Dikur yll, sot në rrugë

Periskopi.com Sporti

Jeta e futbollistëve nuk është e lehtë ashtu siç duket dhe ndodh që gjatë karrierës të kenë rënie të pabesueshme.

Reali i Madridit, ka vendosur të largojë përfundimisht mbrojtësin portugez Fabio Coentrao. Ai ishte i huazuar së fundmi te Sportingu i Lisbonës, ndërkohë që nuk bën pjesë në planet e drejtuesve madrilenë.

Sipas “AS” menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, në një takim me drejtuesit e skuadrës, është autorizuar për ta transferuar mbrojtësin në një ekip pa pasur nevojë për të paguar për kartonin e tij.

Edhe pse skuadrat të interesuara për 30-vjeçarin mund të jenë të shumta, rroga e lartë e tij mund të jetë një pengesë.