Gati për rënien e epokës së Bartomeut te Barcelona: Grumbullohen 20 mijë nënshkrime, së shpejti mocioni i mosbesimit

Periskopi.com Sporti

Komiteti “Mes que una Mocio” ka komunikuar se ka kaluar 16.521 firmat për ti hequr votëbesimin Josep Maria Bartomeu: numri është i rëndësishëm sepse është shifra minimale e cila bën që Barcelona të organizojë (brenda 20 ditëve) një votim për ti hequr besimin presidentit e Këshillit të Administrimit.

Firmat në realitet do të arrijnë, ose sidoqoftë do ti shkojnë afër, kuotës 20 mijë që është dëshmuese për pakënaqësinë përreth blaugranave, pas verës së vështirë që kulmoi me kërkesën e paplotësuar të Messi për tu larguar.

“Objektivi i arritur” ka shkruar në Tëitter Jordi Farré, promotori i votëbesimit e anëtar i CDA-së.

“Dua të falenderoj personat që kanë firmosur, duke e ditur se do ta arrinim kuotën minimale. Kanë qenë ditë të vështira. Bartomeut i them: të mos shkojmë tek votëbesimi, dorëhiqu sa më shpejt kështu mund të zhvillojmë zgjedhjet e reja” ka komentuar Farré.

Bartomeu mund të shkarkohet së shpejti, dorëzohen nënshkrimet për mocionin e mosbesimit

Periskopi.com Sporti

Mocioni i mosbesimit kundër Josep Maria Bartomeu do të dorëzohet zyrtarisht të martën [sot] në mëngjes.

Paneli për krijimin e mocionit do të përfshijë dy përfaqësues të nismës, Jordi Farre dhe Josep Triado, dy anëtarë të bordit të Barcelonës, Marta Plana dhe Jordi Argemi, plus një anëtar nga Federata Katalunase e Futbollit, Josep Maria Ballbona.

Sipas statuteve të Barcelonës, paneli ka 10 ditë për të kryer rinumërimin dhe për të përcaktuar nëse është marrë apo jo numri minimal i nënshkrimeve.

Prezantuesit e votave të mosbesimit mblodhën 20,687 nënshkrime nga anëtarët – shumë më të larta se 16,521 të kërkuara.

Nëse paneli ka nevojë, ata mund të kontaktojnë anëtarët për të konfirmuar nëse e kanë nënshkruar dokumentin.

Një mocion mosbesimi kundër Bartomeu u paraqit nga anëtarët e Barcelonës pas konfliktit të diskutueshëm me Lionel Messit rreth kërkesës së tij për transferim.

Bartomeu: Nuk heq dorë nga pozita e presidentit, Messi është përgjigjur në fushë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pas grumbullimit të më shumë se 20 mijë nënshkrimeve për mbajtjen e mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Për televizionin katalanas “TV3”, numri 1 i Barcelonës u shpreh se nuk do të tërhiqet nga funksioni.

“Askush nuk po mendon të heqë dorë. Numri i firmave ka habitur dhe vetë promovuesit e mocionit të mosbesimit. Bordi i klubit do të vazhdojë punën për të ndërtuar një ekip sa më konkurues”, deklaroi Bartomeu.

Bartomeu foli dhe për Lionel Messin, me të cilin pati një konflikt të madh gjatë verës teksa kapiteni i Barcelonës kërcënoi se do të largohej, por vendosi të qëndronte deri në përfundim të sezonit të ri.

“Nuk do të konfliktohem me të. Këto janë gjëra që diskutohen në rrugë private. Duhet të mundësojmë qëndrimin e Messit te Barcelona. Ai është kapiteni ynë dhe lideri jonë. E kemi parë se si është përgjigjur në fushë dhe çështja është zgjidhur përfundimisht”, përfundoi presidenti Barcelonës.

Kërkesa aspak e këndshme e Bartomeut për Messit për sezonin e ri është zbuluar

Periskopi.com Sporti

Barcelona mund të kalojë disa ditë të tjera të zjarrta dhe protagonisti mund të jetë akoma Leo Messi.

Në ditët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes presidentit Bartomeu dhe ‘Pleshtit’ për t’i kërkuar argjentinasi që të pranojë një ulje të rrogës në këtë sezon të fundit me Barcelonan.

Siç ka bërë të ditur Deportes Cuatro, në ditët e ardhshme të dy do të takohen për herë të parë pas kaosit të javëve të kaluar. Një takim që mund ta përkeqësojë akoma më shumë situatën.

