Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Prokuroria i përgjigjet Hagës

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj thotë se kjo prokurori nuk ka informata për dëshmitarët e Hagës.

I ndjeri Nazmi Rrustemi dyshohet se ishte dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Madje këtë e konfirmuan për T7 edhe familja Rrustemi javën e kaluar.

Sipas tyre tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.

Por, Prokuroria Speciale ne Kosove nuk janë ne dijeni se i ndjeri ka mundur te jete dëshmitar i Zyres se Prokurorit te Specializuar.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie Blerim Isufaj në një intervistë për T7 thotë se nuk është kompetencë e tyre ruajtja e dëshmitarëve.

Isufaj i cili për herë të parë flet si kryeprokuror për T7 pasi me vota unanime e mori pozitën e kryeprokurorit në fund të vitit të kaluar,  e ka mohuar se në këtë pozitë është përzgjedhur nga politika.

Isufaj po ashtu ka folur edhe për dështimin e shumë aktakuzave të prokurorisë Speciale, teksa ka premtuar rritjen e numrit të prokurorëve në Speciale

Kreu i këtij organi të akuzës ka thënë se bërë gati një koncept dokument për një ri-oroganzim të Prokurorisë Speciale dhe themelimin e tri departamente dhe profilizimin e prokuroreve në të ardhmen.

Vritet dëshmitari i Tribunalit Special, flet gruaja e tij

Periskopi.com Lajme

Gati një muaj ka kaluar prej kur është gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit, inspektori i pyllit, Nazmi Rrustemi. Vrasja e tij u tha se mund të kishte lidhje me profesionin që ky i fundit e ushtronte tash e sa vite. Në fakt, 63 vjeçari, siç mëson ekskluzivisht, Televizioni T7 ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e ishte intervistuar tre muaj para se të gjendej i vdekur.

Se kush qëndron prapa vrasjes së Nazmi Rrustemit, 63-vjeçarit nga Prishtina që u gjet i vdekur një muaj më parë afër Liqenit të Badovcit, ende nuk është zbuluar nga organet e drejtësisë në vend.

Ishte bërë e ditur se dyshimet e para janë se Rrustemi mund të jetë vrarë për arsye që lidheshin me profesionin që tashmë i ndjeri e ushtronte që sa vite.

Mirëpo, arsyeja po del të jetë krejt tjetër. Kështu të paktën po pohojnë familja e tij. Televizioni T7 merr vesh se i ndjeri kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Madje, tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e ka konfirmuar  gruaja e të ndjerit, Elmaze Rrustemi.

“Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë”, thotë gruaja e tij.

Ajo madje ka thënë se i ndjeri që punonte si inspektor i pyjeve në komunën e Prishtinës kishte edhe më herët telashe. Vite më parë persona të panjohur ja kishin djegur veturën.

“Kerrin ja kanë djegë para 3 vjete në oborr tashti e morrën krejt”, thotë Elmaze Rrustemi.

Familjarët shprehen se edhe gjatë luftës tashmë i ndjeri ishte marrë peng nga UÇK-ja.

Ndërkohë T7 për këtë ka pyetur edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ma anë të një emaili se a ka qenë i ndjeri dëshmitar.

Por në një përgjigje me shkrim nga ky organ i drejtësisë kanë thënë që nuk mund të komentojnë hetimet e Prokurorisë për arsye profesionale, etike dhe ligjore.

Megjithatë bashkëshortja e të ndjerit kërkon nga organet e rendit që sa më shpejt ta zbardhin këtë rast.

“Shumë po shkon ngadalë, informata s’kena marrë sen deri tash, po qef kina pas me u kry kjo punë me dit qysh e tek po thojnë kadalë nihere. Neve nuk na ka tregu sen, unë nuk di burri jem që ka pas problem sen e shteti duhet me ditë  se ata merren me këto sene. Po kërkojmë që me u zbardhë qysh tek se na s’po dimë kurgjo as nuk ka thanë që jam rrokë me dikë, as hiç s’ka fol”, ka deklaruar tutje gruaja e të ndjerit.

Gjatë së martës për këtë çështje televizioni ka adresuar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë së Prishtinës, por që nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu as drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, nuk ka dashur të flas lidhur me vrasjen e punëtorit të komunës.

Rrustemi është gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit me datë 18 dhjetor të vitit që lamë pas.

 

Flet dëshmitari që e shpëtoi viktimën brenda banesës që po digjej në Ulpianë

Periskopi.com Lajme

Një person ka marrë djegie të rënda në zjarrin që shpërtheu sot në një banesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Dëshmitari Diamant Jusaj i cili e shpëtoi personin që kishte marrë djegie të rënda tregon për ngjarjen.

