Berisha: Nuk na lejohen gabimet kundër Andorrës, me vullnet për të bërë surpriza

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha foli si kapiten i ekipit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të Botërorit, kundër Andorrës në transfertë.

“Gardiani” kuqezi e ka të qartë se nuk lejohen gabimet ndaj këtij kundërshtari inferior në letër.

Si duket atmosfera në fillimin e kualifikueseve krahasuar me fundit e ndeshjeve të Nations League?

Ne kemi bërë detyrë të mirë në kualifikueset e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Sidomos në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitoret. Jashtë Shqipërisë kemi zhvilluar ndeshje të mira. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të lejojmë gabime të rëndësishme.

Në ndeshje ne fundit me këtë kundërshtar kemi barazuar në Tiranë. A e keni analizuar atë takim?

Trajneri na ka treguar që gabimet që kemi bërë në atë ndeshje, kanë ardhur më shumë për mungesë përqendrimi. E kemi futur veten në vështirësi dhe kjo nuk na lejohet nesër. Është ndeshja e parë e duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje duhet të na japë më shumë motivim për ndeshjet e ardhshme.

Pritshmëritë pas Nation League janë më të mëdha…

Morali do të jetë më i madh, duke patur parasysh se do të luajmë më vonë me ekipe më të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi cilësi, por duhet të rritemi më shumë. Vullnetin e kemi të madh për të bërë surpriza, siç kemi bërë shumë herë.

Etrit Berisha është liruar nga spitali, vazhdon trajtimin kundër Covid-19 në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Portieri Etrit Berisha ka lënë spitalin në Itali ku po kurohej aktualisht nga koronavirusi.

Këtë e konfirmojnë mediat italiane të cilat shkruajnë se gardiani kuqezi është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ai do të trajtohet në banesë pasi ditët e fundit ka shfaqur simptoma të lehta të coronavirusit.

Berisha u shtrua në spitalin Cona në Itali më 2 dhjetor ndërsa mediat italiane shkruanin se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID që prej 27 nëntorit.

Etrit Berisha i kundërpërgjigjet Keane pasi e quajti ‘budalla’

Periskopi.com Sporti

Paraditen e sotme u organizua konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja së bashku me kapitenin Etrit Berisha, në prag të “finales” së Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet ditën e nesërme (e mërkurë) në orën 16:00.

Kuqezinjtë do të kërkojnë triumfin, për t’u pozicionuar në vendin e parë dhe për të vijuar aventurën në Ligën e Kombeve. Luhet për plot 1.1 milionë euro shtesë të cilat mund të derdhen në arkat e FSH-së në rast se Shqipëria përfundon e para.

“Skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje. Jemi duke përgatitur detajet e fundit. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë si të tjerat, por mendoj se kualitetin e kemi dhe gjitha mundësitë po ashtu. Jemi të lumtur që kemi pësuar vetëm 2 gola, që kanë qenë të evitueshëm dhe nuk kanë qenë gola nga aksionet e kundërshtarit. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm. Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë”, ka deklruar portieri nga Prishtina, Etrit Berisha.

Image

Ky i fundit në fitoren e fundit të Shqipërisë ndaj Kazakistanit me rezultat 3:1, pësoi gol nga gjysma e fushës.

“Gardiani” i cili luan në Itali te skuadra SPAL është pyetur edhe deklaratën të cilën e ka dhënë ditë më parë legjenda angleze Roy Keane, i cili tha se vetëm një portier “budalla” mund të pësojë gola nga mesi i fushës.

“Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruajtur dhe çfarë kanë thënë të tjerë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabimi dhe duhet të përmirësohem. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi”, theksoi Berisha.

U turpërua nga goli qesharak që mori, vjen reagimi i Etrit Berishës

Periskopi.com Sporti

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ishte njëri nga më meritorët në fitoren e Shqipërisë kundër Kazakistanit me rezultat 3-1 duke bërë disa pritje fantastike.

