Cavani ua mbyll gojën ‘kritikëve’: Ja çka postoi pasi u turpërua në ndeshjen ndaj Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Uruguajani, Edison Cavani ka qenë një ndër transferimet e lira më të përfolura, megjithatë, në 20 paraqitje me klubin ai ka shënuar pesë herë, përcjell Periskopi.

Lëvizjet e tij janë të klasit botëror dhe padyshim është i patëmetë, por një zhgënjim i madhe ishte paraqitja e tij me ‘Djajtë’ në barazimin ndaj Arsenalit të shtunën.

Cavani kishte dy mundësi të arta për të fituar ndeshjen për ekipin e tij në Emirates por i humbi të dyja.

p1etec9nglrml2s51mebu0cg1v.jpg

Dhe, në vend që të lejojë fansat ta kritikojnë dhe përqeshin atë në rrjetet sociale, Cavani ndërmori lëvizjen e çuditshme për të ‘shpëtuar’  vetën.

Cavani postoi një video të humbjeve kundër Fulham, Liverpool dhe dy kundër Arsenalit me mbishkrimin: “Gjëja e bukur që më mësoi futbolli” ASNJEHERE MOS U DORËZO”

Shihni videon më poshtë. /Periskopi

Më shumë kujdes së çka postohet në rrjetet sociale: Cavani akuzohet nga Shoqata e Futbollit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është akuzuar për një sjellje të keqe, përkatësisht për përdorimin e një termi racor në rrjetet sociale, nga Shoqata e Futbollit, përcjell Periskopi.

Uruguaiani 33-vjeçar postoi një mesazh në Instagram më 29 nëntor i cili përmbante fjalën ‘negrito’.

Ai fshiu postimin dhe kërkoi falje, por të enjten Shoqata e Futbollit njoftoi se ai është akuzuar.

“Është pohuar se, në kundërshtim me Rregulloren E3 E FA, një koment i postuar në faqen e lojtarit të Manchester United FC në Instagram ishte fyes / ose abuziv  / ose i pahijshëm.”

 

OPSS: Cavanit i fshihet postimi, përdori term racist – nisin hetimet nga Shoqata e Futbollit

Periskopi.com Sporti

Edison Cavani do të përballet me një hetim nga Shoqata e Futbollit, kjo pasi ylli i Manchester Unitedit e postoi një frazë fyese në një postim të tij në Instagram, transmeton Periskopi.

Cavani ia ripostoi fotografinë e tij shokut të tij, Pablo Fer, të cilit iu falenderua me mbishkrimin: ‘Gracias Negrito’.

Fjala ‘negrito’ nga spanjishtja do të thotë ‘burrë i vogël me ngjyrë, anipse kjo fjalë shpesh përdoret edhe si term i dashurisë na Uruguaj.

Cavani's now deleted post. Image: Instagram

Lidhur me ketë term kishte reaguar edhe ish legjenda e Barcelonës, Suarez, i cili kishte thënë se ‘negrito’ nuk është fjalë ofenduese nëse përdoret në kontekstin e duhur. /Periskopi

Bruno Fernandes tregon haptazi: Nuk shënova hat-trick pasi doja t’ia falja golin Cavanit

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes ka vazhduar të këmbëngul se e sakrifikoi mundësinë të shënonte ‘hat-trick’, në mënyrë që ta lejonte Cavanin të merrte ‘vetbesim’ nga shënimi i golit të tij të parë në Man Utd, përcjell Periskopi.

“Çështja është të fitosh ndeshjen. [Unë vendosa Cavani sepse] për një sulmues është e rëndësishme të shënosh për besimin e tij, ai do të jetë i rëndësishëm për ne dhe goli i parë do t’i japë besim.

“Unë nuk kam nevojë të mendoj për një hat-trik, duhet të mendoj për të ardhmen.