Ai thotë se e ka thyer derën e banesës dhe ka hyrë brenda për t’i dhënë ndihmën.

“Na lajmëroi një grua prej katit të katërt, kam tentuar të shkoj dhe t’i ndihmojë, e kam thyer derën e banesës. Personi vetëdije ka pasë, e kem qetësuar, frymëmarrjen e ka pasë në rregull. Dera e banesës ka qenë e plastikës dhe tymi ka dalë lartë. Personi ka qenë i lënduar, ka qenë i djegur”, tha Jusaj.

Dëshmitari rrëfen se si mbeti nën rrënojat e hotelit i riu në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Naser Osmani ka qenë në vendin e ngjarjes kur dje pasdite në Mitrovicë, ku ka humbur jetën 27 vjeçari Visar Behrami, pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatiku”.

“Unë kam qenë në pjesën e hyrjes dhe kur është bërë rrënimi prej presionit të ajrit të gjitha dritaret janë thyer. Kam bërtitur mos po e dëgjojë të ndjerin. Menjëherë i kemi thirrur policinë dhe ekipet tjera. Jemi munduar të gjithë bashkë që ta gjejmë viktimën nën rrënoja”, ka thënë Osmani i cili ka parë gjithë ngjarjen.

Ai në Info Magazine ka thënë se bashkë me Visar Behramin kanë qenë duke punuar edhe tre persona të tjerë të cilët kanë arritur që t’u shmangen shembjeve.

“Ata kanë arrit që të kërcejnë – kanë qenë të traumatizuar. Ata kanë qenë duke bërë renovime të Adriatikut. Unë nuk kam pasë mundësi që të reagojë”.

Sipas tij deri te rrënimi i objektit që ngjau dje ka ardhur si pasojë e paplanifikimit të duhur.

“Kanë nisë që përbrenda ta bëjnë rrënimin e shtyllave që kanë qenë në objekt. Kurrë probleme nuk ka pasë më herët. Renovimet e brendshme pa planifikim kanë çuar deri te incidenti”.

Osmani ka thënë se nuk ka pasur mënyrë tjetër pos pjesës ballore të objektit që të shkohej më shpejt deri te trupi i Visar Behramit që ndodhej nën gërmadha për disa orë.

“Të gjithë kemi qenë këtu deri në 00:03, kur ekipet e FSK-së e gjetën trupin e pajetë. Unë e kam njohur atë, ka qenë një i afërt dhe punëtor. Këtu ka qenë duke punuar prej tre javësh dhe në sallën e objektit na ka rënë që të rrimë bashkë.

Osmani ka thënë se duhet të ndërhyhet shpejt që shtyllat që kanë mbetur varur në objekt të largohen në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë tragjedi e radhës.

 

 

 

Dëshmitari tregon se pa një vajzë katërvjeçare të qëlluar në shpinë

Periskopi.com Lajme

Një dëshmitar i cili nuk deshi që identiteti t’i bëhej i ditur tha për CNN, që teksa ishte duke vozitur pa se kishte ndodhur sulmi, më pas ai u ndal që të ofrojë ndihmë

“Isha duke vozitur, pashë njerëz të shtrirë në tokë, kështu që u ndala dhe pastaj sapo dilja nga kamioni, dëgjova të gjitha të shtënat e armëve”, tha ai.

“Kështu që unë thash jam vetëm duke u përpjekur për të ndihmuar ata dhe pash një djalë që zhdukej”

Ai tha se pa një burrë me një “me vajzën e tij e cila ishte 3 ose 4 vjeçare”, e cila ishte qëlluar në shpinë.

“Ai ishte duke bërtitur si ta çonte në spital vajzën e tij dhe ambulanca nuk mund të hynte derisa të sigurohej zona, kështu që kisha vetëm kamionin tim dhe e kam ngarkuar atë dhe vajza e tij dhe i kam marr i kam dërguar në spital”, tha dëshmitari për CNN.

Flet një dëshmitar që pa aksidentin fatal në Podujevë ku vdiq një person

Periskopi.com Lajme

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shtedim të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur pasi dy automjete me orë po garonin mes vete, derisa njëra nga to u ndesh me murin, duke u ndarë përgjysmë.

Dëshmitari Rexhep Maksuti ka treguar për Indeksonline se si ndodhi gjithçka, duke thënë se janë të shpeshta garat në këtë fshat.

Sipas tij, njëra veturë që po garonte ka ikur, derisa njëra u nda në gjysmë, pasi goditi për vdekje një person që po punonte diçka në oborrin e shtëpisë së tij.

Më poshtë rrëfimi i dëshmitarit nga ky fshat, sipas të cilit, nuk ka javë që në Shtedim nuk bëhen gara.

