Mike Tyson i gatshëm për përballjet me Joshuan dhe Wilderin në meçin bamirës

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson ka shfaqur interesimin e tij që të përballet me Anthony Joshuan, Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn në meçin për bamirësi.

Legjenda e boksit po rikthehet në ring të shtunën e ardhshme, duke u përballur me legjendën tjetër, Roy Jones Jr në takimin bamirës.

54-vjeçari dëshiron të vazhdojë edhe më tej në rikthimin e tij në boks, e që po tenton që të përballet me njërin nga boksierët aktiv fillimisht.

“Unë mendoj se ata (Joshua, Wilder dhe Fury) janë të mrekullueshëm”, ka thënë Iron Mike.

“Ata mund të bëjnë shumë gjëra për shoqërinë. Ata mund të zhvillojnë një takim bamirës dhe që të kënaqin turmat me paraqitjet e tyre”.

“Në fakt, miqësoret do të ishin me mua aty dhe unë do të boksoja kundër tyre dhe do të fitonim shuma për të ndihmuar komunitetin”.

“Nuk ngurrojë që të marrë pjesë në ato duele dhe besoj se do të ishte një gjë e mirë për të gjithë”, ka shtuar më tej Mike Tyson.

Legjenda e boksit nuk ka zhvilluar asnjë luftim që nga viti 2005, atëherë kur pësoi disfatë nga Kevin McBride.

Rivalët britanikë, Joshua e Fury arrijnë marrëveshje: Do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm

Periskopi.com Sporti

Tashmë është bërë e ditur se Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë rënë dakord me kushtet për luftën e ardhshme, takim ky që pritet të mbahet në Arabinë Saudite.

Megjithatë, Fury së pari duhet të ndeshet një herë me Deontay Ëilder, derisa Joshua do të duhet që së pari të luftojë kundet Kubrat Pulev, të dyja këto luftime të anuluara për shkak të koronavirusit.

“Ne po bëjmë përparim të madh; ka ende shumë për të kapërcyer [por] po shikojmë vendet dhe datat”

“Joshua dhe Fury kanë rënë dakord në lidhje me kushtet financiare të luftës”.

“Të dy djemtë janë pajtuar për atë luftë”, tha promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn për Sky Sports News.

Dy kampionët e botës do të takohen vitin e ardhshëm duke supozuar se ata të dy ruajnë titujt e tyre deri atëherë. /Periskopi.com

 

Joshua e gjuan me fjalë Tysonin, e paralajmëron që duhet të jetë i kujdesshëm

Periskopi.com Sporti

Derisa tifozët po ëndërrojnë përplasjen mes Furyt dhe Joshuas, ky i fundit e ka paralajmëruar se Tysoni nuk e ka të lehtë luftimin.

Ai e ka gjuajtur me fjalë Furyn duke i thënë se ka vetëm dy luftime të mira në karrierën e tij.

“Tyson Fury ka pasur vetëm dy luftime të mira në karrierën e tij”, tha Anthony Joshua.

“Ai duhet të jetë i kujdesshëm për atë që dëshiron”, shtoi më tutje ai.

Gipsy King ka marrë edhe më shumë vëmendjen e adhuruesve të boksit pasi mundi Wilderin në Las Vegas muajin e kaluar, kështu duke u bërë  kampion botëror WBC. /Periskopi.com/

 

 

 

ZYRTARE: Arrihet marrëveshja, ky është kundërshtari i ri i Joshua

Periskopi.com Sporti

Kubrat Pulev thotë se ai ka nënshkruar një marrëveshje për të luftuar me kampionin botëror britanik Anthony Joshua në stadiumin e Tottenham Hotspur të shtunën më 20 qershor.

Bullgari Pulev është sfiduesi i detyrueshëm i IBF për t’u ndeshur me Joshua, i cili mban titujt WBA, IBF dhe WBO.

Joshua fitoi përsëri rripat e tij me një fitore unanime mbi Andy Ruiz Jr. në dhjetor.

“Jam i lumtur që kam mundësinë t’i tregoj botës se sa i fortë jam me të vërtetë”, tha 38-vjeçari.

Joshua – Ruiz, dy betejat e vitit në boks

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz u shpallën kampionë të botës pasi e mposhtën njëri-tjetrin nga një herë në vitin 2019.

