Trumpi e shkarkon kryeinspektorin e inteligjencës që i nxiti hetimet kundër tij

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkarkuar inspektorin e përgjithshëm të inteligjencës, Michael Atkinson, i cili kishte ndikuar në nisjen e hetimeve kundër presidentit. Ky vendim është kritikuar ashpër nga Partia Demokratike.

Në kohën kur vendi po kalon nëpër krizën e koronavirusit, presidenti amerikan e zgjodhi mbrëmjen e së premtes për t’i njoftuar anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata të komisioneve për inteligjencë në Senat në lidhje me shkarkimin e kryeinspektorit.

Në letrën që presidenti ua dërgoi këtyre institucioneve thuhet se është jetike që ai të ketë besim në personin që shërben si inspektor i përgjithshëm dhe se kjo nuk qëndron më në rastin e personit të shkarkuar.

Aty gjithashtu thuhet se presidenti në ditët e ardhshme do të nominojë një individ në të cilin ka besim për këtë post, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndaj këtij vendimi reaguan ashpër anëtarët e Partisë Demokratike. Chuck Schumer, udhëheqës i demokratëve në Senat, tha: “Presidenti Trump i shkarkon njerëzit që e thonë të vërtetën”.

“Michael Atkinson-i është njeri me integritet, i cili i ka shërbyer kombit tonë për gati dy dekada. Fakti se është shkarkuar shkaku i guximit që e ka pasur për t’ia thënë të vërtetën pushtetit e bën atë patriot”, shtoi ai.

Ndryshe, Atkinson- ishte zyrtari i parë që e kishte njoftuar Kongresin vitin e kaluar në lidhje me ankesën e një sinjalizuesi për telefonatën e presidentit Trump me homologun ukrainas, ku i kërkonte fillim të hetimeve kundër rivalit politik, Joe Biden.

Drejtori i Ajaxit reagon ashpër, krahason UEFA-në me Donald Trumpin

Periskopi.com Sporti

Drejtori teknik i Ajax Amsterdam, Marc Overmars, ka reaguar ashpër duke krahasuar shoqatën e futbollit të vendit (të Holandës)  dhe UEFA- në me Donald Trump.

Reagimi i tij erdhi pasi shoqata holandeze e futbollit (KNVB) lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se do të ndiqte drejtimin e UEFA-s për të bërë përpjekje për të përfunduar sezonin e pezulluar deri më 3 gusht.

“Pse do të bëhej fjalë për para dhe jo për mirëqenien e njerëzve në këtë kohë? Unë kisha shpresuar se KNVB do të merrte një vendim të pavarur, por ata tani po fshihen pas UEFA-s”, tha Overmars për të përditshmen Hollandeze De Telegraaf, përcjell Periskopi.

“Unë mendoj se ata ishin vënë nën presion të madh nga UEFA për të vazhduar lojën me çfarëdo kushti”, shtoi ish-anësori i Barcelonës dhe Arsenalit.

Ai shtoi se njerëzit po vdesin dhe më e rëndësishme është jeta sesa fubolli./Periskopi.com/

Trump: Jam President i kohës së luftës, do ta mundim armikun e padukshëm

Periskopi.com Lajme

Duke e përshkruar veten si “president të kohës së luftës”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të arrijë fitore të plotë kundër koronavirusit.

“Duhet të sakrifikojmë së bashku, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë situatë dhe do t’ia dalim bashkë. Është një armik i padukshëm, por ne do ta mposhtim atë”, tha Trump në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë.

“Mendoj se do ta mposhtim edhe më shpejt seç kemi menduar dhe do të jetë një fitore e plotë”, tha ai.

Trump, fillimisht, tha se do të nënshkruajë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950, i cili i jep autoritet presidentit t’i drejtojë bizneset civile për të ndihmuar në përmbushjen e urdhrave.

Por, më vonë, në një postim në Tëitter ai tha se do ta ndërmarrë këtë hap “në rast të një skenari më të keq në të ardhmen”.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 9,300 njerëz të infektuar me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19. Deri më tash, 150 pacientë atje kanë humbur jetën.

Në aspektin global janë mbi 220,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 8,800 njerëz të vdekur.

 

Presidenti amerikan: Bota është në luftë me një armik të fshehur

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka lëshuar së fundi një deklaratë rreth situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Duke lëbë të kuptohet se i është referuar pandemisë së përhapur Corona, Trump e quajti atë ‘armik të fshehur’.

