E dashura e Florijana Ismailit me dedikim prekës me rastin e vdekjes së futbollistes

Periskopi.com Sporti

Futbollistja kosovare, Florijana Ismaili, humbi jetën pak ditë më parë, teksa u mbyt në liqenin e Komos në mënyrë tragjike.

Florijana, e cila ishte dhe kapitenia e Jang Bojsit, ishte në një lidhje me futbollisten tjetër Melanie Myler, teksa kjo e fundit ka bërë një postim në “Instagram”, ku ka ndarë dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares, transmeton Periskopi.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen.

fidanzata-scomparsa-ismaili-630x415

“Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi.

“Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua”, shkruan Melanie Myler në “Instagram”. /Periskopi.com/

Lumenjtë e Italisë që po ua marrin jetën shqiptarëve: Pas Florijana Ismailit, mbytet edhe një 17 vjeçar

Periskopi.com Lajme

Një rast tragjik ka ndodhur në Itali, pasi një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ujërat e lumit Chiusella.

Adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

Sipas, “La Repubblica” rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq.

Hipoteza është se ai u mbërthye mes shkëmbinjve nën ujë.

Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.

Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riun të pa jetë.

Postimi i Ambasadës zvicerane për Florijana Ismailin ta ngrohë zemrën – dedikim brilant

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes Facebook’ut ka kujtuar futbollisten Florijana Ismaili, e cila u gjet e vdekur të martën pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur para tri ditëve. Ambasada e Zvicrës tha për Florijanën “Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq dje nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

 

 

Pamje të dhimbshme nga momenti kur nxirret trupi i pajetë i Florijana Ismailit

Periskopi.com Sporti

Sot është gjetur trupi i pajetë i futbollistes kosovare, Florijana Ismaili, e cila u mbyt në liqenin e Komos.

Lajmi u konfirmua nga forcat e marinës dhe të zjarrfikësve, të cilët ishin aktivizuar në gjendjen e trupit, transmeton Periskopi.

Roboti nënujor e ka gjetur trupin e futbollistes 24-vjeçare zvicerane me origjinë shqiptare në në thellësi prej 204 metrash.

Falë krahut të robotit është bërë e mundur tërheqja deri në një thellësi 20 metra ku më pas kanë qenë zhytësit ata që e kanë ngjitur në sipërfaqe për ta dërguar në spital ku do të kryhet autopsia.

Familjarët janë lajmëruar se ishte gjetur trupi i futbollistes për të cilin kishte nisur kërkimi që në fundjavë, kur ajo u zhyt në ujin e liqenit ndërsa po bënte xhiro me barkë e cila u mbyll në mënyrën më tragjike të mundshme. /Periskopi.com/

 

Kryeministri i Kosovës ngushëllon familjen e Florijana Ismailit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares zvicerane.

“Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares zvicerane. Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

 

Reagimi emocional i Xherdan Shaqirit ndaj gjetjes së trupit të pajetë të Florijana Ismailit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismailit.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Como në Itali, ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar, transmeton

Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i tronditur nga vdekja e Florijanës.

“Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit. Unë dhe familja ime i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmeve të Ismailit”, shkroi Shaqiri në Facebook./KosovaPress/

Pacolli ngushëllon familjen e Florijanës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka marrë me pikëllim lajmin për Florijanën, trupi i së cilës është gjetur sot pa shenja jete, në liqenin ku ishte zhdukur të shtunën.

“Vetëm 24 vjeç do të na lërë. Është me pikëllim të madh që marr informatën e fundit për Florijanën. Mendimet e mia shkojnë tek familja, miqtë dhe ekipi kombëtar zviceran i femrave. Ngushëllimet më të sinqerta!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Vëllai i Florijana Ismailit: “Dyshojmë që ajo gjendet në fund të liqenit”

Periskopi.com Sporti

Të afërmit e futbollistës Florijana Ismaili janë gjithnjë e më të dëshpëruar për zhdukjen e saj.

Pas kërkimeve të pasuksesshme me helikopter dhe zhytës, ekipet e shpëtimit në Itali tani po e përdorin një robot për ta gjetur futbollisten shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailin, e cila u zhduk në mënyrë misterioze të shtunën në një liqe në Itali.

Megjithëse shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon shkruan Blick, ndihmësit janë ende në kërkim të lartë në Liqenin e Comos për Florijana Ismailin, e cila është zhdukur që nga dita e shtune.

Lidhur me zhdukjen e futbollistes shqiptare, ka folur për Blick edhe vëllai i Florijanës.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Ne jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana është në fund të liqenit“, tha vëllai i saj për Blick .

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur. Brigada të zjarrfikësve dhe zhytës bënë përpjekje për gjetjen e saj gjatë gjithë ditës së diel, por pa rezultat.

24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten dhe prej atëherë nuk është shfaqur më. Mikja e saj kishte kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Pas kërkimeve të pasuksesshme me helikopter dhe zhytës, ekipet e shpëtimit në Itali tani po e përdorin një robot për ta gjetur futbollisten.

Roboti ROV me ngjyrë të verdhë, pak para nisjes së kërkimeve në Liqenin Como
Roboti i veçantë i njohur si “ROV” (nëndetëse e telekomanduar), të cilin po e përdorin sot ekipet e shpëtimit në përpjekje për ta gjetur Florijana Ismailin, u nis nga një dok në Dongo.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në këtë qytet italian, robotit do t’i duhet kohë për t’i kryer kërkimet.

Roboti do të bëjë kërkime në thellësi të mëdha dhe në një hapësirë të gjerë në liqenin që është mbi 100 metra i thellë.

Roboti mund të kontrollojë 500 metra larg anijes me të cilën është i lidhur.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

Futbollistja e Kombëtares Zvicerane, Florijana Ismaili zhduket në një liqen në Itali

Periskopi.com Sporti

Futbollistja Florijana Ismaili, pjesëtare e Kombëtares Zvicerane të Futbollit nga e shtuna konsiderohet e humbur në Liqenin e Comos në Itali.

Të shtunën është njoftuar për një turiste zvicerane të zhdukur në Liqenin e Comos. Siç bën të ditur agjencia Italiane lajmeve, Ansa, bëhet fjalë për Florijana Ismailin, lojtare e Kombëtares Zvicerane të futbollit dhe e klubit Young Boys të Bernës.

E reja 24 vjeçe kishte vendosur që me një mike të saj dhe bashkëlojtare, të kalonte një ditë në liqenin e përmendur. Rreth orës 16.30 u ndez alarmi. Floriana ishte zhytur në ujë prej nga nuk ka dalë më, transmeton albinfo.ch. Menjëherë janë angazhuar zhytësit, por aksioni është ndërprerë në mbrëmje ndërsa ka rifilluar sot në mëngjes.

Policia e Comos nuk e ka vërtetuar dhe as përgënjeshtruar lajmin, ndërsa përgjegjësit e Kombëtares së Zvicrës dhe të YB kanë qenë të paarritshëm, ka shkruar 20minuten.ch.

Florijana për herë të parë për Natin zviceran ka luajtur në vitin 2014. Me trajnerin Woss Tecklenburg ajo ka luajtur 30 ndeshje. Ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botüërorin 2019, Nati kishte dështuar, përcjell tutje albinfo.ch.

Vetëm para dy javësh Florijana ka luajtur ndeshjen e fundit për Natin. Ajo luante që nga viti 2011 për Young Boys.