Viti 2019 ka qenë mjaft emocionues në botën e boksit. Anthony Joshua dhe Andy Ruiz i kanë zhvilluar dy meçet kryesore të vitit, të cilat i fituan secili nga një.

Fillimisht, boksieri meksikano-amerikan e befasoi botën pasi e shkatërroi boksierin britanik për t’i fituar titujt kryesorë të boksit profesionist, IBF, WBA e WBO, shkruan Gazeta Express.

Boksieri anglez përfundoi dy herë në dysheme në rundin e tretë, ndërsa më pas u rrëzua edhe dy herë në rundin e shtatë, në meçin e zhvilluar në “Madison Square Garden” të Neë Yorkut.

Ruiz me këtë rast u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që shpallet kampion bote.

Mirëpo, Joshua u rikthye furishëm për ta fituar rimeçin e zhvilluar në muajin dhjetor në Doha të Katarit.

Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas një meçi të cilin e menaxhoi mjaft mirë, për t’i rikthyer titujt e kampionit botëror.

Tash, të gjithë tifozët e boksit e presin përballjen e tretë në mes të Joshuas me Ruizin.

Kjo mund të ndodhë gjatë këtij viti pasi të dy boksierët duken të gatshëm për “finalen e madhe”, e sigurisht edhe për disa dhjetëra miliona dollarë./

Ky është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Periskopi.com Sporti

Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, në meçin e tij të radhës mund të ndeshet me bashkëpatriotin e tij britanik, Dillian Whyte, shkruan BBC.

Joshua ishte ndeshur njëherë me Whyte, në vitin 2015, dhe e kishte mposhtur atë me nokaut. Por, Organizata Botërore e Boksit – WBO, ka njoftuar se Joshua është i detyruar të ndeshet me boksierin Oleksandr Usyk, pasi ai është sfiduesi numër një dhe meçi për titull kampioni i takon atij.

Por, korrespodenti i boksit në BBC, Mike Costello, ka njoftuar se Joshua mund ta lë Usyk për më vonë dhe fillimisht të ndeshet me Whyte, për shkak të fitimeve më të mëdha.

Vajza e Lutfi Hazirit përkrahëse e Joshuas

Periskopi.com Showbiz

Sonte u zhvillua meçi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz, ku Joshua triumfoi.

Meçi u shikua mjaft shumë në Kosovë, sidomos nga bukuroshe kosovare, shkruan Indeksonline.

Përveç Arta Nitaj, meçin e ka përcjellë edhe vajza e Lutfi Hazirit, Kënga. Ajo ka shpërndarë një video ku shfaqet fituesi i ketij meçi, Anthony Joshua.

Joshua: E pyeta Ruizin se si dëshiron ta rrah, ja si m’u përgjigj

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua sot sfidon Andy Ruiz Jr në meçin e peshave të rënda, i cili zhvillohet në Arabinë Saudite.

Britaniku kthehet në ring kundër një boksieri që ia mori titujt e tij në WBA, IBF, WBO dhe IBO, në një luftë të vetme.

Boksierët të premten kanë bërë matjet e fundit zyrtare para meçit.

Joshua thotë se e ka pyetur Ruizin se në çfarë mënyrë dëshiron ta rrah në këtë meç.

“Unë do të rri në qendër. Ndonjëherë nuk keni nevojë të vraponi rreth unazës”, ka deklaruar Joshua.

“Unë e pyeta Ruiz se si ta rrah dhe ai mu përgjigj se unë duhet ta sulmojë. Sigurisht, edhe unë duhet të sulmoj, të angazhohem më shumë, por ta bëj atë në mënyrë të mençur”.

“Stili im i boksit nuk është ai i një luftëtari të frikësuar, por i një luftëtari të zgjuar. Unë duket të jem i zgjuar të shtunën”.

 

Joshua mund të rrezikojë gjithçka në ndeshjen kundër Ruiz Jr

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua nuk mund ta imagjinonte kurrë që kampionati botëror i peshave të rënda dhe gjithçka për të cilën ai ka punuar ndonjëherë, do të vendosej në Arabinë Saudite.

Është e vështirë të rikthehesh në këtë sport pas humbjes së titullit, por këtë gjë është duke e synuar Joshua.