Dëshmitari tregon si ndodhi aksidenti fatal në Podujevë

Dëshmitari tregon si ndodhi aksidenti fatal në Podujevë

Posted by IndeksOnline on Saturday, 9 March 2019

 

 

Rrëfehet dëshmitari i aksidentit në Gjilan: Menduam që është sulm terrorist

Periskopi.com Lajme

Një qytetar gjilanas, dëshmitar i aksidentit të rëndë në qendër të Gjilanit ka përshkruar momentin kur kamioni në shpejtësi marramendëse ka goditur veturat e pastaj ka përfunduar tek furra e pronarit i cili tashmë humbi jetë, shkruan Periskopi.

Ky qytetar kishte pasë frikën se ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.

‘’Unë në atë moment isha me një nip dhe mbesë edhe t’u shku në atë kohë kamioni ka ardh nga lartë me shpejtësi të papërshkruar. Unë fillimisht mendova mos ishte me eksploziv sikurse në shtetet e jashtme. Ka ardh nga lartë tepër shpejt. Drejt furrës Çoçaj. E ka rrok të ndjerin. E ka rrok dhe e ka gjujt. E kam ditë që nuk shpëton. Pesë minuta më herët vec është bërë ndërrimi i shkollës. Nëse kish ndodh edhe 5 minuta. Fat në faqtkeqësi ishte. T’i kish rrok fëmijët, sikur kokrra të mishit në atë shpejtësi I kish bë’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

‘’Ka pasë me bë gërdi të madhe. Vec tërmeti 2004 që ka pasë shqetësime, ani kjo ngjarje’’, shton ky qytetar.

27 persona të lënduar  nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për Periskopin se 27 të lënduar po mjekohen në spitalin e tyre, ndërkohë që tre prej tyre janë dërguar në QKUK, pasi gjendja e tyre është më e rëndë.

’27 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit. Tetë pre tyre janë pranuar në gjendje stabile, por që kanë lëndime të natyrave të ndryshme. Por janë në kontroll.Tre prej tyre po trajtohen në QKUK’’, ka thënë Hajrullahu për Periskopin.

Hajrullahu ka mohuar raportimet se për në QKUK është nisur edhe personi i katërt.

‘Jo, vetëm tre po trajtohen atje’, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Në anë tjetër, mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik mbeti i vdekur një person . Ai ishte një pronar furre në Gjilan i cili u godit nga kamioni në shpejtësi të madhe./PERISKOPI/

 

 

Flet një dëshmitar: Ja si e pashë qysh ndodhi vrasja para syve të mi

Periskopi.com Lajme

Një 27 vjeçar është vrarë para pak minutash në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ekipet policore dhe ato mjekësore me të marr informatën kanë dal në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.

Dëshmitarët kanë treguar se si erdhi deri te vrasja e të riut në pikë të ditës.

“Një kerr i zi e ka prit të riun me Omegën e gjelbërt, i ka dal në prit dhe e ka vra prej kerrit”, ka thënë një dëshmitar.

 

 

Dëshmitari rrëfen se si ia vranë vëllanë para syve

Periskopi.com Lajme

Blerim Kastrati ka dëshmuar sot në Gjykatën e Gjakovës për vrasjen e vëllait të tij, Nuredinit, krim për të cilin akuzohen Tasim dhe Nasip Zhuniqi.

Pasi që kjo çështje është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, sot pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Tasim e pranoi fajësinë ndërsa i akuzuari Nasip sërish u deklarua i pafajshëm.

Mirëpo gjyqtari Nikollë Komani refuzoi pranimin e fajit nga i akuzuarit Tasim, me arsyetimin se vepra penale është kryer në bashkëkryerje.

Në gjykimin e sotëm dëshmitari Blerim Kastrati tha se mosmarrëveshjet mes dy familjeve për shkak të punës që kishin me linjat e autobusëve kishin filluar shumë më herët.

Prokuroria pretendon se Tasim dhe Nasip Zhuniqi, në mars të vitit 2016 në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër fshatit Xërxë, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tashmë të ndjerin Nuredin Kastrati nga Prizreni.

Në rrëfimin e tij, Blerim Kastrati, tha se i akuzuari Tasim Zhuniqi në fillim i kishte ndjekur me makinë dhe ua kishte zënë rrugën e më pas i ka goditur me makinë.

“Pasi jemi ndalur, Tasimi e ka hapur derën e makinës ku në anën e shoferit ka qenë vëllai im dhe Bardhyl Gashi, kemi dalë jashtë duke u shtyrë me duar dhe pastaj na kanë ndarë disa njerëz aty afër. Ne kemi vazhduar të ecim në këmbë”, tha dëshmitari.

