Eskavatori godet për vdekje 12 vjeçarin nga Gjakova, policia tregon detajet

Periskopi.com Lajme

Një i mitur ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas lëndimeve që mori nga goditja e një automjeti të rënd në fshatin Skivjan të Gjakovës, shkruan Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, për Periskopin ka treguar detajet se si ka ndodhur aksidenti.

“Në ora 19:12 policia në Gjakovë ka marr informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një eskavatori në lëvizje dhe një këmbesori, femijë i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e femijës. Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve”, ka thënë ajo për Periskopin

Vogëlushi i ndjerë u dërgua me shpejtësi në ambulancë mirëpo s’arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i Shoshit bëhet pas orës 15:00 në varrezat e fshatit.