Cavani u bë një agjent i lirë në verë pasi përfundoi kontrata e tij me Paris Saint-Germain, prej ku reprezentuesi uruguajan përfundoi një transferim falas te United. /Periskopi

Kjo është paga e majme e Cavanit në Manchester United

Periskopi.com Sporti

Cavani pritet që ti fitojë 11 milionë euro për sezon në Old Trafford pasi që oferta e Manchester United ishte më e lartë se sa e Atletico Madrid për ish-yllin e Paris Saint-Germain,

Cavani do të zyrtarizohet si lojtarë i Manchester United, ai ka nënshkruar marrëveshjen me djajtë e kuq për një sezon me opsion edhe për një vit shtesë.

Sulmuesi uruguaian është golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, me 200 gola të shënuara në 301 paraqitje, ai gjithashtu ka ngritur 19 trofe me skuadrën Parisienë.

Cavani mund të bëjë debutimin e tij për skuadrën e djajve të kuq pas ndeshjeve te kombëtareve, me 17 tetor kundër Newcastle.

Real Madridi në listën e klubeve të interesuara për Cavanin

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani raportohet se është ofruar për transferim te klubi i Real Madridit.

Cavani po besohet se është ofruar te skuadra madriliene gjatë ditës së djeshme, dhe klubi spanjoll është duke e menduar transferimin e tij.

Për Cavanin interesim kanë treguar edhe Juventus, Roma, Gremio, Benfica dhe Atletico Madridi.

Futbollisti aktualisht është duke zhvilluar stërvitje në Uruguai dhe është duke pritur për klubin e ardhshëm të tij

Ideja e ‘çmendur’ e Zidanes, kërkon Edinson Cavanin

Periskopi.com Sporti

Në Itali bëjnë me dije se “El Matador” shihet si zëvendësuesi ideal i Karim Benzemasë. Me 200 gola të shënuar në 301 ndeshje me fanellën e PSG-së, Kavani vendosi që të largohej dhe të mos e rinovonte më kontratën. Edhe klubi nuk kishte më qëllim që të mbështetej tek uruguaiani, i cili tani mund të transferohet te “Galaktikët”.

Pak ditë më parë ai ishte shumë pranë kalimit te Benfika, por duket se gjithçka dështoi për shkak të kërkesës së lartë ekonomike që kishte sulmuesi 33-vjeçar. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe njëra prej tyre ka qenë nga Madridi, ku Kavani nuk do të mendohej dy herë për të shkuar.

Zinedin Zidan do të ishte shumë i lumtur nëse do të kishte në ekip një zëvendësues ideal për Karim Benzemanë, sepse gjatë sezonit që lamë pas kishte vetëm Luka Joviçin dhe Mariano Diazin. Të dy nuk bindën aspak dhe për këtë arsye mund të largohen.

Por në këtë merkato mund të ketë një kryqëzim të fateve mes Kavanit dhe Marianos. Benfika ka kërkuar informacione për këtë të fundit dhe ai është pranë kalimit në Portugali. Në Madrid u tha se nuk do të bënin merkato këtë herë dhe se Zidan ishte i kënaqur për të punuar me futbollistët që ka në dispozicion, por Kavani është një mundësi e artë për klubin spanjoll.

Ai ka eksperiencë ndërkombëtare dhe pavarësisht dëmtimit që ka pësuar, vazhdon të jetë një nga bomberat më të fortë në Europë. Di të luajë në ajër, por është edhe teknik. Do të përshtatej shumë shpejt në “Bernabeu”. Edhe tifozëve u pëlqen një lëvizje e tillë, pavarësisht se kanë dyshime për moshën e Kavanit.

Cavani bëhet me skuadër të re

Periskopi.com Sporti

Edinson Cavani do të jetë dhurata e madhe e klubit të Benficas për trajnerin Jorge Jesus dhe tifozët e skuadrës.

“Bomberi” uruguaian është një hap zyrtarizimit si sulmuesi i ri i skuadrës analuze, teksa palët kanë arritur akordin për tre sezone me një page neto 8 milionë euro në vit.

Cavani ishte kërkesë e trajnerit Jesus, i cili pranoi të rikthehej vetëm me një projekt fitues dhe me emra të rëndësishëm.

Sulmuesi nga Uruguai është i treti afrim cilësor pas atyre të Jan Vertonghen dhe brazilianit Everton, i cili u ble për 20 milionë euro nga Gremio.