Megjithatë, në minutën e 25’ të ndeshjes, gardiani kuq e zi pranoi një gol nga gjysma e fushës kur mysafirët e nisën shpejtë ndeshjen pas golit të Ismajlit duke zënë Berishën jashtë pozicionit të duhur.

Pas ndeshjes, Berisha sqaroi se çfarë realisht ndodhi në atë situate.

“Jo si sot asnjëherë nuk kam pësuar gol. Ishte një moment kur veç se shënuam dhe mund ta menaxhonim më mirë lojën, por pas atij goli e lëshuam iniciativën. Gjëra që ndodhim, do ishte e vështirë për çdo portier ajo”, tha fillimisht Berisha për SuperSport.

“Të them të drejtën goditja ishte shumë e mirë, topi mori një trajektore dhe duke shkuar prapa – të kthehesha prap ishte e pamundur. Goditja ishte shumë e fortë dhe gjithçka shkoi shumë shpejtë”, përfundoi ai.

Etrit Berisha ia siguron fitoren SPALI-it, pret penalltinë e argjentinasit

Periskopi.com Sporti

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, prishtinasi, Etrit Berisha, ka rezultuar përcaktues në fitoren e skuadrës së tij Spal, në përballjen që kjo e fundit pati më skuadrën Reggina, transmeton Periskopi.

Berisha ruajti të paprekur rrjetën, si dhe i priti penalltinë e futbollistit të Regginës, German Denisit, në minutën e 61-të, duke ia siguruar kështu fitoren ekipit të tij.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e ekipit të Berishës, SPAL nga Serie B. /Periskopi

 

Etrit Berisha e Lorik Cana e tallin ish- shokun e skuadrës: ‘A e njeh ti Mic Sokolin’

Periskopi.com Sporti

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është motivuar së tepërmi nga renditja e “Sky Sport” si portieri i tretë në Evropë me më shumë pritje dhe i pari në Itali në këtë aspekt.

Gardiani i SPAL-it ka krahasur veten me Heroin Kombëtar Mic Sokoli duke publikuar një foto të figurës kombëtare shqiptare dhe të tijën “duke vendosur gjoksin” përpara rrezikut. Me krenari, e ka quajtur këtë kapërcim të kohës si “evolucion”.

Teksa ish-shoku i tij i skuadrës te Atalanta Papu Gomez ka qeshur me reagimin e Berishës, në rrjetet sociale është bërë pjesë dhe ish-kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana, i cili me humor i drejtohet kapitenit të Atalantës nëse e njeh Heroin Kombëtar Mic Sokoli.

Image
Image

Etrit Berisha në mesin e portierëve me më së shumti pritje

Periskopi.com Sporti

Ndonëse po paraqitet në njërën prej skuadrave më të dobëta në Serie A, portieri kosovar Etrit Berisha po shquhet me ndeshje të mira këtë edicion. 

Reprezentuesi i Shqipërisë është pjesë e SPAL-it, që është i parafundit në kampionatin italian. SPAL-in e pret betejë e fortë në garë për të mbetur në elitën italiane, nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër për shkak të koronavirusit. Dhe forma që ka kaluar deri më tani Berisha mund të trimërojë tifozët e skuadrës. 

Faqja e specializuar për statistika në futboll, “Squawka”, ka shkruar të shtunën që Berisha është portieri i tretë në top-pesë ligat evropiane me më së shumti pritje këtë edicion. Berisha deri më tani ka bërë 107 pritje. Më shumë se ai kanë vetëm Aitor Fenandez i Levantes (126) dhe Martin Dubravka i Newcastles (117). 

Pas Berishës janë Bernd Leno i Arsenalit me 104 pritje dhe Aaron Ramsdale i Bournemouthit me 101 pritje. 

 

 

E zvarriti e e zvarriti dhe në fund i shënoi: Ja turpërimi që Immobile i bëri Berishës (Video)

Periskopi.com Sporti

Lazio fitoi dje me rezultat të thellë 5-1 duke vazhduar luftën për titullin kampion. Viktima e skuadrës që drejohet nga Simone Inzaghi, kësaj here ishte SPAL që po lufton për mbijetesë.

SPAL nuk ka ndonjë lojtar të njohur përveç Andrea Petagnas dhe Etrit Berishës. Berisha u huazua në këtë ekip prej Atalantas që po vazhdon shkëlqimin në Serie A.

Dhe, prej fillimit të sezonit e tutje, gardiani shqiptar ia doli që të ishte lojtari më i mirë i ekipit duke prodhuar pritje të jashtëzakonshme për ekipin e tij, që megjithatë ra në fund të tabelës, shkruan Periskopi.

Por, dje pamë një episod aspak të mirë për ish lojtarin e 2 Korrikut të Prishtinës. I ndodhur përballë këmbëshpejtit Ciro Immobile i cili prin listën e golshënuesve në Serie A tashmë me 25 gola, Berisha e pa të udhës të dilte nga porta e tij për t’i zvogëluar rrezen e gjuajtjes në portë italianit.

Megjithatë, ajo që bëri Immobile me portierin shqiptar ishte mjaft turpëruese për këtë të fundit.

Berisha [siç mund ta shihni nga minuta 1:23] u mundua të mos e lejonte Immobilen të shënonte duke vazhduar ta ndjekte e ta ndjekte por sulmuesi italian me aftësitë marramendëse teknike ia doli ta mbante topin në këmbë dhe në fund shënoi një gol spektakular me portën që ishte e pambuluar.

Berisha portieri i dytë më i mirë në Serie A, statistikat e konfirmojnë

Periskopi.com Sporti

Fitorja e SPAL-it me përmbysje ndaj Atalantës u ka kujtuar edhe një herë të gjithëve se portieri që aktualisht mbron portën e skuadrës së vendit të fundit, ka qenë më parë pjesë e bergamaskëve dhe një gabim ndaj Dortmundit në Europë, i ka kushtuar edhe largimin.

Megjithatë, Etrit Berisha është shpesh heroi i heshtur i skuadrës që po tenton me të gjitha forcat mbijetesën në Serinë A. I heshtur, sepse shpesh pret shumë raste shpëtimtare për ekipin e tij, por në fund nuk ia del që të ruajë të paprekur kuadratin e SPAL-it, teksa në fazën e parë të kampionatit e ka ruajtur vetëm dy herë, ndaj Parmës dhe ndaj Udinezes.

Së fundmi, “Gazzetta Dello Sport” i dedikon një artikull gardianit të Kombëtares shqiptare edhe pse në renditjen e portierëve për notat mesatare, ai nuk është në krye. Sirigu është vlerësuar me notën 8, të cilën në Itali e kanë fare pak edhe lojtarët (Ronaldo, Dibala, Imobile, Luis Alberto, Gomes, Sensi) e jo më portierët.

I dyti renditet Etrit Berisha mes të gjithë portierëve të Serisë A, me notën mesatare 6.61 për të 1800 minutat e zhvilluara, pa humbur asnjë. I treti është Shezni i Juves me 6.59 dhe i katërti, shqiptari i Lacios, Thomas Strakosha.

Lautaro mposht Berishën, Interi i merr vendin e parë Juventusit (Video)

Periskopi.com Sporti

Interi po luan kundër ekipit SPAL në Giuseppe Meazza dhe me një fitore eventuale do të merrte vendin e parë në Serie A. 

Pak më herët, gaboi rëndë Juventusi me një barazim 2-2 me Sassuolon duke i lënë mundësinë e artë ekipit të Interit që drejtohet nga Antonio Conte që të zinte vendin e parë.

Ishte një gabim i tmerrshëm nga portieri legjendar, Gianluigi Buffon, ai që i mundësoi barazimin ekipit të vogël italian, shkruan Periskopi.