Por, duke e ditur këtë rrezik, ai ka dyfishuar besimin e tij në vetvete duke u hedhur menjëherë në zjarr gjashtë muaj pasi humbi. Mirëpo nuk dihet nëse është një vendim i llogaritur mirë nga Joshua.

Për sa i përket titujve, Joshua ka pak alternativa përveçse të rimarrë fitoren nga Ruiz Jr sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqetësimi është se Joshua nuk i ka dhënë vetes kohë të mjaftueshme për tu rikuperuar mendërisht nga një humbje përulëse dhe për të i shikuar arsyet se pse ndodhi ajo humbje. Ai planifikon të shtojë stafin e tij të stërvitjes para ndeshjes tjetër.

Por ajo që është në të vërtetë në diskutim, është reputacioni i Joshua dhe kjo është ajo që e bën atë që të luftojë për të shmangur dëshpërimin, një moment intrigues në historinë e boksit të peshave të rënda.

 

Ruiz e quan Joshuan boksier të keq

Periskopi.com Sporti

Andy Ruiz Jr e ka kritikuar ashpër rivalin e tij, Anthony Joshua, duke e quajtur britanikun boksier të keq dhe duke e paralajmëruar se do ta mposhtë sërish në fund të këtij viti, kur do të zhvillohet rimeçi mes tyre.

Sundimi i Anthony Joshuas në kategorinë e peshave të rënda të boksit dhe rekordi i tij si i pamposhtur u shkatërruan në mënyrë tronditëse nga Andy Ruiz Jr në Nju Jork më 1 qershor.

Meksikani e fitoi atë ndeshje, mirëpo promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, e aktivizoi menjëherë klauzolën në kontratën mes tyre për ta zhvilluar edhe një rimeç, në fund të këtij viti.

Skuadra e boksierit britanik është duke i shqyrtuar disa stadiume të ndryshme në Britani të Madhe dhe SHBA, për një meç në nëntor ose në dhjetor. Mirëpo, Ruiz ka bërë të ditur se nuk frikësohet për këtë rimeç.

“Rimeçi do të jetë i njëjtë. Do të jem më i përgatitur këtë herë, më gati. I di të metat e tij, mund të bëjë punë shumë më të mirë”, ka thënë Ruiz.

“E vetmja gjë që ai di ta bëjë është të vrapojë rreth ringut. Ai nuk është i mirë në boks, nuk është boksier i mirë. Do të jetë një dreq meçi – Ruiz vs Joshua II”.

 

​Wilder: Joshua po m’u përgjërohet për t’u ndeshur

Periskopi.com Sporti

Boksieri Deontay Wilder ka pretenduar se ekipi i Anthony Joshuas është duke e përgjëruar atë për një meç mes këtyre të dyve. Fituesi i këtij meçi do të shpallej kampion i unifikuar në boks.

Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvilluar në fillim të këtij muaji dhe përfundoi baras, transmeton Gazeta Express.

Fury dhe Wilder e dëshironin rimeç dhe e morëm autorizimin për këtë gjë nga WBC-ja, dhe kjo mund ta shtyjë meçin mes Joshuas dhe Wilderit edhe më shumë.

“Ata janë duke m’u përgjëruar tani. Ai po tenton të kontaktojë me mua papritmas, dhe menaxherët e tij po tentojnë të kontaktojnë me menaxherët e mi. Por, ai mund ta kishte pasur këtë mundësi. Ai kishte shumë mundësi”, ka thënë Wilder.

“Ai mund të ishte ndeshur me Luis Ortizin, mund të ishte ndeshur me mua dhe e kishte mundësinë për t’u ndeshur edhe me Furyn. Njerëzit duan ta dinë se kush është më i mirë tani, veçanërisht pas meçit me Furyn”.

“Unë kam qenë duke tentuar t’ua dëshmojë njerëzve se kush është më i miri. Unë gjithmonë them se unë jam më i miri dhe do të vazhdoj ta them këtë përgjithmonë deri më momentin kur të mposhtem nga dikush”.

“Unë ende e ndiej entuziazmin [për meçin me Furyn]. Ishte e mrekullueshme, jam gati për rimeçin. Nëse njerëzit emocionohen dhe e shijuan atë meç, vetëm imagjinojeni rimeçin. Do të jetë i mrekullueshëm”.