 

Murgesha u përdhunua, gjendet i vdekur dëshmitari i vetëm

Periskopi.com Lajme

Një dëshmitar në gjyqin e një peshkopi indian të akuzuar për përdhunimin e një murgeshë, ka vdekur.

Kjo ka nxitur një hetim mbi vdekjen e tij. Kuriakose Kattuthara ishte rreth 62-vjeç.

Ai vdiq vetëm disa javë pasi dha dëshminë e tij në rastin kundër peshkopit Franko Mulakkal, i cili është akuzuar për përdhunimin e një murgeshë.

Mulakkal, me bazë në  shtetin e Punjab, u akuzua se përdhunoi një murgeshë gjatë vizitave të tij në shtetin Kerala në jug të Indisë. Ai mohon akuzat dhe aktualisht është në liri me kusht, në pritje të gjykimit.

“Kattuthara vdiq mbrëmjen e kaluar. Ne do të hetojmë rrethanat e vdekjes së tij dhe do të bëhet autopsia,”-tha  A.R. Sharma, një zyrtar i lartë i policisë në Punjab.

Kattuthara ishte një prift në fshatin Dasuya në Punjab. Ai ishte midis dhjetëra dëshmitarëve që duhej të dëshmonin në gjyqin e Mulakkal në Kerala.

Ky është një rast i rrallë i një murgesge që publikisht akuzon një epror Kishe për përdhunim.

Arrestimi i Mulakkal në shtator pasoi javë të protestave nga murgeshat në Kerala duke bërë thirrje për ndjekjen penale të tij.

Javën e kaluar, një gjykatë lokale në Kerala i dha atij lirimin me kusht. Pas lirimit të tij, peshkopi u kthye në Punjab për tu mirëpritur si një hero, me përkrahësit që brohorisnin kur po kthehej në shtëpi.

Dëshmitari në gjykatë: Isha në listë për t’u vrarë nga “Syri i Popullit”

Periskopi.com Lajme

Në vazhdim të seancës gjyqësore në gjykimin ndaj të akuzuarve për pjesëmarrje në “Syrin e Popullit” në cilësi të dëshmitarit u dëgjua Mehmet Loci, ish-pjesëtar i Policisë në kohën kur Kosova ishte krahinë e Jugosllavisë.

Ai gjatë dëshmisë së tij kryesisht u pyet në lidhje me një takim të tijin me tani të akuzuarin Murat Jashari.

Për Murat Jasharin dëshmitari tha se e njeh që nga tetori i vitit 2016, pasi që ky i fundit i kishte drejtuar atij një kërkesë miqësie përmes rrjeteve sociale, përkatësisht përmes aplikacionit “Facebook”.

Më pas tha se i akuzuari Murat Jashari kishte qenë i interesuar që nga dëshmitari të merrte informacione për njerëzit me të cilët ai kishte bashkëpunuar gjatë kohës sa kishte qenë pjesëtar i Policisë.

“Komunikimet e tij me iniciativën e sot të pandehurit Murat ishin të natyrës së thithjes së informacioneve mbi njohuritë e mija lidhur me ushtrimin e veprimtarisë sime si ish-pjesëtar i sigurimit të shërbimit policor i Krahinës së Kosovës… Ai kërkoi që unë t’i jap të dhënat në lidhje me njohurit e mia me njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar”, deklaroi dëshmitari.

Pas bisedës në “Facebook”, dëshmitari tha se me tashmë të akuzuarin janë takuar edhe personalisht në një hotel në Pejë.

“Me Murat Jasharin jam takuar edhe fizikisht me datë 4 janar vitit 2017 në hotel ‘Dukagjini’ në Pejë, përmes marrëveshjes paraprake përmes telefonit se do e pres pa e njohur. Jemi takuar, i pandehuri me një person për mua të panjohur sa më kujtohet tani Abdullah emrin, ndërsa mbiemrin e kam të ikur”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori i rastit Sylë Hoxha për arsyen e takimit dhe se çfarë i kishte kërkuar Murat Jashari, dëshmitari tha se Jashari i kishte kërkuar që ai t’i jepte emrat e personave që kishin punuar për UDB-në.

“Pasi që kërkesat e tij ishin të natyrës konfidenciale, kërkoi të flas për persona të caktuar të cilët janë në bashkëpunim me Serbinë, persona të cilët sot bartin poste politike, persona që bashkëpunojnë me organet e shërbimeve informative të Serbisë e që tani zënë poste të mëdha në Kosovë”, tha dëshmitari.

Më konkretisht tha se ai i kishte kërkuar që t’i jepte emrat e personave që i kishin rrahur shqiptarët.

“Kërkonte që unë t’i jap emrat e atyre UDB-së që kanë rrahur shqiptarë”, deklaroi dëshmitari Loci.

