsi me golin e Dembeles, i cili shënoi pas një goditjeje të jashtëzakonshme.

Më 10 shkurt, Sevilla arriti që të marrë një rezultat shumë pozitiv në Andaluzi, duke fituar 2-0 ndaj Barcelonës.

Shihni golin. /Periskopi

Ishte briliant, Dembele dhuron shpresë dhe spektakël për Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur ta zhvleftësojë avantazhin e mysafirëvë të Eibarit, pasi sulmuesi blaugranëve, Dembele ka realizuar gol për 1:1.

Kujojmë se, vendasit kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të ngritën në pjesën e epërme të tabelës dhe të ‘luftojnë’ për titull.

Shihni golin. /Periskopi

 

Nuk do ta besoni: Kjo është arsyeja interesante pse Barcelona zgjodhi Dembelen para Mbappes

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka mundur ta blinte Kylian Mbappen për 100 milionë euro, por e zgjodhi Ousmane Dembelen për pesë milionë euro më shtrenjtë, transmeton Periskopi.

Ish- drejtori sportiv i Barcelonës, Javes Bordas, ka zbuluar se në orvatje për ta gjetur pasuesin e Neymarit, klubi blaugran kishte pasur kontakt me babain e lojtarit francez, Kylian Mbappe, i cili kishe treguar se sulmuei i PSG-së nuk do të nënshkruajë me Real Madridin, me arsyetimin se te klubi mbretëror ishin treshja BBC; Bale, Benzema e Ronaldo, gjë që do t’ia vështirësonte askohe 21 vjeçarit të kishte paraqitje standarte për 11 e madrilenëve, si rrjedhojë ai kishtë shumë gjasa që të kalonte tek blaugranët, pasi aty nuk ishte Neymari.

Por sipas ish- drejtorit blaugran, klubi kishte vendosur ta blinte Dembelen dhe jo Mbappen, kjo me arsyetimin se Dembele është lojtar që luan për grupin, kurse Mbappe është më tëpër individualist. /Periskopi

Messi asiston, Dembele shënon: Gol thjesht spektakolar – mos e humbisni

Periskopi.com Uncategorized

Qyteti italian, Torino sonte është nikoqire i njërit nga derbit më të spikatura në Evropë: Juventus – Barcelona; takim ky që po luhet në kuadër të fazës së grupeve të ligës më elitare për klube në botë, Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Tani kur po hyjmë në minutën e 14’të të takimit, skuadra e Barcelonës ka realizuar golin e parë, autor i së cilës është Dembele, i cili shënoi pas asistit të Messit.

Shihni golin. /Periskopi

Dembele thyen urdhrin dhe nervozon Koeman

Periskopi.com Sporti

Trajneri Ronald Koeman ka një urdhër për të gjithë futbollistët e tij që duhet të paraqiten në qendrën stërvitore 1 orë përpara startit. Ekipi zhvilloi sot seancën e radhës në orën 11:00, ndërsa futbollistët duhet të ishin në 10 në qendër.

Sulmuesi Demebele, i njohur për problemet e tij me disiplinën, u paraqit në stërvitje 15 minuta me vonesë. i nuk zbatoi urdhrin e Koeman duke treguar dhe njëherë problemet e tij me disiplinën.

Dembele po i jepte makinës së tij me telefon në duar, një tjetër problem që duhet të korrigjojë. Francezi me shumë mundësi do të gjobitet nga Barcelona.

Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Periskopi.com Sporti

Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20.

Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Aleñá, Umtiti kryen me sukës testet mjekësore.

Valverde ka thirrur në turin parasezonal edhe lojtarë të rinj si; Iñaki Peña, Oriol Busquets, Collado, Riqui Puig dhe Carles Pérez.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe transferimi i ri, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez, i cili u ble për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, kreu me sukses testet mjekësore dhe u njoftua me shokët e rinj të skuadrës, me të cilët do të ndajë pothuajse gjithçka deri më 2024.

“Sport” raporton se Griezmann sonte në mbrëmje do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në “Camp Nou”, por pa praninë e tifozëve – pasi Barça ka nisur punimet për sezonin e ri dhe është duke e ndërruar komplet fushën.

Barcelona ia mbyll dyert Neymarit: Dembele është shumë më i mirë

Periskopi.com Sporti

Kthimi i Neymar tek Barcelona ka qenë një ndër temat më të përfolura në mediat botërore.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme.

Një ndër to është edhe kthimi i sulmuesit të PSG-së në Camp Nou. Kjo nuk është e mundshme sipas Bartomeus, i cili thotë se tashmë Barcelona e ka një super talent, ai është Ousmane Dembele.

“Nuk është e mundshme për brazilianin (Neymar), që të kthehet në sepse jemi të fokusuar në projektin me Dembelen e Coutinhon. Jemi të lumtur me ata që kemi”.

“Dembele është superior ndaj Neymarit dhe një profesionist i vërtetë. Është i ri, dhe mos të harrojmë ka ardhur në një klub të shkëlqyer, nuk është e lehtë. Por, ai është adaptuar. Dembele është shumë më i mirë se Neymari”, ka thënë Bartomeu.

A do të largohet Dembele nga Barcelona?

Periskopi.com Sporti

Futbollisti francez nuk po kalon një periudhë të mirë në Camp Nou.

Ousmane Dembele nuk po arrin që të adaptohet në skuadrën e Barcelonës, ndonëse është në vitin e tij të dytë te katalanasit.

Madje francezi ka pasur edhe probleme me disiplinën brenda skuadrës, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit është lënë jashtë ekipit.

Agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko ka thënë që klienti i tij është i lumtur në Barcelonë dhe nuk po mendon fare që të ndryshojë ekip.

“Ousmane është 21-vjeçar, luan për Barcelonën që është një prej klubeve më të mëdha në botë. Ka pasur një fillim fantastik të stinorit, duke realizuar gjashtë gola dhe dy asistime. Nuk i kuptoj gjithë këto kritika ndaj tij”, ka thënë Sissoko.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohen edhe disa gjëra. Ai është i qetë dhe vazhdon të punojë”.

“A po e konsideron largimin? Jo kjo nuk është e vërtetë. Ousmane është i lumtur në Barcelonë dhe do të qëndrojë aty”, ka theksuar ai.

Dembele është transferuar në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro