AAK dhe VV bëhen bashkë në Istog, presin që kjo të bëhet edhe në qendrat e mëdha

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj, ka publikuar në Facebook një fotografi me anëtarin e VV’së në Istog, Florin Dreshaj

Gani Dreshaj ka shkruar se AAK dhe VV në Istog nuk kanë dallime fare.

Në postimin e  tij, Dreshaj i AAK’së ka thënë se uron që fryma e bashkëpunimit të tillë të vazhdojë edhe në qendrat e tjera.

“AAK dhe Vetëvendosje, në Istog nuk kanë fare dallime. Bashkë me Florimin, njeriun e Vetëvendosjes dhe vlerave në Istog, arritëm një lloj koalicioni. Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në qendra të mëdha. Në rast se nuk bëhet, unë Gani Dreshaj dhe Florim Dreshaj, do e bëjmë Qeverinë Dreshaj”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Demaliaj i kërkon tërthorazi Vjosa Osmanit kontratë politike me Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalija, në një status në profilin e tij në Facebook, i ka kërkuar tërthorazi Vjosa Osmani një kontratë politike me Ramush Haradinajn, shkruan Periskopi.

Demalija ka kujtuar kohën kur Haradinaj kishte bërë kontratë me ish presidentin Rugova.

Statusi i plotë i tij

Në vitin 2004 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova kishin lidhur jo vetëm koalicion qeverisës por kishin bërë edhe një kontratë politike në veçanti për të ardhmen e Kosovës..!!
Këtë gjë e di më së miri Znj.Vjosa Osmani,kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës sepse ishte pjesë e ekipit të zyrës së Presidentit Rugova atë kohë..!!

Andaj Znj.Vjosa reflekto dhe tregoju elektoratit të LDK-së për kontratë politike..!!

Përndryshe mos kërko votë..!!
Sepse koha ka filluar të bëhet vonë..!!????..!!