“I thash sa t’i jap ty më mirë i publikoj vetë por as mua as ty këto nuk na hynë në punë se nuk janë aktuale”, tha dëshmitari t’i ishte përgjigjur Murat Jasharit, e për këtë të fundit tha se i kishte thënë se po t’ua jepte këta emra të cilët i kishin kërkuar ai do të shpallej patriot.

Për të akuzuarin Murat Jashari tha se kishte vërejtur se gjatë bisedës së tyre bënte pyetje që nuk kishin ndërlidhje me njëra-tjetrën dhe se fjalët dhe fjalitë e ndërlidhura ishin abstrakte.

“Thotë të kam dhënë një detyrë. E cila është ajo detyrë? Thotë ta kam çu një peshqesh, thotë e ke çipin – qitmi në letër krejt UDB-ovcat. Përgjigja ime ishte të uroj mbi të gjitha shëndet e mbi të gjitha higjienë të pastër mentale”, tha dëshmitari.

Në lidhje me emrat të cilët tha se i kishte kërkuar i akuzuari, dëshmitari tha se nuk mund t’i përmendte në prani të publikut dhe mediave pasi që ata persona tanimë mbajnë poste të larta politike.

Gjatë dëshmisë së dëshmitarit disa herë pati reagime nga i akuzuari Murat Jashari, i cili në sallë të Gjykatës thërriste “Kosova Republikë”.

Po ashtu, gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, pati reagime edhe nga publiku i cili ndodhej në sallë të Gjykatës, të cilët pas pyetjes që i akuzuari Sadri Ramabaja i bëri dëshmitarit duartrokitën.

Ramabaja dëshmitarit i tha se ai duhej t’u kërkonte falje shumë personave pasi që sipas tij, ai ka qenë personi që ka marrë në pyetje dhe ka terrorizuar Qerim Kelmendin, Mamujë Loshin, Xhevat Zekën dhe dhjetëra të tjerë të cilët i ka sjellë buzë vdekjes dhe që ende nuk u ka kërkuar falje publikisht.

Kurse mbrojtësja e të akuzuarit Murat Jasharit, Fehmije Bytyqi e pyeti dëshmitarin në lidhje me personin tjetër me të cilin kishte qenë Murat Jashari gjatë takimit të tyre në Pejë.

Për personin e quajtur Abdullah, dëshmitari tha se nuk ka më tepër informacione por për të njëjtin tha se nuk kishte treguar aspak interes gjatë kohës sa ai kishte biseduar me Jasharin.

Në fund dëshmitari Loci tha se është i dëmtuar pasi që edhe ai kishte qenë në listën e personave që kishin qenë të paraparë që të vriteshin nga organizata “Syri i Popullit”. Për shkak të kësaj ai kërkoi dëmshpërblim në vlerë prej 220 mijë eurove.

“Si plumbi që ka shku në drejtim të Azem Vllasit i njëjti plumb është drejtuar tek unë dhe të tjerët. Mbi këtë bazë unë kërkoj dëmshpërblim për fyerje të moralitetit dhe përkufizimit tim si tradhtar nga organizata që tashmë është publike “Syri i Popullit”, që të kompensohem në vlerë prej 220 mijë euro”, tha dëshmitari.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.

Pjesë e aktakuzës janë  vepra penale  duke filluar  hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

Shqiptari tregon tmerrin e përjetuar nga katastrofa e zjarrit në Athinë

Periskopi.com Lajme

Mbi 50 persona raportohen deri më tani të vdekur dhe 200 të plagosur si pasojë e flakëve që shpërthyen një ditë më parë në periferi të Athinës.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e tre shqiptarëve që punonin në një restorant, ndërsa dyshohet edhe për dy fëmijë.

Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer momentet e tmerrit pas flakëve që përfshinë periferinë e Athinës mbrëmjen e djeshme.

Bledi Stathi, banues në Rafina të Athinës tregoi se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht. Ai tregoi si ia doli t’ia mbathte në kohë bashkë me familjen nga vatra e flakëve.

“Gruaja më mori në telefon se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë.  Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundën të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarësh e grekësh, tani është stabilizuar gjendja,” tha ai për “News 24”.

Dëshmitari sulmon prokurorin në Pallat të Drejtësisë

Periskopi.com Lajme

Prokurori Blerim Igrishta është sulmuar sot nga një dëshmitar brenda gjykatores së Gjykatës Themelore të Prishtinës.
KALLXO.com merr vesh se është dashur ndërhyrja e sigurimit të Gjykatës për të evituar situatën.

Prokurori Igrishta ka rrëfyer rastin për KALLXO.com, sipas tij, pala e ka kapur për krahu dhe se i ka thënë prokurorit “Shihemi jashtë”.