‘’Bota është në luftë me një armik të fshehur. NE DO TË FITOJMË!’’, është shprehur ai.

Kompania gjermane: Trump nuk kërkoi ta blinte vaksinën kundër koronavirusit vetëm për amerikanët

Periskopi.com Lajme

Ndërmarrja bio-farmaceutike gjermane CureVac, e cila ka ndërmarrë hapa për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, ka demantuar mediat vendore se qeveria amerikane dëshiron ta blejë atë.Gazeta gjermane Ëelt am Zontag raportoi të dielën, duke përmendur burime pa emër nga Qeveria gjermane, se ish-drejtori i Përgjithshëm i CureVac Daniel Menichel ishte në një takim të presidentit Donald Trump me njerëz në industrinë farmaceutike në fillim të marsit.

Qysh më 11 mars, kompania nga Tibingen njoftoi se Menichella nuk ishte më menaxheri i saj i përgjithshëm, pa dhënë asnjë shpjegim se pse.Ëelt am Zontag deklaroi se Trump i ofroi CureVac një shumë të madhe parash për të blerë kompaninë ose teknologjinë e saj, dhe kështu të drejtën për të prodhuar vaksinën kundër koronavirus tani në dukje vetëm për tregun amerikan.

Curevac konfirmoi në Tëitter se kishte një takim me Trump më 2 mars, por se pretendimet e mediave për ofertën e Uashingtonit ishin të pasakta.”CureVac nuk mori një ofertë nga qeveria amerikane ose subjektet përkatëse para, gjatë ose pas takimit të Task Forcës në Shtëpinë e Bardhë më 2 mars”, shkruan në Tëitter ndërmarrja me bazë në Tibingen.Edhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se shitja e kompanisë nga Tibingen nuk është në diskutim, ndërsa ministri i Ekonomisë Peter Altmayer tha se “Gjermania nuk është në shitje”.I pyetur nga mediat nëse SHBA u përpoq të blinte kompaninë për një shumë të madhe parash, ministri i Brendshëm gjerman Horst Zehofer tha se ai “vetëm mund të thotë se ka dëgjuar vazhdimisht nga anëtarët e qeverisë se kjo është e vërtetë”.Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Gjermani dhe ushtruesi i detyrës të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell ka mohuar pohimet e gazetës Ëelt am Zontag dhe media të tjera, duke i quajtur të pavërteta.Koronavirusi deri më tani është konfirmuar në gati 180,000 njerëz në të gjithë botën, dhe më shumë se 7,000 të tjerë kanë vdekur.

Trump takohet me ministrin brazilian, i dyshuar për koronavirus (Foto)

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump para disa ditësh ka pritur në një takim ministrin për Shtyp në Brazil, Fabio Wajngarten, ky i cili është testuar si i dyshuar me koronavirus, raporton Periskopi.

Fabio Wajngarten ende është duke i pritur rezultatet, shkruan ‘o Globo’.

Kujtojmë që në botë po shënohet një situatë alarmante pas shpërthimit të Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot  ka shpallur koronavirusin si pandemi (virus që tejkalon shtetet e kontinentet)./PERISKOPI/

 

 

 

 

Reagon presidenti amerikan Donald Trump pasi që OBSH e shpalli coronavirusin pandemi globale

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, nisi një mbrojtje në internet ndaj coronavirusit të mërkurën, pasi Organizata Botërore e Shëndetit, e shpalli sëmundjen pandemi globale.

Trump ka bërë thirrje për unitet dhe njoftoi që ekipi i tij është mobilizuar për ta trajtuar sëmundjen, si dhe është rrugës për krijimin e një vaksine, pas takimit me zyrtarë të lartë të administratës shëndetësore.

“Unë jam plotësisht i përgatitur të përdor fuqinë e plotë të Qeverisë Federale për t’u marrë me sfidën tonë aktuale të coronavirusit”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Kjo është pandemia e parë në botë, e shkaktuar nga coronavirusi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Dikush duhet t’ju thotë demokratëve në Kongres se Coronavirusit nuk i intereson se në cilën parti jeni. Ne duhet të mbrojmë të gjithë amerikanët”, ka shkruar Trump.

