LDK: Aktivistë të PDK-së sulmojnë fizikisht arsimtarin e shkollës në Kçiq të Madh

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së, kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

LDK konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, njofton Zyra për Informim e LDK-së.

LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit, derisa u bën thirrje subjekteve garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla.

Kelmendi për një koalicion të mundshëm LDK-PDK: Në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë

Periskopi.com Lajme

Duket që dikush brenda partisë së Isa Mustafës ka ende frikë që LDK’ja mund të lidh koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën ka thënë mbrëmë në T7, deputeti i kësaj partie, biznesmeni Ramiz Kelmendi.

Kur ka folur për një koalicion me PDK’në, ka thënë se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta votonte Albin Kurtin për kryeministër.

“Sipas mendimit tim, LDK’ja nuk do të pranojë të jetë pjesë e një qeverie me PDK’në sepse i ka arsyet e veta, por pasi që jemi në politikë, nuk duhet të thuhet kurrë” tha Kelemendi.

Për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, Kelemndi thotë se nuk e pëlqen  liderin e kësaj partie.

“Nuk do e votoja Albinin për kryeministër, ka treguar Kelmendi.

Tutje ai ka shtuar se arsyeja për këtë është për faktin se Albin Kurti ka pikëpamje joliberale për ekonominë e tregut dhe se sipas tij, Kurti është një lider që ka arritur në politikë duke sulmuar njerëz të tjerë.