Kërkesa që besohet se do të bëhet nga Bartomeu vjen nga problemet ekonomike të klubi edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbetet të shihet nëse Messi do të pranojë një kontratë të re, apo do të kemi një tjetër “sagë” te klubi katalonas.

Messi nuk po mund t’ia falë këtë gënjeshtër nga viti i kaluar Bartomeut

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk dëshiron të flas personalisht me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

Marrëdhënia mes tyre është ndërprerë dhe Messi nuk i beson më presidentit.

Sipas Cadena Ser, argjentinasi ishte shumë i zhgënjyer me një lëvizje të Bartoemut një vit më parë.

Messi personalisht e ka pyetur Bartomeun nëse do të blinte Antonio Griezmannin, gjë të cilën presidenti e ka mohuar kategorikisht.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka insistuar që Barcelona të rikthente Neymar, dhe të mos transferonte Griezmannin.

Por, Bartomeu në fund transferoi Griezmann, dhe Messi u ndje i dëshpëruar me këtë lëvizje të presidentit të Barcelonës.

Lionel Messi këtë verë po kërkon largimin nga Barcelona, dhe Manchester City mbetet skuadra favorite për transferimin e tij.

Presidenti i Barcelonës mund të përballet me burg nëse Messi shitet këtë verë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është nën presion të madh aktualisht.

Dihet gjërësisht se sa i padëshiruar në mesin e fansave ishte ai para se Messi të kërkonte largimin, kështu që imagjinoni në cfarë figure është shndrruar ai në javën e fundit, transmeton Periskopi.

Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Belague ka postuar vazhdimisht në Twitter zhvillimet rreth situatës së Messit, teksa në postimet e fundit të bëra të hënën, ai zbuloi pse Barcelona është kaq e dëshpëruar për ta mbajtur Messin në sezonin e parë nën Ronald Koemanin.

p1eh2nu33h1pgj178d1haet5k40mi.jpg

Për më shumë, Belague shpjegon se Bartmoeu mund të akuzohet për ”keqmenaxhim të aseteve” nga zëvendësuesi i tij në postin e presidentit ose nga fansat me bileta sezonale, nëse ai nuk lufton për Barcën.

Befasisht, pasojat për një situatë të tillë janë aq të rënda, saqë ai mund të përfundojë prapa grilave.

p1eh2no7np1vte1fek1cjllmuahc.jpg

Belague shkruan: ”Në fund, nëse ai shet Messin, presidenti ose fansat me biletë sezonale mund ta akuzojnë për keqmenaxhim të aseteve. Kjo mund të nënkuptojë pagesë të majme nga xhepi i tij personale ose madje edhe burg! Kështu që ai duhet ta luftojë largimin e Messit deri në fund.” /Periskopi.com/

Deklarata e Bartomeut për Messin në shtator të vitit të kaluar është kthyer për ta përndjekur

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ylli i skuadës Leo Messi janë aktualisht në luftë.

Lojtari insiston se ai mund të largohet nga klubi falas në fund të çdo sezoni, ndërsa presidenti mendon se afati për Messin që të largohet ka kaluar dhe kjo është e shkruar në kontratë.

Sidoqoftë, nuk ka shumë kohë kur vetë Bartomeu deklaroi se Messi kishte të drejtë të largohej nga klubi para se të fillonte sezoni i ri.

“Messi ka një kontratë që kemi nënshkruar dy vjet më parë, një marrëveshje katër vjeçare, në të cilën në sezonin e fundit, para fillimit të sezonit 2020/21, ai mund të largohet nga Barcelona, ​​për të lënë futbollin ose për të shkuar diku tjetër”.

“Lojtarët e tjerë të tillë si Xavi, Iniesta dhe Puyol gjithashtu kishin [këtë opsion] kur rinovuan për herë të fundit”.

“Fakti është se këta lojtarë, përfshirë Messin, janë të tillë që dyshoj se do të shkojnë në një klub tjetër”.

“Ata duhet të kenë lirinë, sepse e kanë fituar atë, të vendosin të ardhmen e tyre dhe kur duan të ndalojnë të luajnë futboll”.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai do të vazhdojë të luajë për Barcelonën, dhe shpresoj se ai do të bëjë edhe për shumë vite të tjera, jo vetëm deri në vitin 2021″, kishte thënë Bartomeu në shtator të vitit të shkuar.

Tani, Bartomeu po refuzon të takohet me Messin për të negociuar largimin e tij, duke insistuar se ai do të flasë me argjentinasin vetëm për një rinovim dhe mund të largohet për klauzolën e tij të lirimit prej 700 milionë eurosh.

