Baton Haxhiu tregon një detaj interesant pas ftesës së Speciales për Kadri Veselin

Periskopi.com Lajme

Baton Haxhiu thotë se Kadri Veseli është i parafundit në listën e të ftuarve nga Gjykata Speciale. Ai nuk ka përmendur emra se kush mund të jetë i fundit, por thotë se ‘dihet se deri tani ftesë nuk ka marrë edhe kreu i shtetit, z. Hashim Thaçi’.

‘Kadri Veseli është i parafundit në listë nga të ftuarit e Speciales. Ka edhe shumë emra të tjerë të njohur qa kanë marrë ftesë e edhe janë intervistuar por nuk e kanë bërë publike. Unë nuk dua t’i tregoj ata emra sepse ata vetë ndoshta nuk kanë dashur ti bëjnë publike ato ftesa. Mirëpo dihet që ftesë nuk ka ende as kreu i shtetit, si një nga emrat e përfolur’, ka thënë Haxhiu në Klan./ Periskopi/