“Në momentin kur gjyqtarja tregoj se po shtyhet seanca, dëshmitari filloj të bërtas, dhe unë ia tërhoqa vërejtën se këtu është gjykatë dhe se mund të ndiqet penalisht. Ai filloj duke ma bëre me dije se do të shihemi jashtë. Pasi kemi dalë jashtë aj erdhi dhe me kapi për krahu duke me thënë se ta bëj kështu dhe ashtu, dhe pastaj as unë nuk rezistova dhe e kapa çka shtyri edhe në intervenimin e pjesëtareve të sigurisë së gjykatës”, ka thënë për KALLXO.com prokurori Igrishta.

Ai po ashtu tha se lidhur me rastin ka dhënë deklaratë në Polici.

Pas ngjarjes së krijuar është dashur edhe intervenimi i personelit të sigurisë së gjykatës.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoje kryeprokurori Imer Beka.

Ai tha se ndaj prokurorit Blerim Igrishta, ka pasur një kanosje nga një palë në gjykatë dhe se ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore.

“Po ka filluar një procedurë ndaj një dëshmitari, i cili e ka kanosur prokurorin Blerim Igrishta”, tha kryeprokurori.

 

Aksident i rëndë në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku për pasojë një veturë është rrotulluar.

Lajmin e ka bërë të ditur një dëshmitar okular. Sipas këtij dëshmitari, vetura është vetaksidentuar dhe ka dalur nga rruga.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë dalur edhe Policia e Kosovës dhe po i hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Më poshtë mund të shihni edhe disa pamje:

KLIKO KETU

 

Dëshmitari C për rastin “Drenica”: EULEX-i e montoi deklaratën time, më kërcënuan në emër të Lushtakut (Dokument)

Dëshmitari C në rastin “Drenica”, në një bisedë për Telegrafin thotë se është mashtruar nga hetuesit e EULEX-it që, sipas tij, kundër dëshirës e kanë paraqitur si dëshmitar të akuzës për krime lufte ndaj grupit “Drenica”.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ka shkuar në EULEX për të ngritur kallëzim penal për rastin e bashkëshortes së tij e cila, në vitin 2000, kishte lindur binjakë që i kishin vdekur dy ditë më vonë. Nga kjo kohë ai thotë se ajo nuk ka mundur më të mbetej shtatzënë.

“Gjatë lindjes mbeti sterile, ndërsa i mbytën dy fëmijët. Prej vitit 2002 vrapoj nëpër gjyqe. Në vitin 2009 mjekët u shpallën të pafajshëm, sepse drejtori i Gjinekologjisë ka qenë deputet i PDK-së”, ka thënë ai.

15086321_10210307698184729_267094297_n

Dëshmitari C thotë se pastaj i është drejtuar organeve të EULEX-it.

“Antoni Roka ka qenë polic i EULEX-it. Më 2010 vjen në shtëpinë time, për rastin e gruas.Fare nuk janë përmendur krimet e luftës”, tha ai. “Në fund të vitit 2010 më kanë telefonuar që të shkoj në Prokurorinë Speciale,prapë për rastin e gruas. E dhashë deklaratën dhe në fund të intervistës kam nënshkruar një letër në gjuhën angleze, të cilën ma ka lexuar paraprakisht përkthyesi. Tre muaj më vonë më thirrën në telefon. Kanë kërkuar të shkoja tek zyrat e EULEX-it. Aty prezent ka qenë Mauricio Salustro”.

Gjatë kësaj bisede për Telegrafin, ai ka treguar se Salustro e kishte pyetur se si janë kidnapuar njerëzit gjatë luftës dhe se kush ka qenë i burgosur në Likoc.

“Në atë moment kam kuptuar se jam mashtruar: kam nënshkruar një dokument ku akuzohen dy persona,Sabit Geci dhe Sahit Jashari. Më kanë thënë se ka edhe persona tjerë. Ata e përmendën emrin e një personi – që nuk mund ta përmendi tash; thanë se e kanë një njeri që ofron dokumente për atë që ka ndodhur në luftë, në Drenicë, porse nuk po guxon me dalë e se u duhet dikush me i lexo ato. Thash që kurrë nuk e pranoj një gjë të tillë. Kur e lexuan një pjesë të deklaratës se çfarë shkruan, jam tmerruar”,thekson Dëshmitari C.

15129890_10210307698104727_861090978_n

“Shkruante kinse kam qenë i burgosur në burgun e Likocit, se më kanë rrahë Sabit Geci e Sahit Jashari;se në prezencë të 300 personave Sabit Geci e ka pre Milan Bullatoviqin. 300 persona paskan qenë të verbër, e veç unë me sy?”!

