Kosova U16 katastrofa e Kampionatit Evropian: E pëson me rezultat të thellë humbjen e pestë rresht

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U16 në konkurrencën e femrave në basketboll ka pësuar një tjetër disfatë të thellë në Kampionatin Evropian, Divizionin B, që është duke u zhvilluar në Bullgari.

“Dardanet” u mposhtën 67-43 nga Norvegjia së fundmi, në përballjen në kuadër të Grupit C, transmeton Periskopi.

Fjolla Ajeti ishte koshashënuesja më e mirë te kosovaret, me 14 pikë të realizuara.

Njëherit, kjo ishte disfata e pestë për Kosovën nga po aq ndeshje.

Basketbollistet e Kosovës do të kenë edhe ndeshje për klasifikim, ku do të shpresojnë të evitojnë pozitën e fundit në kampionat. /Periskopi.com/