Zhduket 31-vjeçari në bregdetin shqiptar, dyshohet të jetë mbytur

Periskopi.com Lajme

Një 31-vjeçar raportohet të jetë zhdukur mëngjesin e sotëm në afërsi të plazhit të Currilave.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kërkimet janë fokusuar në kërkimet në det.

Bëhet fjalë për Doland Molla, banues në Skrapar. Ka qenë miqtë e 31-vjeçarit që kanë lajmëruar policinë, pasi nuk po e gjenin shokun e tyre.

Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë. Dyshohet se 31-vjeçari mund të jetë mbytur në det.