Zyrtarët e EULEX-it, sipas tij, e kanë kontaktuar sërish për ta nënshkruar deklaratën në shqip, por shton se e ka mohuar një gjë të tillë.

“U thash: në prezencë të gazetarëve, çfarë të dëshironi ju nënshkruaj. Pastaj Salustro tha:‘Shko në shtëpi se emri yt nuk ka me u përmend’”, tha Dëshmitari C, i cili pas këtij rasti nuk ka pasur kontakt me EULEX-in. Por, megjithatë mbeti dëshmitar kyç në rastin e Grupit “Drenica”.

“Pas arrestimit të grupit ‘Drenica’, më thirri në telefon Rexhep Gjota. Ai ka kërkuar nga unë që të takohem me Fatmir Mjakun, i cili është shok i Rrustem Rukollit. Jam takuar me të. Aty Fatmiri më ka thënë se jam dëshmitari kyç në rastin kundër komandantëve. M’i ofruan 350 mijë euro, kinse po më ndihmojnë për ta dërguar bashkëshorten për shërim”, tha Dëshmitari C, i cili thotë se nuk është personi që i ka përjetuar ato tmerre, siç është cekur në deklaratën nga EULEX-i.

15139798_10210307698064726_690892301_n

Sidoqoftë, dëshmia e tij e parë për grupin “Drenica” është bërë në dhjetor të 2014-ës.

“Në këtë seancë kam thënë se nuk kam dhënë deklaratë; se nënshkrimi në përmbajtjen e deklaratës është i imi, po jo edhe deklarata”, thotë ai dhe shton se në mars të vitit 2015, Rexhep Gjota i kishte ofruar banesë në emër të Rrustem Rukollit, me arsyetimin se i ka tre anëtarë të familjes të vrarë në luftë dhe për shkak të rastit që kishte përjetuar ai me gruan e tij.

“I kam marrë çelësat dhe kam thënë se nuk vendosem pa një dokument që është e imja. Jam frikësuar se më fusin në banesën që nuk ka letra,e kur s’ke dokumentacion i be që është e uzurpuar e më dërgojnë në burg. E, vendi më i lehtë për ta zhdukur njeriun është burgu”, shprehet ai, duke thënë se Rukolli pastaj ndërron mendjen për këtë banesë. “Rexhep Gjota ka ardhur në fund të marsit dhe m’i ka kërkuar çelësat e banesës. Tha se Rrustemi u bë pishman. I thash që kurrë çelësat nuk i kthej; se unë nuk e kam kërkuar banesën dhe se çelësat kam me ia dorëzu EULEX-it. Rexhepi pastaj më ka kërcënuar, duke thënë:‘I ke shti fjalët me shtet’.E pyeta kush është shteti. Ai u përgjigj:‘Sami Lushtaku dhe Rrustem Rukolli’”.

Refuzimi i dhënies së çelësave thotë se i ka kushtuar me jetë Dëshmitarit C, sipas të cilit “në korrik të 2015-ës sulmohet fizikisht nga prapa nga disa persona”.

“Në muajin korrik kam shkuar te banesa, si për taksirat, mos e ka ndërruar dikush bravën.Se si kam shpëtuar,kjo është mrekulli. E kam humbur vetëdijen.Pasi jam kthjell e kam parë veten në vaskë. Pastaj jam kthyer në shtëpi.Kam shkuar te mjeku dhe e kam lajmëruar Policinë,të cilët nuk kanë bërë asgjë”, u shpreh Dëshmitari C, duke u shtuar se “pas kësaj rrahjeje qëndron Rexhep Gjota dhe Rrustem Rukolli” pasi që, sipas tij, “këta kanë qenë personat e vetëm që e kanë ditur vendndodhjen e banesës”. “Unë kam lënë testament.E di kush mundet me më vra”!

15128726_10210307697864721_597277521_n

I pyetur se cilat kanë qenë lidhjet e tij me Sami Lushtakun, ai ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me të, porse “RrustemG jota, Fatmir Mjaku dhe Rexhep Rukolli kanë kërcënuar në emër të tij”.

“Ka një vjet e gjysmë që mundohem të kontaktoj me familjen e Sami Lushtakut, me tregu se çfarë kanë bërë njerëzit. Nesër kur të vjen Samiu në seancë,kam me i thanë: ‘O burrë, kush janë këta njerëz që po më kërcënojnë në emrin tënd’?! Për Rrustem Gjotën e di që është njeri i tij, por Fatmir Mjaku dhe Rexhep Rukolli çfarë lidhje kanë? Unë nuk po e dënoj Samiun, po ata njerëz që kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar mua”, ka thënë Dëshmitari C, i cili thotë se “ka me u dridh toka çka kam me fol”.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të dënohen zyrtarët e EULEX-it të cilët, sipas tij, ia kanë “montuar deklaratën e rrejshme kundër grupit ‘Drenica’”. Ndërsa, shprehet se dëshiron ta dijë se në emër të kujt Mjaku dhe Gjota ia ofruan banesën e paratë.

