“Matja në Kopshtin Botanik të Kembrixhit është kontrolluar dhe përbën zyrtarisht temperaturën më të lartë të regjistruar në Britaninë e Madhe”, deklaroi “Met Office” në një komunikatë.
Ajo kalon në fakt rekordin e mëparshëm të 38,5 gradë Celsius që ishte regjistruar në Faversham, Kent, në gusht të vitit 2003.
“Britania e Madhe i bashkohet Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës duke thyer rekorde kombëtare të temperaturës”, theksoi “Met Office”.
“Klima e Britanisë së Madhe është ngrohur që prej mesit të shekullit XX”, njoftoi Mark McCarthy, i qendrës kombëtare të informacionit mbi klimën, që varet nga “Met Office”, transmeton ATSH.
“Ndryshimi klimatik ka rritur mundësinë dhe rrezikshmërinë e valëve të të nxehtit në Evropë, duke rritur rreziqet për temperatura prej 40 gradë Celsius në Britani të Madhe”, theksoi ai.