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mposhti Wladimir Klitschkon në Wembley, për t’i fituar titujt IBO, IBF dhe WBA, një vit më parë.

Gjithsesi si 41-vjeçar Klitschko bëri një luftë për t’u duartrokitur pasi duroi për 11 raunde.

Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë, kjo mund të shikohet edhe në videon e mëposhtme:

Joshua në vitin 2014 ka nokautuar Matt Leggs pothuajse në të njëjtën mënyrë si Klitschkon dhe Leggs për këtë kishte thënë:

Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.

Joshua në rundin e 11 arriti dy herë ta rrëzojë në tokë Klitschkon dhe kështu gjyqtari u detyrua të ndal meçin pasi të vazhdonte ishte shumë e rrezikshme në aspektin shëndetësor për ukrainasin. Kështu rikthehemi për të analizuar artin e grushtit të peshës së rëndë dhe shkenca që qëndron pas tij, ku mund të shkaktojë dëmtime të tmerrshme.

Boksi është një botë në vete edhe pse zhvillohet brenda një ringu të vogël, ku ne manualin e boksit profesionit ekzistojnë vetëm gjashtë grushte, por mendojeni pak këtë.

Një numër telefoni i zakonshëm te ne ka gjashtë shifra në dispozicion, por brenda atyre gjashtë ju mund të bëni shumë kombinime dhe boksi është i njëjtë. Ka vetëm gjashtë grushte në dispozicion, por me ato gjashtë grushte boksieri mund të bëjë më shumë se 1.000 kombinime, shkruan Telegrafi.

Gjuajta dhe nokauti: 

Për të jap një grusht të fortë është i rëndësishëm qëndrimi dhe balancimi i trupit dhe pastaj vjen godita e fuqishme. Por, humbjen e vetëdijes kur merr një goditje të rëndë në mjekër është e panjohur, por ka një mendim shkencor edhe për këtë.

Vendi më i mirë për të dhënë një nokaut është mjekra dhe besohet se vjen nga forca rrotullues rreth sisteimit të trurit, gjë që mund të shkaktojë mungesën e vetëdijes.

Pra, nëse gjuani nga një hapësirë e shkurtë në fundin e mjekrës, atëherë forca rrotulluese do të transmetohet në pjesën e poshtme të nofullës dhe rrjedhimisht vazhdon drejt trurit. Kur ju merrni goditje, ju humbni kontrollin muskulor, gjë që shkakton tundjen e këmbëve.

Forca:

Nokdauni dallon prej peshave në boks dhe normalisht në peshat e rënda nokauti mund të vijë më lehtë dhe për këtë ka një arsye shumë të thjeshtë.

Është sikur të krahasosh një Mini Cooper me një kamion të rëndë. Edhe pse të dy janë duke lëvizur me një shpejtësi të njëjtë, përplasja e tyre me një objekt është e ndryshme.

Nisur nga kjo nuk do të thotë se një boksier i peshës së lehtë, apo të mesme nuk mund të jap një grusht të fortë, por në rast se një boksier i peshave të renda gjuan duke përdorur edhe peshën e tij, goditja mund të jetë shkatërruese.

Shpejtësia e dorës së boksierit mund të arrijë rreth tetë deri në 10 metra për sekondë, e cila është pothuajse e barabartë me shpejtësinë e një sprinteri të nivelit të lartë. Kombinoje atë shpejtësi me forcë domethënëse dhe efektet mund të jenë vdekjeprurëse.

Në një eksperiment i është kërkuar disa bokseve të gjuajnë me gjithë forcën një objektiv dhe grushti i tyre ka prodhuar rreth 3,000 Newtons (matës, sa më i lartë është N, aq më e fortë është gjuajta nga grushti).

Joshua peshon 116 kilogram dhe kështu është në gjendje të prodhojë rreth 5,000 Newtons, duke marrë parasysh që boksierët që janë përdorur për studim shkencor kanë qenë larg tij me madhësi dhe forcë.

Është e vështirë të krahasosh mes sporteve, por një ndërhyrje në ragbi është 1.500 Newton, por e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë fuqie kalon në grushtin e boksierit në një moment të caktuar.

Dëmtimi:

Më lartë e kuptuat se çfarë mund të shkaktojë një grusht i një boksieri të peshave ë rënda, por me këtë rast lind pyetja, sa ndihmojnë dorezat e boksit, për çfarë realisht shërbejnë ato? A e ulin rrezikun?