Bartomeu u mundua ta shkëmbente Griezmannin me këtë futbollist, disa ditë para poshtërimit 8-2 nga Bayerni

Periskopi.com Sporti

Popullariteti i Josep Maria Bartomeut si president i Barcelonës kurrë nuk ka qenë më i ulët.

Biznesmeni spanjoll, i cili zëvendësoi Sandro Rosellin në janar të vitit 2014, i ka takuar përgjegjësia e të qenurit presidenti në detyrë gjatë largimit të legjendës së klubit, Lionel Messi, transmeton Periskopi.

Messi nuk beson më në projektin e Bartomeut pas sezonit 2019/20.

Sidoqoftë, Bartomeu – sipas raporteve nga Spanja – ka ofruar dorëheqjen, nëse kjo nënkupton qëndrimin e Messit në klub.

p1egprtuern2nl5o5rs1p9f1r1qc.jpg

Por argjentinasi raportohet se nuk dëshiron të tërhiqet nga vendimi i tij për largim dhe mbetet i vendosur ta kampletojë transferimin e tij te ndonjë klub tjetër.

Sidoqoftë, të premten ”Marca” raportoi se Bartomeu ia ofroi Atletico Madridit përsëri Antoine Griezmannin, vetëm disa ditë para humbjes poshtëruese 8-2 nga Bayerni në gusht.

Ai nuk kërkonte para në këmbim, por një prej futbollistëve të Atleticos.

Për të qenë më specifik, ai dëshironte Joao Felixin, i cili iu bashkua Atleticos për 125 milionë nga Benfica një verë më parë. /Periskopi.com/

Bartomeu flet për herë të parë pasi Messi i dërgoi klubit kërkesë për largim

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka mohuar për SPORT që ai ka dhënë dorëheqje

Pas dorëzimit të faksit për largim nga Messi në Barcelonë, ka pasur informacione në disa media që presidenti ka vendosur të jap dorëheqje.

Mbrëmja e së martës shkaktojë një “tërmet” në Barcelonë pasi që ai kërkoi largimin nga skuadra në bazë të një marrëveshje të mëparshme për lirim nga skuadra nëse ai e kërkon atë.

Argjentinasi konsideron se me përfundimin e Ligës së Kampionëve ka përfunduar sezoni por Barça nuk do t’ia di dhe i referohet datave të mëparshme.

Si rezultat i këtyre ngjarjeve, janë shpërndarë disa lajme ku thuhet se Josep Maria Bartomeu ka dorëzuar dorëheqjen e tij para bordit të drejtorëve.

Por, këtë e ka mohuar Bartomeu duke thënë për SPORT se këto informata janë të rreme dhe se ai nuk e ka dorëzuar dorëheqjen.

Dorëzohet mocioni i mosbesimit për shkarkimin e presidentit të Barcelonës, Bartomeu dhe bordit të drejtorëve

Periskopi.com Sporti

Kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre, ka njoftuar se sot në mëngjes e ka dorëzuar mocionin e mosbesimit kundër presidentit të tanishëm të klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe bordit të drejtorëve.

Vendimi i Farre vjen një ditë pasi Lionel Messi kërkoi të largohet nga Barcelona duke e aktivizuar një klauzolë në kontratën e vet, e cila ia mundëson të largohet si lojtar i lirë.

Të gjithë anëtarët e Barcelonës kanë të drejtë ta nënshkruajnë mocionin kundër Bartomeut, i cili do të procedohet nëse i merr nënshkrimet e mjaftueshme.
Bartomeu do të detyrohet të largohet nga posti i presidentit, nëse 66 për qind të anëtarëve të klubit votojnë kundër tij.

“Siç thashë dje, sapo e dorëzova mocionin e mosbesimit kundër Josep Maria Bartomeu dhe tërë bordit të drejtorëve, ata nuk mund të jenë në krye të klubit as edhe një minutë”, shkroi Farre në Twitter.

“Ka ardhur koha për fakte e jo fjalë”, shtoi ai.

Neymar-Barça: Bartomeu i telefonon Al Khelaifit

Periskopi.com Sporti

Vazhdon telenovela Neymar.

E ardhmja e brazilianit, i cili ndodhet në Azi me PSG-në, mbetet një mister.

Lojtari po rikuperon nga një problem fizik që e detyron të punojë i veçuar, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, në horizont është gjithmonë interesimi i Barcelonës, por operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar.

Sipas “AS”, presidenti i klubit katalanas, Josep Bartomeu, ka kontaktuar numrin një të francezëve, Nasser Al Khelaifi.