“Jam i rrezikuar nga të gjithë. Kam pas ofertë me tërheq deklaratën.Kam thënë:‘Kurrë!Qysh me shku me heq deklaratën në EULEX e me thanë që në banesë e kam mbyt vetën’? Me pas dashtë me fitu pare, kisha fitu prej EULEX-it: e kisha fitu gjyqin; dëmin për bashkëshorten dhe fëmijët; pare kisha bo, të tjerët i kisha shti në burg e kush nuk do të mund të thoshte se i bëra këto”, thotë Dëshmitari C, duke shtuar se ka pasur ofertë prej Salustros për “mbi 10 milionë euro” që të jetë bashkëpunëtor i tyre, ndërsa akuzon rëndë Gjotën se “familjarisht kanë vrarë njerëz pas shpine”. “Këta ma kanë refuzuar edhe kërkesën e veteranit të luftës, për Zonën e Drenicës, ndërsa bashkëshortes ia kanë ndalë pensionin”. /Telegrafi/

15129859_10210307698144728_2004289293_n

I akuzuari Fatmir Limaj i bëri pyetje dëshmitarit

Ekrem Demolli, zyrtar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e ka përfunduar dëshminë e tij në rastin e MTPT ndaj ish- ministrit Fatmir Limaj dhe katër zyrtarëve të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Demolli në seancën e sotme, që ishte e dyta e tij në këtë rast, u mor në pyetje nga i akuzuari Fatmir Limaj dhe avokati i tij Tahir Rrecaj.

Edhe prokurori Charles Hardaëay ka parashtruar disa pyetje për dëshmitarin.

Rrecaj e pyeti dëshmitarin se a ka qenë i pranishëm në sallën e gjykimit në këtë rast para se të thirret si dëshmitar.

Demolli tha se ka qenë kur për këtë rast ka dhënë dëshminë ish- drejtori i AKK-së Hasan Preteni.

Rrecaj gjithashtu e pyeti se si është përzgjedhur si dëshmitar i këtij rasti pasi që nuk ka qenë i paraparë në aktakuzë.

Demolli u përgjigj duke thënë së ftesa ka ardhur për institucionin që ai punon.

“Ftesa njëherë ka ardhur për institucionin që unë punoj, prandaj unë jam dëshmitar sepse kjo ka qenë lënda ime njësoj si çdo zyrtar në AKK-së që i ka lëndët e veta”, u përgjigj Demolli.

Kodi i Procedurës Penale të Kosovës përcakton se kur një dëshmitar jep dëshminë e tij, dëshmitarët e tjerë nuk duhet të jenë të pranishëm.

Dëshmitari Demolli nuk ka qenë prej fillimit i paraparë në aktakuzë, por është ftuar vetëm pas dëshmisë së Hasan Pretenit.

Ish Ministri Limaj e ka pyetur Demollin për takimin në Gjilan në mes të zyrtarëve të EULEX-it, denoncuesit të këtij rasti Mehmet Shkodra, dhe nëse është mbajtur ndonjë procesverbal nga dikush.

Demolli u përgjigj duke thënë së ai aty ka qenë vetëm në cilësinë e vëzhguesit.

“Aty kemi qenë katër persona, Mehmet Shkodra, unë, një zyrtar i EULEX-it dhe përkthyesi. Ftesa për takim ka ardhur nga Mehmeti dhe unë nuk e di zyrtarët e EULEX-it a kanë mbajtur procesverbal apo jo pasi që kanë kaluar disa vite”, u përgjigj dëshmitari.

Limaj e ka pyetur dëshmitarin lidhur me vërtetësinë që AKK-ja ja ka bërë pretendimeve të Shkodrës.

“Nga kjo që dëgjuam nga ju dëshmitar në këto dy seanca a mund të themi së AKK-ja nuk ka mundur t’i vërtetojë pretendimet e Mehmet Shkodrës po vetëm i ka dërguar te EULEX-i”, pyeti Limaj.

“Vërtetësia i takon gjykatës, ne nuk kemi bërë hetim të dokumenteve të prokurimit. Vetëm i kemi marrë konstatimet e Mehmet Shkodrës”, u përgjigj dëshmitari.

Seanca e radhës ndaj këtij grupi do mbahet nesër më dëshmitarin e radhës të prokurorisë, Bekim Shkodra.