Dorëzat moderne të boksit janë të dizajnuara për të mbrojtur dorën e luftëtarit, ato zvogëlojnë lëndimet sipërfaqësore të fytyrës. Megjithatë, dorëzat moderne i jep mundësi boksierit të gjuajë grushta të forta në kokë e kundërshtarit pa dëmtuar duart, por ato nuk ulin rrezikun e dëmtimit të trurit për pjesëmarrësit.

Tani të kujtojmë edhe në herë fjalët e Leggs kur u nokautua nga Joshua në vitin 2014 dhe të mundohemi të kuptojmë atë çka ka ndjerë Klitschko në rundin e 11-të.

“Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”. /Periskopi/

Një grusht i një boksieri të kategorisë së lehtë krahasohet me goditjen e topin statik (jo në lëvizje) me këmbë:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së mesme krahasohet me atë të Conor McGredor në lëvizje:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së rëndë krahasohet me shkelmin rrotullues në Taekwondo: 

 

Wilderit nuk i intereson përballja me Joshuan, ka një porosi

Periskopi.com Sporti

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka hedhur poshtë akuzat e Eddie Hearn, menaxherit të Anthony Joshuas, sipas së cilit amerikani përdor emrin e rivalit britanik për të fituar më shumë popullaritet dhe shitur sa më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Edhe pse të gjithë shprehen se duan të shohin një duel të madh të peshës së rëndë mes Joshuas e Wilderit, ky i fundit ka deklaruar se nuk është aspak i interesuar për këtë përballje në rast se nuk paguhet sa duhet.

Image result for Wilder and joshua

“Unë nuk jam fokusuar te Joshua dhe te ajo që thotë ai apo njerëzit e tij. Unë nuk kam nevojë për emrin e tij për të bërë famë, unë jam një boksier i madh pasi i mposht të gjithë”, tha Wilder.

“Nuk më intereson emri i tij, pasi statuset e mia janë fitoret e mia në ring”, shtoi ai.

Wilder mes tjerash tha se është fokusuar te dueli ndaj Tyson Fury, me të cilin do të përballet më 1 dhjetor, në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, ku dhe do të mbrojë titullin kampion të kategorisë WBC./Periskopi/

Wilder apo Fury? Jo, ky mund të jetë kundërshtari i rradhës i Anthony Joshua

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mund të përballet me Jarrell Miller në New York gjatë muajit prill pasi bisedimet me Deontay Wilder mbi një ndeshje në Wembley u bllokuan përsëri.

Një përplasje e muajit prill me Millerin do të shihte Hearn(promotorin e ndeshjeve) dhe Joshuan, kampioni i IBF, WBA dhe WBO, të heqin dorë që ndeshja të zhvillohet në Wembley dhe ajo të zhvendoset në qytetin e lindjes së boksierit amerikan, New York, transmeton Periskopi.

Miller, i cili do luftojë me Tomasz Adamek në Çikago të shtunën, aktualisht renditet numri 2 në WBA dhe mban një rekord prej 21 fitore dhe një barazimi. Ai është përmendur si një kundërshtar i ardhshëm i Joshuas që kur në muajin korrik, boskeri britanik dhe Povetkin kishin një konferencë për shtyp.

The New Yorker is ranked No 2 by the WBA at heavyweight, with 21 wins and one draw

Por nuk hidhet poshtë mundësia që të ndeshet me një boksier, i quajtur Dillian Whyte, i cili mbetet opsion i parë për promotorin e ndeshjeve të Joshuas, Hearn.

”Nuk duhet të jetë Whyte nëse nuk është Wilder, por Whyte është një alternativë e mirë për ne. Mund të jetë edhe Miller në New York. Kjo do të ishte një luftë e madhe”, u shpreh Hearn.

Plani ynë është që ndeshja të zhvillohet me 13 prill në Wembley, por nuk do jetë Wilder. Ne do ndesheshim në Wembley me Whyte, por nëse do të ishte Miller do të ishte një kohë e ngjashme (në prill) dhe ndeshja do zhvillohet në New York. Milleri mund të shesë gjitha biletat dhe më besoni se ai është një boksier i madh”.