Dhe, tashmë Interi ka shënuar golin e parë me anë të argjentinasit Lautaro Martinez, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin shqiptar Etrit Berisha.

Këto tri pikë do t’i mundësonin Interit të kishte një pikë më shumë se Juventusi i Maurizio Sarrit.

UEFA shkruan për pritjen sensacionale të Etrit Berishës kundër Francës, Giroud nuk mundi ta besonte se nuk shënoi

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë ka debutuar me humbje në stadiumin e ri “Air Albania”.

E kundërshtar i tyre i parë ishte hiq më pak se Kampioni i Botës, Franca.

Këtë takim, Kombëtarja “kuqezi” e humbi me rezultatin 2:0, por një pritje e bërë nga Etrit Berisha në pjesën e dytë po bën xhiro në rrjetet sociale.

Madje, edhe faqja zyrtare e “Euro 2020” ka publikuar pritjen e gardianit nga Prishtina.


Shqipëria këto kualifikime i mbylli në pozitën e katërt, duke lënë prapa vetëm Andorrën dhe Moldavinë.

Ndërsa, ndeshje zyrtare nuk pritet të ketë tashmë deri në shtator të vitit 2020.

 

Gazzetta dello Sport: “Strakosha merr gjithçka, pas Lazios edhe Shqipërinë”

Periskopi.com Sporti

Gazzetta dello Sport u ka kushtuar një hapësirë të veçantë, këtë të enjte, dy portierëve kuqezi, Thomas Strakosha dhe  Etrit Berisha, në prag të përplasjes së fundjavës, SPAL-Lazio.

Derbi kuqezi i portës në Serinë A, në fakt, është në dyshim, për shkak të problemeve fizike të Berishës, i cili vazhdon të stërvitet i veçuar.

Më poshtë artikulli i shkruar për dy portierët e Shqipërisë.

“Tashmë Tomas Strakosha ka fituar gjithçka, portieri 24-vjeçar i Lazios është titullar edhe te Shqipëria. Trajneri Edy Reja e ka preferuar para Etrit Berishës për ndeshjet me Francën dhe Islandën, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Por, para ndeshjes me Islandën, Berisha ka pasur edhe një problem muskulor, që ka vënë në dyshim serioz edhe rikuperimin e tij për takimin SPAL-Lazio.

Me shumë mundësi, dy portierët shqiptarë do ta shmangin ballafaqimin mes tyre në Serinë A këtë fundjavë. Të dy i lidh edhe përvoja te Lazio. Tre vjet më parë, ikja e Berisha tek Atalanta i hapi rrugën Strakoshës, i cili u bë portieri i dytë, pas Marcchetit, për të marrë më pas vendin e titullarit.

Pas 11 muajsh, Strakosha luajti me Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Izraelit, më 14 tetor. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit si titullar me kuqezinjtë, më pas në stol si zëvendësues i Berishës dhe me një marrëdhënie jo të lehtë me Panuccin. Me ardhjen e Rejas te Shqipëria, Strakoshës iu krijuan mundësi të tjera. Ai pati hapësirë në Kombëtaren Shqiptare pas një vere më të vështirë sesa ishte parashikuar, për shkak të atij dëmtimi të pësuar që në fundin e sezonit të shkuar.

Strakosha iu bashkua Lazios në fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit, nga sfida e 2 gushtit me Bournemuthin, e para miqësoreve në atë periudhë. Ai u kthye mes shtyllave, duke qenë i kujdesshëm për dëmtimin që kishte pësuar. Trajneri Reja i ka njohur të dy, si Strakoshën, ashtu edhe Berishën, që nga koha kur drejtonte Lazion. Tani Strakosha ka kapur trenin e ambicieve me Lazion dhe me Shqipërinë.”

Mesazhi i Berishës pas largimit nga Atalanta: Faleminderit për momentet historike

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha i ka dhënë lamtumirën përfundimtare Atalantas, nga ku u transferua te SPAL.