“Nëse vendosni ta shisni, ne do të jemi gati të flasim”, mësohet të ketë qenë mesazhi i Bartomeut. /Periskopi.com/

Presidenti i Barçës po shëndrrohet në figurë qesharake – sidomos pas asaj që sapo ka thënë për Dembelen

Periskopi.com Sporti

Është afat kalimtar i verës kështu që, natyralisht, Neymar po lidhet me një transferim.

Braziliani raportohet se ka qenë objektiv i Real Madridit vazhdimisht që prej kur kaloi te Paris Saint-Germaini, transmeton Periskopi.

Asnjëherë nuk është ndërmarrë diçka konkrete në këtë drejtim, derisa një rikthim te Barcelona po duket shumë i mundur.

Sidoqoftë, komentet e fundit tejet interesante të presidentit të blaugranëve, Josep Maria Bartomeu ftohin paksa këto spekulime.

Coutinho and Dembele were bought with the Neymar money.

“[Ousmane] Dembele është i ri, i talentuar, ndryshe nga lojtarët aktual,” tha ai në konferencë për shtyp sot.

“Më pëlqen shumë si është. E konsideroj atë si një prej futbollistëve më të mirë sot dhe e konsideroj më të mirë se Neymari.”

Nuk ka nevojë të flitet shumë për talentin e Dembeles, por të thuhet se është më i mirë se Neymar vërtetë është e ekzagjeruar. /Periskopi.com/

Akademia e famshme ‘La Masia’ është shëndrruar në një dështim spektakolar

Periskopi.com Sporti

Në një kohë “La Masia” ishte një temë shumë e diskutuar në mesin e fansave të futbollit.

Akademia e famshme e Barcelonës ishte përgjegjëse në zhvillimin e talentëve më të mëdhenj të klubit.

Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Gerard Pique dhe të tjerë ishin thjesht të pandalshëm kur dolën nga grupmoshat e reja të klubit, transmeton Periskopi.

Por në vitet e fundit, gati asnjë lojtar nuk ka arritur të thyejë barrierat dhe të kalojë në skuadrën e parë.

La Masia is in serious decline

Sergi Roberto është lojtari i fundit nga akademia që e ka bërë këtë, derisa Riqui Puig është shpresa aktuale e të rinjëve blaugranë.

Por pse kjo rënie kaq e menjëhershme? Epo, një raport nga gazetari Xavi Torres detajizon problemet brenda “La Masias”.

Raportin e tij e kemi ndarë në disa pika kyçe.

Fillimisht, strategjia “Masia 360” e presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeut ka qenë dështim spektakolar.

Bartomeu's ideas for La Masia have been failures

Objektivi ishte të ndaheshin më shumë para për ta mbajtur stafin dhe trajnerët, të shtohet ndihma nga psikologët, të avancohen studimet akademike dhe më shumë.

Por për ta thënë më thjesht, Bartomeu vendosi njerëzit e gabuar në drejtimin e këtij projekti dhe e tërë idea u shëndrrua në katastrofë, gjë që i ka shkaktuar klubit dëme të mëdha financiare.

Sa i përket rezidencës në klub, disa dhoma që ishin dizajnuar për t’i mbajtur futbollistët janë kthyer në zyre.

Dhe për 48 lojtarët që ende jetojnë në “La Masia”, shumica e tyre janë ose të huazuar ose rezerva, jo talentë premtues që janë larguar nga familjet e tyre siç kishte bërë Messi vite më parë.

The academy was a whole lot different in Messi's day

Dhe për t’i përkeqësuar gjërat edhe më shumë, ushqimi që servohet në akademi nuk është në harmoni me ushqimet që duhet t’i shërbehen një futbollisti.

Në fund, trajnerë të rinj pa eksperiencë janë vendosur në pozita të rëndësishme që nuk kanë asnjë njohuri dhe “ADN-së së Barçës.” /Periskopi.com/

Messi-Griezmann-Neymar, ëndrra e presidentit të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Bartomeu dëshiron ta nisë sezonin me Messi-Griezmann-Neymar në sulm.

Sipas të përditshmes katalunase, ‘Sport’, dëshira e Presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është që t’i bashkojë Antoine Griezmannin, Neymarin e Lionel Messin.

Problemi i vetëm qëndron te pagat e lojtarëve.

Neymar fiton 38 milionë euro në vit, kurse Griezmann 25, plus çmimet marramendëse të lojtarëve.

Megjithatë, Barça po planifikon largimin e disa futbollistëve për t’i hapur mundësinë edhe ekonomikisht për afrimin e Griezmann dhe Coutinhos.

Rakitic, Umtiti, Coutinho, janë vetëm disa nga lojtarët e shumtë që pritet të sakrifikohen.