Koronavirusi, Koreja e Jugut raporton numrin më të ulët të rasteve të reja brenda katër javësh

Periskopi.com Lajme

Koreja e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh, duke nxitur shpresën se shpërthimi më i keq i Azisë jashtë Kinës mund të jetë duke u zvogëluar, shkruan BBC.

Vendi regjistroi 64 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, me gjithsej 8,961 të infektimit dhe 111 vdekje.

Por zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë  se kjo nuk duhet ti bëjë të ndihen të vetkënaqur, duke thënë se vendi ende përballet me një luftë të gjatë kundër infeksionit.

Ndërkohë, Evropa Jugore aktualisht është në qendër të pandemisë.

Italia raportoi 651 vdekje të reja të dielën, duke e çuar totalin atje në 5.476, ndërsa Spanja regjistroi 394 vdekje, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve deri më tani është 1.720, përcjell Periskopi.

 

Dyfishohen rastet me koronavirus në Korenë e Jugut

Periskopi.com Lajme

Koreja e Jugut thotë se numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar për vetëm një ditë.

Zyrtarët thanë të shtunën se 229 raste të reja ishin konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur totalin në 433.

 

 

Në një fjalim televiziv, Kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi situatën si “të rëndë”.

Shumë prej rasteve të reja ishin të lidhura me një spital dhe një grup religjioz afër qytetit, Daegu, kanë thënë autoritetet.

Dy të prekur në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ka frikë se numri do të rritet. Daegu dhe Cheongdo aty pranë – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur.

Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të të infektuarëve të konfirmuara pas Kinës.

​Koreja e Jugut lëshon raketa kundër avionit rus

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes njoftoi se “sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut”.

Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap raporton se “forcat e Koresë së Jugut kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus”.

Nga ana tjetër Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes njoftoi se “sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut”.

Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap raporton se “forcat e Koresë së Jugut kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus”.

Nga ana tjetër Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Korea e Jugut akuzon 9 njerëz për shitjen e sekreteve të Samsung në Kinë

Periskopi.com Tech & Auto

Prokurorët e Koresë së Jugut kanë ngritur akuza kundër nëntë njerëzve dhe dy kompanive për shitjen e sekreteve intelektuale të Samsung-ut për një kompani kineze, njoftoi Bloomberg të mërkurën mbrëma në një deklaratë nga prokurorët.

Transferimi i paligjshëm i njohurive përfshinte atë që Bloomberg e përshkroi si njohuri për OLED. Samsung bën ekranet e tyre të telefonit me ekrane te lakuara nga OLEDs. Së shpejti do të punojë për magjinë e OLED-it për telefonin e ardhshëm të palosshëm.

Kompanitë specifike të përfshira nuk janë emëruar. Por bëhet e ditur se entiteti kinez që mori sekretet tregtare është një krijues i ekranit.

Përveç vjedhjes së sekreteve, furnizuesi njoftohet se ka shitur 3D dhe pajisje të tjera për kompaninë kineze, e cila shkeli marrëveshjen e saj të mos zbulimit (NDA) me Samsung.

Kina po përpiqet të rrisë pronën e saj intelektuale kombëtare, si pjesë e një fushate të njohur si Kina 2025, e cila synon të rrisë rolin e Kinës si një prodhues dhe jo vetëm një montues. Kjo fushatë, është pjesë e shtytjes për luftën tregtare të Trump, sepse SHBA me të vërtetë nuk dëshiron që Kina të marrë rolin e prodhuesit të IP-së.

15 vjet burg për ish-Presidentin e Koresë Jugore

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak është dënuar me 15 burgim për korrupsion.

Lee është ndëshkuar në një seancë në Seul të premten nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, duke u urdhëruar që të paguajë edhe 11.5 milionë dollarë gjobë.

Ish-presidenti në anën tjetër ka pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ai është bërë ish-lideri i katërt jugkorean që është burgosur, duke pasuar burgimin e paraardhësit të tij në muajin prill.

Park Geun-hye është dënuar me 33 vjet burgim pasi është gjetur fajtor për abuzim me pushtetin.

Lee nuk ka qenë prezent gjatë seancës gjyqësore për shkak të siç është thënë shëndetit të dobët.

Ndërkohë Gjykata në Seul ka thënë se “ndëshkimi i ashpër për të akuzuarin ka qenë i pashmangshëm” për shkak të natyrës serioze të krimit.

Gjykata ka gjetur se ish-lideri ka pranuar të holla në vlera miliardëshe nga kompania Samsung, në këmbim të faljes së udhëheqësit të kësaj ndërmarrjeje, Lee Kun-hee.