“Amerika është vendi më i madh në botë. Kemi shkencëtarët, mjekët, infermierët dhe profesionistët më të mirë të kujdesit shëndetësor. Ata janë njerëz të mahnitshëm që bëjnë gjëra fenomenale çdo ditë”, shkruajti Trump në një tjetër postim.

“Së bashku ne jemi duke vënë një plan për të parandaluar, zbuluar, trajtuar dhe krijuar një vaksinë kundër coronavirusit, për të shpëtuar jetë në Amerikë dhe në botë. Amerika do ta mposhtë këtë problem”, shkroi Trump.

President Trump fired off a series of tweets about the coronavirus

The president touted a plan to treat the disease and create a vaccine

Trump attacked Democrats and called for unity

Këshilltari i Thaçit: Ka iniciativë nga Trumpi që dialogu të bartet në Washington

Periskopi.com Lajme

Këshilltari politik i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka deklaruar në lidhje me takimet të cilat do t’i zhvillojë sot Thaçi me liderët partiakë dhe institucionalë.

Behrami ka thënë në Sytë 7, se i pari i shtetit sot në takimet e tij do t’i informojë të gjithë liderët institucionalë dhe politikë më detajisht dhe përmbajtësisht për bisedat që ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, si dhe për kërkesat dhe pritjet që Shtëpia e Bardhë ka për palën kosovare.

“Por, në të njëjtën kohë këto takime do të shërbejnë për të diskutuar për tema të tjera të interesit nacional siç është koordinimi në politikën e jashtme kur dihet që presidenti ka rol shumë të madh në këtë pikë që rrjedh nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sipas Kushtetutës, presidenti është shef i diplomacisë dhe bartës i politikës së jashtme. Natyrisht, në këto takime do të diskutohet edhe për sfidat e tjera që Kosova ka para vetes”, ka thënë tutje ai.

Behrami ka theksuar se presidenti do të takohet me të gjithë kryetarët e partive, por nuk e ka bërë të ditur nëse edhe kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar këtë takim.

“Sot do të ketë takime me të gjithë liderët institucionalë dhe politikë dhe qëllimi është koordinimi sa më i mirë i Republikës së Kosovës para sfidave që ka. Njëra nga sfidat dhe prioritetet më të mëdha që SHBA-të kanë për momentin është përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi”.

“Edhe kryeministri, si lider i Vetëvendosjes, por edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli – me të gjithë do të ketë takime të ndara për të diskutuar krejt këto tema”, ka thënë ai.

Këshilltari politik i shefit të shtetit ka thënë se ka iniciativë nga presidenti amerikan Donald Trump që procesi i dialogut të bartet në Washington.

“Për herë të parë pas shumë vitesh të negociatave të lodhshme dhe pa rezultat të cilat janë zhvilluar në Bruksel kemi iniciativë serioze nga presidenti Donald Trump që procesin e dialogut ta bart në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë –  ku edhe nisi rrugëtimi i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës dhe aty ku duhet të përfundojë përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB”.

“Një iniciativë e tillë ka mbështetje të madhe popullore, pasi ishte kërkesë në pesë vjetët e fundit e çdo lideri politik që dialogu të udhëhiqet nga SHBA. Ky dialog tani po bartet në Ëashington. Vizita e presidentit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë e kishte pikërisht këtë simbolikë”.

Mirëpo, siç thekson ai, Qeveria e Kosovës po del kundër kësaj iniciative dhe angazhimi të madh amerikan për përmbylljen e procesit të dialogut.

“Në të njëjtën kohë, kemi pasë disa iniciativa të Qeverisë së Kosovës që janë dukur në opinion publik që janë kundër kësaj iniciative amerikane, meqë edhe në programin e tyre qeverisës thuhet që dialogu duhet të mbahet në Bruksel”

 

​Trump: Talibanët mund të kthehen në pushtet pas tërheqjes së SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se talibanët “mund” të përmbysin qeverinë e përkrahur nga perëndimi në Kabul, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Trump ka folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 6 mars, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me talibanët, me qëllim të dhënies fund të luftës 18-vjeçare në Afganistan. I pyetur nëse një tërheqje eventuale amerikane nga Afganistani mund të rezultojë me përmbysje të qeverisë aktuale nga talibanët, presidenti ka thënë se “kjo nuk duhet të ndodhë mirëpo mund të ndodhë”.

