Publikohet lista e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë xhiron e ardhshme – mungon Kreshnik Vula

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar gjyqtarët e xhiros së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll gjatë ditë së sotme.

Ajo se çfarë bie në sy është mungesa e gjyqtarit Kreshnik Vula si dhe anësorit Fatmir Sekiraqa, njofton ‘Olle’, transmeton Periskopi.

Kjo dyshe së fundi ishte e deleguar në duelin, Gjilani – Prishtina, e cila përfundojë me një incident të madh në fund të saj.

E gjitha kjo, pasi gjyqtari Vula kishte dhënë një karton të kuq për portierin Visar Bekaj të Prishtinës, ku të fundit pretendojnë se iu bë e padrejtë pasi nuk është dashur të ipet kartoni i kuq.

Pas gjithë kësaj, si duket Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur t’i dënon Vulën dhe Sekiraqen së paku me mos delegim në këtë xhiro.

Gjithsesi, konfirmimi zyrtar për dënimin e Vulës dhe Sekiraqes mungon pasi ato nuk publikohen.

Kurse, për ndeshjet e kësaj jave tashmë janë publikuar edhe gjyqtarët e takimeve.

Dardan Çaka do të jetë në sfidën kryesore të javës në mes të Prishtinës dhe Dritës, i ndihmuar nga dyshja me stem të UEFA’s, Berisha e Selimaj.

Kurse, Genc Nuza këtë xhiro do të gjykojë ndeshjen, Dukagjini – Trepça 89, e cila zhvillohet në Klinë.

Më poshtë lista komplete e të deleguarëve.