Deri në konfirmimet tjera, kundërshtari i rradhës i Joshuas mbetet enigmatikë./Periskopi/

 

Pamje nga momenti i nokautimit të boksierit rus nga Joshua

Periskopi.com Lajme

Anthony Joshua ka nokautuar në raundin e shtatë boksierin rus, Aleksander Povetkin.

Boksieri rus është shtrirë përtokë pas një goditje të fuqishme të Joshuas, pas të cilës më nuk ka mundur që të qëndroj në këmbë e tij.

Me këtë fitore, Joshua dëshmohet edhe një herë si një prej boksierëve të pasfidueshëm në mesin e boksierëve botërorë. /Periskopi/

Joshua gjunjëzon boksierin rus në mënyrën e tij të zakonshme

Periskopi.com Sporti

Kampioni i boksit në pesha të rënda Anthony Joshua, ka nokautuar boksierin rus Alexander Povetkin.

Në raundin e shtatë, me një të rënë të fuqishme, Joshua ka shtrirë për tokë rusin Povetkin, i cili dorëzoi ndeshjen duke mos provuar më që ta sfidojë Joshuan, shkruan Periskopi.

Shumë parashikime thonin se Povetkin do të ishte rrezik për Joshuan, megjithatë e tëra përfundoi në mënyrën e zakonshme për Joshuan: me nokaut.

Povetkin, megjithatë, ka arritur që të lansojë disa goditje të fuqishme drejt Joshuas, por të cilat me përvojën dhe përgatitjen e tij, Joshua i ka përballuar shumë lehtë. /Periskopi/

 

 

Meçi Joshua-Povetkin, ja ku mund ta ndiqni live

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua, kampion i  botës në boks,  sonte do të ballafaqohet me boksierit rus të peshave të rënda,  Alexander Povetkin.

Dy boksierët do të zhvillojnë meçin në stadiumin Wembley të Londës,  rreth orës 23:00.

Meçi do të shfaqet në Sky News, transmeton Periskopi.

Ndërkohë që mundësia për ta shikuar meçin është edhe përmes internetit.

Në dy linqet e mëposhtme, të interesuarit do të mund të ndjekin këtë përballje aq të fuqishme:

KLIKO VIDEON 1

KLIKO VIDEON 2

 

:

Joshua hyn live teksa bëhet gati për meçin kundër rusit Povetkin (Video)

Periskopi.com Sporti

Kampioni i boksit në botë,  Anthony Joshua do të ndeshet sonte me rusin Alexander Povetkin në Londër.

Kanë mbetur më pak se dy orë nga ballafaqimi, dhe Joshua tashmë ka nisur përgatitjet, transmeton Periskopi

Ai në profilin e tij në Facebook ka hyrë live, teksa shihet duke u bërë gati , me synimin për ta mposhtur rusin.

Meçi i peshave të rënda pritet të jetë jo i lehtë për Joshuan marrë parasysh statistikat pozitive të boksierit rus./Periskopi/

? #AJBXNG

Posted by Anthony Joshua on Saturday, 22 September 2018

 

Ushqimet që ha kampioni i botës Joshua – në mëngjes, drekë dhe darkë (Foto)

Periskopi.com Sporti

Është dëshmuar tashmë se stomaku i kampionit të peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, mund të durojë goditje të fuqishme, por plani i tij dietal tregon se stomaku i tij mund të përballojë edhe edhe sasi të mëdha ushqimi.

Joshua më së miri njihet si boksieri që e ka mundur Wladimir Klitschkon, duke u bërë kampion bote në boks, shkruan Periskopi.

Me një gjatësi prej 198.12 centimetrash dhe peshë prej 114 kilogramëve, Joshua duhet të konsumojë një sasi të jashtëzakonshme kalorish për të mbajtur trupin e tij në formë, në mënyrë që të jetë i përgatitur për të boksuar. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ia lejon vetes ndonjë ëmbëlsirë kohë-pas-kohe.

Më poshtë gjeni gjithçka që Joshua ha në mëngjes, drekë dhe darkë:

Për të pasur energjinë e mjaftueshme, Joshua respekton një plan specifik të të ushqyerit, duke konsumuar kalori dy herë më shumë se një njeri i zakonshëm. Ai e nis ditën me një përzierje frutash, jogurt, dy rriska buke të zezë dhe pesë ve (i preferon të ziera).