“Fundja, shtetet duhet të kujdesen për veten e tyre. Ne nuk mund të qëndrojmë aty për 20 vjet tjera”, ka shtuar mes tjerash Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar më 29 shkurt, një marrëveshje në Doha, që lejon forcat perëndimore të largohen nga ky shtet brenda 14 muajve, në këmbim të zbatimit të përkushtimeve nga talibanët, përfshirë edhe negociatat e këtyre të fundit me Qeverinë afgane. Megjithatë, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se ai nuk është i gatshëm për të zbatuar një pikë të marrëveshjes, që parasheh lirimin e 5,000 talibanëve të burgosur.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001 duke larguar nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden

Trump padit CNN’in për shpifje

Periskopi.com Lajme

Ekipi për fushatën zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur padi për shpifje ndaj kanalit televiziv CNN.

Bëhet fjalë për publikimin e disa deklaratave nga mediumit amerikan ku thuhet se ekipi i Trumpit është duke e kërkuar ndihmën e Rusisë për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020, shkruan Foxnews.

“Në ankesë thuhet se CNN ishte në dijeni për deklarimin e rremë në kohën kur i publikoi deklaratat, por e bëri me qëllim të dëmtimit të fushatës zgjedhore kështu duke mashtruar lexuesit e saj në këtë proces”.

Trump kërkon përshpejtimin e vaksinës kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump u takua me drejtorët e rreth 10 kompanive më të mëdha farmaceutike në botë dhe kërkoi prej tyre përshpejtimin e vaksinës kundër koronavirusit, sipas ”Zërit të Amerikës”.

Ndërkohë, numri i rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve në SHBA po rritet, dhe në shtetin e Uashingtonit u raportuan vdekjet e nëntë personave.

“Ka shumë gjasa që terapitë do të jenë të kapshme para se vaksina të jetë gati dhe po përpiqemi që të gjitha trajtimet efektive t’i paraqesim në treg sa më parë”, tha Trump pas takimit me drejtorët e kompanive farmaceutike.

Ai premtoi se do të shkurtohet procedura burokratike për kompanitë të cilat punojnë në përpunimin e trajtimeve.

“I njoh kompanitë shumë mirë. Disa prej tyre janë aq të pasura që mendoj se në të vërtetë ato duhet t’i huazojnë para qeverisë federale”, deklaroi presidenti Trump.

 

Trump do të presë Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë

Periskopi.com Showbiz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë Kim Kardashianin në Shtëpinë e Bardhë sot për të tërhequr vëmendjen për reformën e drejtësisë kriminale përmes famës që ka ylli televiziv.

Kim Kardashina është bërë një avokate për çështje të drejtësisë kriminale dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje. Vizita e saj u konfirmua nga dy zyrtarë që folën në USA TODAY me kushtin e anonimitetit sepse takimi nuk është bërë ende publik, transmeton Telegrafi.

Kardashian do të shoqërohet nga ish-të burgosurit e sapo liruar Tynice Nichole Hall, Crystal Munoz dhe Judith Negron.

Kim Kardashian është një shoqe e Ivanka Trump, e cila e prezantoi me burrin e saj dhe këshilltarin e lartë presidencial Jared Kushner. Së bashku, ata punuan për të ulur dënimin me burg të Alice Johnson. Johnson gjithashtu do të marrë pjesë në takimin e së mërkurës me Trump, Kardashian dhe tre ish të burgosur.

Kardashian, një yll i televizionit, foli në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë në qershor. Ajo ishte më e zëshmja për uljen e dënimit me burgim të Johnson që dha Trump në vitin 2018. Në atë kohë, Johnson ishte një gjyshe 63-vjeçare që vuante një dënim të përjetshëm për një vepër të rëndë me drogë.

 

Në takim me Vuçiqin, ishte edhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vizita dy ditore në Ëashington dhe bisedimet në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë ‘të shkëlqyeshme’.

Në një fotografi të publikuar në Tëitter, shihet edhe një ‘mysafir i paftuar’ në takimin mes Vuçiq, këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Trump, Robert O’Brien dhe të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell. Aty shihet edhe dhëndri dhe këshilltari politik i Trump, Jared Kushner.

Sipas Blicit serb, në këtë takim me Vuçiq, Kushner është ftuar nga Grenell.

