Tifozët qëndruan në heshtje 20 minuta, protesojnë vendimet e Federatës

Periskopi.com Sporti

Ndeshjet e Bundesligës nuk filluan ashtu siç duhet në mesjavë. Në 20 minutat e para, dëgjohej vetëm britma e trajnerëve apo e lojtarëve.

Kjo ndodhi në gjitha ndeshjet e djeshme të kampionatit gjerman, në Bremen, Munchen, Freiburg dhe Hannover.

Werder Bremen – Hertha Berlin ishte ndeshja e parë, që filloi nga ora 18:30, ku tifozët protestuan. Tifozët vendas po ashtu edhe mysafirët protestuan vendimin e Federatës Gjermane të Futbollit për t’u luajtur ndeshjet në mesjavë, për arsye të televizive.

Tifozët dhe Federata kishin një takim gjatë javës dhe nuk arritën akordin e duhur sa i përket të drejtave të televizioneve.

Tifozët e Bremen qëndruan të heshtur 18 minuta e 30 sekonda, për dallim nga ata të Herthas që nuk kënduan 20 minuta, përcjell Periskopi.

”Imagjino që ky është futbolli dhe askush të mos vijë në stadium”, ”Ndaloni ndeshjet në mesjavë”, ”Futbolli është për mua dhe për ty – jo për sponsorimet e televizioneve”, ishin disa nga banerat e tifozëve./Periskopi/

Ministri Gashi priti në takim krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

​Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër Rainer Milkoriet.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësuesit e DFB-së ia bënë Kosovës po ashtu, falënderoi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporiti,gjatë takimit diksutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmën.

Gashi shprehu keqardhje për anulimin e ndeshjës testuse e cila është para parë të zhvillohet dje dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

“Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sportit prioritet i yni është t’i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës”, tha ai.

Duke u falënderuar ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë Rainer Koch, tha se me Kosovën ka disa momente të mira.

“Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje”, ka thënë ai./

Ozil në fotografi me Erdoganin, Gjermania kërkon shpjegim

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, i kërkoi të dielën Ozilit shpjegime për fotot që bëri me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përpara Botërorit.

“Mesut Ozil nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Tifozët presin përgjigje me të drejtë. Mesut, kur të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, tha Grindel në një intervistë për “Kicker”.

Özil dhe Ilkay Gündogan bënë foto me Erdoganin përpara Botërorit dhe eliminimi që në grupe i Gjermanisë i shtoi polemikat për këto poza. Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.

Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi.

Gündogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.

Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.