Megjithatë kompania ka mohuar se i ka dhënë ish-presidentit të holla./rel

 

Koreja e Veriut do të mbyllë lokacionin e testimeve nukleare

Periskopi.com Lajme

Kim Jong-un është pajtuar të mbyllë një nga lokacionet e Koresë së Veriut ku realizohen testimet nukleare, ka bërë të ditur presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Pas takimit në Pyongyang, të dy liderët kanë arritur marrëveshje për një formë të de-nuklearizimit.

Kjo marrëveshje është përshkruar nga Kim si një hap përpara paqes ushtarake në gadishull.

Ai gjithashtu ka thënë se shpreson të realizojë një vizitë në Seoul në të ardhmen. Kjo do te ishte hera a parë që një lider i Koresë se Veriut bën një gjë të tillë.

Koreja e Jugut ndalon shitjen e kafes në të gjitha shkollat e vendit

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Koresë së Jugut ndalon shitjen e kafesë në shkolla në mbarë vendin në një përpjekje për të frenuar rritjen e obezitetit tek fëmijët mes raporteve të shtimit të rrahjeve të zemër, shqetësimit, ankthit dhe marramendjes midis nxënësve.

Ndalimi i shitjes së kafesë në makinat e shitjes së shkollave dhe restorantet do të hyjë në fuqi më 14 shtator, pasi qeveria po përpiqet të promovojë zgjedhje më të shëndetshme të jetesës midis të rinjve.

“Vendimi synon të krijojë shprehi të shëndetshme të ushqimit mes fëmijëve dhe adoleshentëve”, tha një zyrtar i Ministrisë së Ushqimit dhe Barnave, të cituar nga The Korea Times.

“Ne do të sigurohemi që kafeja të ndalohet në shkolla pa asnjë dështim. Ne kemi njoftuar shkollat për ndalimin e kafesë në mbarë vendin nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit “, shtoi zyrtari.

Ndalimi vjen në mes të përpjekjeve më të gjera për të reduktuar ushqimet dhe pije me përmbajtje të lartë kalorish dhe kafeina në mesin e të rinjve të vendit. Koreja e Jugut ka nivel mesatar të konsumit të pijeve me kafeinë për kokë banori në Azi me  181 filxhanë kafe në vit. Kjo shifër është akoma më e ulët në krahasim me konsumatorët amerikanë, të cilët konsumojnë mesatarisht 266 filxhanë në vit, sipas analizës së Euromonitor.

Qeveria e Koresë së Jugut kufizoi rëndë shitjen e pijeve energjetike më parë në vitin 2018, përveç ndalimit të reklamave televizive për ushqim të shpejtë, pijeve me sheqer dhe kafeinë.

Autoritetet në Britani të Madhe po propozojnë gjithashtu një ndalim për shitjen e pijeve energjike për të miturit në mes shqetësimeve mbi ndikimin afatgjatë të përmbajtjes së lartë të kafeinës dhe sheqerit.

 

Son ka edhe një mundësi që të shpëtojë nga shërbimi ushtarak

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Koresë së Jugut, Heung-min Son, ka vazhduar kontratën e tij me Tottenham Hotspur deri në vitin 2023, por kjo marrëveshje mund të ndërpritet nëse lojtari duhet të kryejë shërbimin ushtarak në vendin e tij.

Son, i cili është 26 vjeç, ka nënshkruar për Spurs në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen. Mesfushori, i cili gjithashtu mund të luajë si sulmues, është bërë anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Mauricio Pochettinos.

E vetmja mënyrë që ai mund t’i shmangë 23 muaj larg futbollit është nëse ai arrin të fitojë medaljen e artë në Lojërat e ardhshme aziatike.

Son është lojtari më i mirë i Koresë së Jugut, por asgjë tjetër përveç fitimit të turneut të futbollit, që zhvillohet në mes të 18 gushtit dhe 2 shtatorit, nuk do ta mbajë atë larg shërbimit ushtarak.

Koreja e Jugut është një nga favoritët për të fituar medaljen e artë. Ata kanë fituar tre medalje të bronza (1954, 1958 dhe 1962) dhe katër të arta (1970, 1978, 1986, 2014).

Mediumi gjerman i hakmerret televizionit brazilian, tallet me eliminimin e latinëve

Periskopi.com Botërori 2018

Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampioni i Botës dështoi kundër Koresë së Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti median braziliane Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë tallje për Gjermaninë.

Image

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgjikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.