“Ata kanë treguar mirëkuptim në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe e dinë se është një çështje shumë e vështirë për Serbinë”, ka thënë një burim për Blicin serb.

Lexo edhe: Vuçiq e informon popullin serb për takimin me Thaçin në Amerikë

Trump nominon kongresmenin Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar kongresmenin republikan John Ratcliffe, për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI).

Kështu ka bërë të ditur Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku e ka cilësuar të nominuarin Ratcliffe si një njeri të shquar me talent të madh.

“Kam nderin të ju njoftoj se e kam nominuar kongresmenin John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Do ta kisha përfunduar këtë proces më herët, por John donte të priste derisa të mbaronte Raporti IG. Ai është një njeri i shquar me talent të madh”.

 

Shtëpia e Bardhë: Mediat po bëjnë panik për koronavirusin që ta dëmtojnë Trumpin

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i detyrës së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se mediat amerikane po provokojnë panik për koronavirusin, për ta dëmtuar presidentin Donald Trump.

“Arsyeja që ato po i kushtojnë kaq shumë vëmendje, është se mendojnë se kjo do ta rrëzojë presidentin”, tha Mick Mulvaney.

Duke folur me një grup konservatorësh të premten, ai tha se njerëzit duhet t’i injorojnë mediat, në mënyrë që t’i qetësojnë tregjet.

Tregjet globale kanë vazhduar të bien pasi koronavirusi COVID-19 ka prekur tashmë mbi 50 vende të botës.

Prejse është shfaqur për herë të parë në Kinë, dhjetorin e kaluar, sëmundja ka prekur 82,000 njerëz, ndërsa 2,800 pacientë kanë vdekur.

Të gjitha, përveç 3,664 rasteve dhe 57 vdekjeve, janë raportuar në Kinë.

Numri i amerikanëve të infektuar me koronavirus është 60.

“Kemi ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm katër ose pesë javë më parë,” tha Mulvaney, duke iu referuar urdhrit të administratës Trump për të mbyllur kufirin për udhëtarët e huaj që vijnë nga Kina.

Kjo masë ishte mbuluar gjerësisht nga mediat në atë kohë.

 

Presidenti Trump komenton meçin mes Furyt dhe Wilderit: I fton të dy në Shtëpinë e Bardhë

Periskopi.com Sporti

Donald Trump deklaroi se është shumë e mundshme që do të ftojë Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin në Shtëpinë e bardhë pas duelit të përgjakshëm të mbrëmshëm që u zhvillua në Las Vegas.

Fury falënderoi Zotin pas fitores së titullit WBC në peshat e rënda pas një knockout-i teknik.

“Dy luftëtarë të mëdhenj,” iu tha reporterëve z.Trump derisa po shkonte për në Indi. “Ishte përnjëmend shumë eksituese.”

“Ndoshta duhet t’i sjellim që të dy në Shtëpinë e Bardhë – Nuk e di – sepse ajo ndeshje ishte përnjëmend e mirë. Mendoj se duhet ta bëjmë atë gjë.” – shtoi presidenti amerikan.

Deontay Wilder e kishte kritikuar z.Trump për shkak të çështjeve raciste në vitin 2017, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, të dy boksierët njihen si fansë të z.Trump.

“Atij nuk i bën për ne. Është krejt e qartë. Atij nuk i han palla për ne. Kjo nuk është ta bësh Amerikën të madhe përsëri.”

Por, vetëm dymbëdhjetë muaj më vonë, ai u bë mbështetës i Trumpit./Periskopi

Deklarohet Trump: Lë mundësinë që Grenell të merret veç me dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të dielen se është në kërkim të një ambasadori të ri në Gjermani, pasi që Richard Grenell është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës amerikane.

“Do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, iu ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një udhëtim në Indi, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Krahas të qenit ambasador në Gjermani, Grenelli kohë më parë ishte emëruar prej Trumpit i dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i kishte thënë Reutersit gjatë javës së kaluar se Grenelli mund të mbetej ambasador, me gjithë se është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës, duke e pasur përsipër mbikëqyrjen e komunitetit amerikan të inteligjencës, të përbërë prej shtatëmbëdhjetë agjencive.

Është e paqartë se për sa kohë do të shërbejë Grenelli si shef i inteligjencës amerikane. Trumpi ka deklaruar të dielen se ai ka në mendje pesë kandidatë për këtë pozitë, njëri prej të cilëve do të bëhej drejtor i përhershëm.

