Epike: KQZ gaboi rëndë në rezultate, ndryshon gjithçka

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Sipas përqindjeve të dhëna, koalicioni Nisma-AKR nuk kishte arritur të kalonte pragun.

Por, përqindjet e nxjerrura kishin përfshirë edhe mbi 54 mijë vota të cilat iu shkuan partive që nuk arritën të siguronin pragun prej 5 për qind.

Të gjitha partitë politike, siç mund ta shohin në faqen e Internetit të KQZ-së, dalin me të njëjtën përqindje në Kuvend, e të cilën e kishin edhe kur ajo u nxor me partitë joparlamentare, shkruan Periskopi.

Por, përqindja e tillë e afekton kësisoj edhe numrin e deputetëve që mund të marrin partitë politike shqiptare.

Komunitetet pakicë i kanë të rezervuara 20 ulëse në Kuvend në bazë të Kushtetutës edhe pse i arritën vetëm 11 me votën e qytetarëve. Ndërkohë, 100 ulëset e tjera duhet të ndahen prej pesë partive/koalicioneve që ia dolën të hipnin mbi prag.

Por, përqindja e partive politike shqiptare duhet të nxirret nga numri i ri i numrit të zgjedhësve vetëm për partitë politike parlamentare – gjë që nuk e ka bërë KQZ-ja.

Nëse marrim parasysh edhe vendimin e PZAP-it për votat serbe, del se përqindjet e partive politike janë rritur si vijon:

VV                          26,65%

LDK                        24,91%

PDK                        21,56%

AAKpsd                                11,69%

NismaAKR           5,09%

Sipas këtyre përqindjeve, Vetëvendosje nuk i humb tre deputetë por vetëm dy, aq sa i humb edhe LDK-ja. Ndërkohë, AAK dhe PDK e humbin nga një deputet që e kishin me rezultatet përfundimtare të 6 tetorit. /Periskopi