Dashuria, paratë dhe shëndeti, ky është horoskopi për sot

Periskopi.com Zoya

Ky është horoskopi për ditën e enjte 5 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. 

Dashi

Kjo e enjtje do të nisë disi me lodhje, por më tej gjërat do të sistemohen. Vetëm në fundjavë do të keni mundësi që të mblidhni frytet e punës që keni bërë më parë. Ndërkohë në mbrëmje bëni mirë që të relaksoheni, ndoshta duke kaluar momente intime me njeriun e zemrës dhe duke qëndruar larg polemikave.

Demi

Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë. Do të merrni lajme të mira dhe konfirmime. Në dashuri, mund të keni diskutime të vogla, por nëse nuk këmbëngulni me kokëfortësi, çdo gjë do të zgjidhet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar, pas një periudhe të ngarkuar që keni kaluar. Mundohuni që të shtyni disa detyra për një moment tjetër. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, përfshi edhe historitë e lindura prej pak kohësh, por që mund të kthehen në mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Dita do të jetë mjaft pozitive ndaj mundohuni që të përfitoni në maksimum, pasi ditët në vijim do të jenë të ngarkuara. Yjet janë mjaft të favorshme dhe mund të merrni një lajm të mirë. Sa i takon dashurisë, duhet të mundoheni që të shihni më qartë brenda vetes.

Luani

Kjo është një ditë nën ritmin e duhur, por mos u dekurajoni, pasi me kalimin e orëve, situata do të përmirësohet. Do të shihni që sfera profesionale do të jetë më e favorizuar se ajo personale. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të shumta për takime.

Virgjëresha

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mund të ndiheni në siklet apo mund të keni ndonjë problem të vogël shëndetësor. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni përplasjet dhe debatet.

Peshorja

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me momente emocionuese, me kusht që të lini mënjanë çdo debat apo pakënaqësi. Do të shihni që me gatishmërinë e duhur, do të merrni surpriza të këndshme.

Akrepi

Dita do të jetë pozitive dhe e mbushur me fuqi të madhe, edhe pse në sferën profesionale mund të përballeni me disa probleme. Në dashuri do të ketë të reja premtuese, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kapni momentin!

Shigjetari

Mund të përballeni me disa momente tensioni në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do të shkaktojë lodhje dhe pesimizëm. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë, pasi shumë shpejtë kjo fazë do të kalojë. Ndërkohë shmangni debatet dhe polemikat, sidomos me njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mbyllni shumë gjëra. Yjet janë në favorin tuaj, por duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur atë që doni. Mund të merrni disa ndihma të papritura. Dashuria është mjaft e favorizuar dhe mbrëmja parashikon emocione të bukura.

Ujori

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me emocione të bukura, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë protagoniste, ndonëse mund të keni një bllokim sa i takon çështjeve financiare.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës dhe ç ështjeve të biznesit. Nëse keni ndonjë dyshim, mund të merrni sqarimet e nevojshme. Kjo vlen edhe në dashuri, ku gjërat duket se po sistemohen. Megjithatë duhet të jeni më të vendosur në veten tuaj dhe në gjërat që kanë vërtetë vlerë

Në dhjetor mund të merret vendimi për vizat

Periskopi.com Lajme

Institucionet këtë javë për dy ditë ishin nikoqire të vizitës së delegacionit nga Gjermania, konkretisht Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, për çështjen e liberalizmit të vizave.

Takimit janë mbajtur pa prezencën e medieve, përderisa për mbajtjen e takimeve u lëshua vetëm një komunikatë.

Ndonëse nuk bëhet i qartë qëndrimi i pjesëmarrësve në komunikatë thuhet se ata kanë vlerësuar si një hap të rëndësishëm përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, ka thënë për Ekonomia Online se çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur në vendimmarrjen politike e cila merret nga Këshilli Evropian.

Analisti politik theksoi se në dhjetor mund të merret vendimi për vizat, krejt kjo nëse Këshilli merr një vendim me 2/3 e anëtarëve pro heqjes së vizave për Kosovën, atëherë mbetet vetëm procesi teknik se kur do të hynë në fuqi.

“Kumtimi për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave ka ardhur zyrtarisht nga Komisioni Evropian, njëkohësisht edhe përmes votimit në Parlamentin Evropian përmes kalimit të komisionit parlamentit evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave. Por procesi ka mbete te vendimmarrja politike e cila merret përmes Këshillit”.

“Kjo është vonuar për shkak të zgjedhjeve të BE-së e deri të krijimi i institucioneve të reja. Ajo çka mbetet është çështja e heqjes së vizave për Kosovën të hyjë në agjendën e Këshillit dhe pastaj Këshilli ta marr një vendim që 2/3 e shteteve anëtare që përbëjnë 2/3 e popullsisë të BE-së. Që të merret vendimi pro heqjes së vizave të Kosovës dhe pastaj procesi i përgatitja teknike se kur vendoset data se kur vendimi hynë në fuqi”.

Demhasaj ka njoftuar se Qeveria është e përgatitur me disa veprime të cilët është dashur t’i marrë pas vendimit. Ai po ashtu theksoi se nëse në dhjetor Këshilli Evropian e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave atëherë mundet me qenë një vendim për Kosovën.

“Kosova ka përparësi në procesin teknik pasi Qeveria dhe Ministria e Integrimeve Evropiane kanë ndërmarr disa veprime që duhet të merren pas vendimit. Paraprakisht ka filluar me u marr me atë procesin e informimit të qytetarëve e gjithë ato për procesin e liberalizimit të vizave. E rëndësishme është tani nxjerrja e vendimit nga ana e Këshillit ku vendoset që Kosovës t’i hiqen vizat në një datë të caktuar”.

“Nëse në dhjetor mundet me pas mbledhje të këshillit dhe futet në agjendë çështja e liberalizimit të vizave atëherë mundet më ndodhë që në këtë mbledhje me pas një vendim për Kosovën sa i përket çështjes së vizave. Ai vendim mundet me u materializua dhe me funksionuar prej një datës së caktuar që mundet me qenë 2020 qoftë në prill apo qershor pasi deri 6 muaj merr kohë nga vendimi”, u shpreh Demhasaj.

Ky proces bashkëpunimi, ka nisur pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë Haradinaj, që shteti Gjerman, konkretisht ekspertët e kësaj fushe nga Ministria e Brendshme, ta vizitojnë Kosovën për të parë në realitet punën e bërë.

Pakënaqësi të mëdha me Ligjin e Pagave

Periskopi.com Lajme

Nga 1 dhjetori në Kosovë do të fillojë së zbatuari Ligji i Pagave, i cili ende pa filluar të jetë në funksion ka ngjallur reagime të shumta.

Mehdi Geci, zëvendës avokat i Popullit, tha se kanë pranuar shumë ankesa nga sindikatat.

“Kemi pranuar ankesa dhe ne do të dalim me rekomandime. Jemi duke i analizuar të gjitha ankesat. Sipas sindikatave nga ky ligj krijon barazi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës.

Geci bëri me dije edhe gjatë hartimit të ligjit kanë opinione.

“Asnjë nga institucionet nuk iu janë përgjigjur  Institucionit të Avokatit të Popullit”, tha ai.

Ndryshe ditë më parë Kushtetuesja ka pezulluar ligjin për zyrtarë publik deri më 28 shkurt 2020.

Daka: Certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjasë deri në dhjetor

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjas deri në dhjetor.

Ajo ka thënë për RTK, kjo vonesë mund të ndodh, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Daka ka theksuar po ashtu, se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.