Gjatë ditës së djeshme SPAL zyrtarizoi transferimin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nga Atalanta në formë huazimi me obligim blerje në fund të sezonit 2019/20.

Portieri i Shqipërisë, i cili ka qenë në Itali që nga viti 2013, fillimisht te Lazio, më pas tri vite te Atalanta, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka falënderuar të gjithë për vitet te Atalanta, derisa mezi pret të nisë gjithçka me SPAL.

“I kam kaluar tri vjet fantastikë në Bergamo, në një qytet ku që nga dita e parë e kam ndier dashurinë dhe mbështetjen dhe entuziazmin e tërë skuadrës. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për momentet historike dhe të paharrueshme të cilat i kemi arritur së bashku. Tash mezi pres ta nis eksperiencën e re në Spal. Dua ta jap më të mirën për qytetin dhe për personat që e kam parë se janë mjaft të lidhur me këto ngjyra”, shkroi ai në Instagram.

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha edhe zyrtarisht është larguar nga Atalanta.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë do të vazhdoj të qëndroj në Serie A, por tani tek skuadra e Spal, transmeton Periskopi.

30-vjeçari e kishte humbur pozitën e titullarit te Atalanta dhe kjo ishte arsyeja e largimit nga Bergamo.

Berisha i është bashkuar Spalit si huazim me detyrim blerje sapo të arrihet një numër i caktuar i ndeshjeve.

Prishtinasi ishte në tri vitet e fundit pjesë e Atalantës, ndërsa më parë ka mbrojtur edhe për Lazion, Kalmarin dhe 2 Korrikun.

Skuadra italiane Spal e ka prezantuar Berishën dhe janë shprehur të lumtur që kanë marrë reprezentuesin shqiptar në radhët e veta. /Periskopi.com/

Etrit Berisha optimist para ndeshjes me Islandën

Periskopi.com Sporti

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Islandës, është shprehur shumë optimist se “kuqezinjtë” do të marrin rezultat pozitiv.

“Mund të them se atmosfera në Kombëtare është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar ta bëjë ekipin entuziast. Tani për tani, jemi të lumtur, pasi po kalojmë mirë si në stërvitje dhe jashtë”, u shpreh gardiani i Atalantas, transmeton Periskopi.

“Nuk duhet të kemi presion para Islandës. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat i mirë do të hapte shpresat për kualifikim. Jemi një grup ku nuk ka shumë diferenca”, tha ai.

“Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për kualifikim, çka do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e ekipit. Do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi cilësitë e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj që Islanda, përveç lojës në ajër, ka dhe cilësi të tjera. Gjithsesi, jemi në këtë periudhë ku e kemi në konsideratë këtë gjë”, u shpreh portieri Berisha.

Për mbrojtjen Berisha tha se kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë në këtë repart.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që jemi të konsoliduar në këtë repart. Diferencën e kanë bërë gabimet tona. Besoj se do t’i eliminojmë këto gabime dhe do të kemi mundësi për rezultat pozitiv. Nëse dalim mirë nga kjo ndeshje, do të kemi vetëbesim dhe në ato që vijojnë”, u shpreh ai.

Berisha: Atalanta mund të përballet me çdo ekip

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Atalanta dhe shpreson që këtë sezon të kapë një vend në Europë.

Ëndrra është Championsi, por ajo humbje me Milanin i ka komplikuar gjërat.

Ditën e djeshme, “gardiani” i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantës dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për “Atalantacalcio” ai është shprehur:

“Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin. Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi Berisha.

6 futbollistët e kombëtares së Kosovës që dolën nga lloçi i ligës vendore

Periskopi.com Sporti

I madh e i vogël u befasuan mbrëmë nga loja spektakulare dhe rezultati bindës që mori Kombëtarja e Kosovës në duel me Azerbaixhanin.