Të ushqyerit e Joshuas e kontrollon nutricisti, Mark Ellison. Ndonjëherë, boksieri në mëngjes ha salmon të tymosur dhe një gjevrek. Ky racion mund të përcillet “me një sasi të gjelbër si spinaqi, specat dhe qepët”, thotë Ellison.

Nëse Joshua dobësohet përpara se të nis stërvitjet e mundimshme që e përgatisin atë për beteja, atij mund t’i lejohet konsumimi i kafeinës. Ellison thotë se kjo gjë ia ngre kokën lartë. “Megjithatë, Joshuas nuk i është nevojitur kafeina në kampin e stërvitjeve aktuale, por në vend të saj konsumon pije elektrolite dhe një shejk relaksues, me proteina dhe karbohidrate”, thotë ai.

Dreka duhet të jetë po aq e shëndetshme sa mëngjesi, kështu që sipas Ellison, Joshua për drekë mund të konsumojë “disa krahë pule me patate të ëmbla dhe perime të tjera. “Nëse dëshiron diçka të ëmbël, më pastaj ai mund ta hajë një jogurt me mjaltë apo një vezë të rrahur të përgatitur me sheqer.

Nganjëherë, për drekë Joshua ha mish derri në vend të mishit të pulës. Për shembull, kur Joshua kishte shkuar në Spanjë si pjesë e trajnimit klimatik përpara luftës më Dillian Ëhyte  në vitin 2015, pjata e tij e drekës do të ishte e mbushur me rriska mishi të derrit, patate dhe fasule të gjelbër.

Deri në kohën e darkës, Joshua mund t’i ketë përfunduar të gjitha trajnimet e tij kryesore. Kjo do të thotë se mund të ha mish të kuq. Por për Joshuan që po flasim ne, duhet një porcion ndryshe nga ai i njerëzve të zakonshem. Joshua ha dy herë më shumë se një njeri normal. Ai i ha dy porcione me biftek. Megaporcionin e tij të biftekut, e ha me makarona, oriz apo drithëra. Më pas një pjatë me përplot perime, thotë Ellison.

Mund të ndodh që Joshua të hajë diçka të ëmbël edhe përgjatë kohës sa stërvitet. Sipas Ellison, në të shumtën e rasteve ai mund të hajë një desert prej jogurtit të frutave.

Joshua mund të jetë një sportist profesionist por kjo s’do të thotë se ai në një mesnatë nuk e dëshiron një çokollatë. Boskieri ka një kuzhinier i cili përgatit ëmbëlsira për të, siç janë ëmbëlsirat me proteina të bëra në shtëpia, të paketuara me fruta dhe arra. Ai mund të konsumojë ndonjëherë edhe një shejk me proteina, që e bën të fle më shumë, shkruan Periskopi.

Nëse Joshua nuk do të ishte duke u përgatitur për një ndeshje, plani i tij ushqimor nuk do të ishte shumë strikt – kështu që do t’i lejohej që të shkojë për të ngrënë në ndonjërin prej restauranteve të popullarizuara portugeze.

Sa për ëmbëlsirën e preferuar të Joshuas? Është e lehtë – do t’i duhej një sekond për ta gllabëruar një byrek të nxehtë e të shijshëm prej mollave. E preferon të servuar me akullore. /Periskopi/

 

Reagimi i Joshuas dy orë para meçit, duke qeshur thotë: I gatshëm për t’u rrahur

Periskopi.com Sporti

Boksieri numër një në botë, Anthony Joshua do të ndeshet sonte me rusin Alexander Povetkin në Londër.

Meçi i peshave të rënda pritet të jetë jo i lehtë për Joshuan marrë parasysh statistikat pozitive të boksierit rus.

Joshua, para pak momentesh, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga koha e meçit, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“I gatshëm për t’u rrahur”, ka shkruar Joshua në fotografinë ku shihet duke qeshur.

Joshua është bërë i famshëm në momentin kur e ka mundur boksierin e madh Klitschko me nokaut, duke marrë primatin në boks.

Megjithatë, ai po kritikohet shpesh se po eviton luftrat me boksier të rrezikshëm siç është Tyson Fury dhe Deontay Ëilder. /Periskopi/