“Në një të ardhme jo edhe aq të largët, do t’i bëjmë të ditur emrat e këtyre kandidatëve”, ka thënë Trumpi.

Kjo lë mundësinë që z.Grenell në një të ardhme shumë të afërt të jetë vetëm emisar i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë që të merret më intenzivisht me të.

​Inteligjenca amerikane: Rusia po ndihmon Trump-in të rizgjidhet

Periskopi.com Lajme

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndihmojë Presidentin Donald Trump të rizgjidhet në muajin nëntor, raportojnë mediat vendase.

Komentet janë bërë në një konferencë me dyer të mbyllura para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në 13 shkurt. Presidenti Trump thuhet të jetë tërbuar nga ky fakt, duke u ankuar se demokratët do ta përdorin informacionin kundër tij. Të enjten, Trumpi zëvendësoi shefin e tij të shërbimit të inteligjencës, Joseph Maguire.

New York Times thotë se presidentin e kishte zemëruar në mënyrë të veçantë fakti që Adam Schiff, demokrati i cili udhëhoqi procedurat e fajësimit kundër tij, ishte i pranishëm në konferencë. Maguire konsiderohej favorit për t’u emëruar për postin e Drejtorit të Përhershëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI), thotë Washington Post. Por sipas gazetës, pres identi ndryshoi mendim kur mësoi për konferencën dhe foli për mungesë “besnikërie” nga ana e stafit të tij.

Trump njoftoi se Maguire do të zëvendësohej nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe një besnik i fortë i tij. Dy zyrtarë të administratës Trump i thanë New York Times se zëvendësimi i Maguire, menjëherë pas konferencës, nuk ishte gjë tjetër veçse një rastësi. Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016 për të forcuar fushatën e Trump dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA. Demokratët e kritikuan presidentin për emërimin e Grenell, i cili më parë e ka minimizuar shtrirjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e fundit, ndërsa duket ka përshëndetur ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Mediat serbe: Palmer dhe Grenell kanë qasje të ndryshme karshi dialogut Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe po pretendojnë se i Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell nuk kanë qëndrime të njëjta për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Sipas mediave serbe, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve për trafikun ajror dhe hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë, SHBA-të kanë marrur rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë Serbi.

Konkretisht, shkruan Blic.rs, Matthew Palmer, si zyrtar i Departamentit të Shtetit tha një intervistë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosun parametra për dialog dhe se “shkëmbimi i territorit ësht ende një mundësi nëse pajtohen të dyja palët”, përcjell lajmi.net.

“I takon palëve të përcaktojnë parametrat e dialogut. SHBA mbështet të dy palët për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të gjetur një mënyrë për të ecur drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Palmer.

Siç theksoi ai, njohja e ndërsjellë do të ishte rezultati ideal i zgjidhjes së këtij problemi.

“Ne do të donim që njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe e Serbisë të ishte rezultati i procesit të bisedimeve,” tha Palmer.

E lidhur me publikimin e gazetës “EU-Observer”, ka reaguar i Dërguari Special i Presidencës së SHBA-ve, Richard Grenell dhe mohoi se SHBA-të janë të hapura për shkëmbimin e territoreve.

“Fake news”, shkroi Grenell në llogarinë e tij në Twitter duke komentuar mbi artikullin e gazetës.

“Unë jam në favor të asaj që dakordohen palët. Unë jam i përqëndruar në zhvillimin ekonomik, jo politikën”, shkroi Grenell.

Grenell gjithashtu u kontaktua nga Blici serb në lidhje me deklaratën e Palmer, por ky i fundit ka thënë se për këtë duket të kontaktohet vet Palmeri.

Bashkëpunëtori i Trumpit dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë amerikane dënoi bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Ai akuzohej për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Por gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se zoti Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse ai meriton një proces të ri gjyqësor siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.

Prokurorët kishin rekomanduar që zoti Stone të dënohej me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burg. Pas ndërhyrjes së zotit Barr të katër prokurorët u larguan nga çështja.

Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.

Si presidenti ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të zotit Trump. Pritet që muajin tjetër zoti Barr të paraqitet përpara komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje zotit Barr të japë dorëheqjen duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij, ishte një “shpërfillje e hapur” e pavarësisë së sistemit gjyqësor.