Papa në Serbi, Daçiq: Për ne s’ka Papë më të mirë se Françesku

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se për Serbinë nuk do të ketë papë më të mirës se Françesku dhe ai personalisht mbështet vizitën e tij në Serbi. Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve FoNet.

Daçiq i ka thënë gazetës “Politika” se është shumë e rëndësishme që Vatikani të mos lëvizë nga qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës, por të jetë aleat i Serbisë dhe të mbrojë vlerat e, siç citohet të jetë shprehur ai, rrezikuara të krishtera në Kosovë e Metohi.