Arbër Zeneli shënoi tri herë, ndërsa Amir Rrahmani një tjetër, shkruan Periskopi.

Vlera totale e grupit arrin shifrën e 40 milionëve sipas Transfermarkt, vlerë që pritet të rritet pas performancës fantastike.

Visar Bekaj, doli nga akademia e Ramiz Sadikut dhe ajo e Prishtinës. Aktualisht luan për Prishtinën. Mbrojtësi më i mirë, Amir Rrahmani fillimisht luajti për akademinë e Drenicës, e madje edhe për ekipin e parë. Vlera e Rrahmanit arrin 1 milionë, dhe luan për Dinamon e Zagrebit.

Rashica, doli nga akademia e Vushtrrisë dhe aktualisht vlen 7 milionë euro. Një tjetër talent që doli nga ‘lloçi’ i futbollit të Kosovës është edhe Edon Zhegrova. Ai ishte pjesë e ekipit të Flamurtarit dhe Prishtinës.

Edhe lojtari në top formë që luan te Çaykur Rizespor, Vedat Muriqi doli nga Kosova. Ai është i lindur në Prizren dhe karrierën si profesionist e nisi te Liria.

Ndërsa, befasia në mesin e lojtarëve që dolën nga Kosova është Lirim Kastrati që po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit. Ai ka dalur nga një ekip i vogël nga Gjilani, Kika.

Kujtojmë se nga futbolli i Kosovës dolën edhe lojtarë si Grezda, Etrit Berisha dhe Liridon Latifi.

/Periskopi

Etrit Berishën e kërkojnë në Francë, Atalanta thotë “JO”

Periskopi.com Sporti

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është ende shumë i vlefshëm për skuadrën nga Bergamo.

Etrit Berisha ka pasur një tjetër sezon të mrekullueshëm në Serie A me Atalantan që me pritjet e tij ka ndihmuar ekipin të kualifikohet në Ligën e Evropës për të dytin vit rresht.

Duke parë paraqitet tij, skuadra franceze Lille ka bërë një ofertë për blerjen e futbollistit të lindur në Prishtinë.

Mirëpo sipas medieve në Itali, Atalanta e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë dhe çmimi i vetëm për të cilin ata do të futen në negociata për shitjen e 29-vjeçarit, do të jetë 7 milionë euro.

Përveç Atalantas, Berisha në Serie A ka luajtur edhe me skuadrën e Lazios.

Etrit Berisha, ky është një lajm i hidhur

Etrit Berisha do të operohet dhe për këtë çështje nuk ka më dyshime, por dyshim mbetet e ardhmja e tij në Atalanta.

Periskopi.com Sporti

Mediat italiane kanë mësuar se operacioni i parashikuar me datë 30 nëntor është shtyrë vetëm për faktin se portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantas, Etrit Berisha kishte një ënjtje në zonën e dëmtimit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale.

Ndaj është vendosur të pritet derisa të ulej kjo ënjtje dhe më pas ai t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

27-vjeçari pritet t’i nënshtrohet sot ose nesër operacionit në klinikën “Villa Steuart’ në Romë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 20-25 ditë, që do të thotë se kthehet në fushë vetëm në janarin e vitit 2017.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet e skuadrës së tij ndaj Udineses, Milanit dhe Empolit, për t’u kthyer vetëm ndaj Chievos në javën e fundit të fazës së parë të Serisë A.

Lajm i keq për Etrit Berisha, duhet të operohet

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas e ka mbyllur me futbollin për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Portieri shqiptarë do të operohet nesër dhe besohet se ai do të kthehet të luajë në vitin e ardhshëm. Atalanta do të jetë pa portierin kryesor ndaj Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Atalanta është duke kaluar në një super sezon pasi ata momentalisht janë të renditur në vendin e pestë me 28 pikë në Seria  A.

Berisha që nga ardhja e tij nga Lazio është shëndërruar në pika kyçe të skuadrës. /Periskopi/