Dalin pamje të reja nga lëndimi i gjashtë punëtorëve të Bechtel Enkas

Periskopi.com Lajme

Kanë dal pamje të reja nga lëndimi i punëtorëve gjatë ndërtimit të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Sipas fotove të cilat ka siguruar Gazeta Insajderi shihet se si është trari nga betoni me peshë 130 tonë.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Ndërsa më herët është raportuar se si një nga punëtorët e lënduar kishte mbetur mbi dy orë  i varur në vinç, me një lartësi 45 metra.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar derisa ishin duke punuar në kantierin e ndërtimit të Autostradës “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit.

Siç njofton policia deri te aksidenti ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë të “Bechtel & Enka”  ka ardhur pasi është shkëputur një pjesë e vinçit.

“Është raportuar se në vendin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferi, dyshohet se gjatë punës është shkëputur një pjesë e vinçit dhe si pasoj lëndime trupore kanë marr 6 persona të gjinisë mashkullore  njëri prej tyre shtetas i Turqisë kurse të tjerët K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes siç bën të ditur Policia kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin si: Asgjësim, dëmtim, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Lëndohet rëndë në krahë Leo Messi

Periskopi.com Sporti

Leo Messi është lënduar në krahë gjatë një përplasje në ndeshjën ndaj Sevillas, në minutën e 20 të takimit.

Ende nuk ka ndonjë raport zyrtar, por momenti i përplasjes nuk dukej aq i lehtë dhe dora e tij është fashuar menjëherë, pasi rënia në tokë ka shkaktuar lëndimin e rëndë të krahut.

Vlen të theksohet se për ata minuta sa ishte në fushë Messi dhuroi një asistim dhe shënoi një gol./Periskopi/

​Kosovës i lëndohet një lojtar në prag të ndeshjes ndaj Maltës

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi Leart Paçarada nuk do të mund t’i ndihmojë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji të vlefshme për Ligën e Kombeve, pasi që u lëndua gjatë seancës stërvitore.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se mbrojtësi anësor ka udhëtuar menjëherë në Gjermani, por nuk ka saktësuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do të ndeshet sonte në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” me Maltën, ndërsa pastaj do të udhëtojë në Ishujt Faroe për ndeshjen e radhës. Këto ndeshje do të jenë të vlefshme për grupin e tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku Dardanët për momentin radhiten të parët.

 

Umtiti lëndohet rëndë, alarmohet Barcelona

Periskopi.com Sporti

Ernesto Valverde ka konfirmuar se Samuel Umtiti ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, e ka nga Spanja raportohet se mund të mbajë mbrojtësin 24-vjeçar jashtë fushave për disa muaj.

Umtiti luajti 90 minuta të plota në humbjen e befasishme 2-1 ndaj Leganes, e cila i dha fund Barcelonës së pamposhtur në LaLiga, por humbi stërvitjen e së premtes përpara ndeshjes së fundjavës me Athletic Bilbaon.

”Ai ka një problem të gjurit kështu që ai nuk mundi të luante të mërkurën, por megjithatë ishte në fushë”.

”Le të shohim se si zhvillohen gjërat, por shpresojmë se nuk do të jetë mungesë shumë e gjatë. Është një goditje për ne”, konfirmoi Valverde./Periskopi/

Rritet numri i punëtorëve të lënduar në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Numri i punëtorëve kosovarë që kanë pësuar lëndime në vendin e punës ka shënuar rritje.

Deri në fund të muajit korrik të këtij viti Inspektorati i Punës ka regjistruar 73 raste të lajmëruara të aksidenteve në punë.

Këtë shifër e bëri të ditur zëvendës kryeinspektori për Siguri në Punë në kuadër të Inspektoratit të Punës, Agim Millaku.

“Është e vërtetë se numri i rasteve të aksidenteve në punë të lajmëruara në Inspektoratin e Punës është rritur dukshëm e kjo ka ardhur si rezultat i vetëdijesimit të shtuar si të punëdhënësve edhe të punëtorëve, për realizimin e të drejtave të tyre në rastet e pësimit të aksidenteve në punë”, ka thënë Millaku.

Pak ditë më parë, katër punëtorë në Ferizaj kanë pësuar lëndime trupore pasi kanë rënë nga një lartësi prej 8 metrash përderisa ishin duke punuar në një objekt.

Lidhur me këtë, Millaku ka treguar të dhënat që Inspektorati në Ferizaj i posedon për lëndimin e punëtorëve në fjalë.

“Me datën 15.09.2018 në orën 11:50 në Ferizaj ka ndodhur një aksident në punë në vendpunishte ndërtimi rr. Rexhep Bislimi. Lëndimi ka ndodhur si pasojë e rënies së të aksidentuarve në hapësirën e dedikuar për ashensor nga lartësia prej 8.4m. Rasti është në procedurë”, tha ai.

Për shkak të numrit të lartë të lëndimeve të punëtorëve të ndërtimtarisë, Inspektorati i Punës thotë të jetë fokusuar për monitorimin e këtij sektori.

“Duke pasur parasysh numrin më të madh të aksidenteve që po na ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë, IP-ja është fokusuar në veçanti në monitorimin e vend punishteve në këtë sektor duke i dhënë prioritet, me qëllim të rritjes së sigurisë në punë dhe krijimit të ambientit të shëndetshëm në vendet e tyre të punës, në të cilat punëtorët kryejnë aktivitete të punës”, thuhet në përgjigjen e Millakut për KALLXO.com.

Sipas tij, në periudhën janar-korrik Inspektorati i Punës ka realizuar 5628 inspektime në subjektet punuese.

Ndërsa sa i përket respektimit të Ligjit të Punës, Millaku shton se  deri tani nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë certifikuar 55 persona fizikë dhe janë licencuar 6 persona juridikë për vlerësimin e rriskut, të cilët ndër të tjerash do të organizojnë trajnime për punëtorët se si të veprojnë gjatë punës.

“Ndikim të konsiderueshëm në këtë ka edhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nga Inspektorati i punës në kuptimin se secili punëdhënës me mbi 50 deri 250 të punësuar ka obligim të punësojë me orar të shkurtuar ose të plotë punëtorin për siguri dhe shëndet në punë të certifikuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  për ushtrimin e detyrave të punës në mënyrë profesionale dhe punëdhënësi  me mbi 250 të punësuar duhet ta këtë të punësuarin e tillë me orar të plotë të punës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Zbatimin e Ligjit të Punës dhe atij për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ditë më parë e kishte kërkuar edhe Partia Socialdemokrate.

PSD-ja ka ftuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës të sigurojnë urgjentisht zbatimin dhe monitorimin në përpikëri të këtyre ligjeve.

“Mos sigurimi i kushteve bazike të sigurisë në punë flet zëshëm për trajtimin e punëtorëve në Kosovë. Punëtorët, veçanërisht ata në sektorin privat, punojnë në kushte shumë të vështira, për një pagë minimale, me orar të tejzgjatur, pa pushim të merituar dhe pa kurrfarë sigurie”, thuhej në deklaratën e këtij subjekti politik.

Në anën tjetër, Inspektorati i Punës në kuadër të MPMS-së njofton se ka filluar fushatën për informimin e punëdhënësve dhe punëtorëve, për nevojën e shtuar dhe domosdoshmërinë e ngritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të kushteve të punës të pranueshme dhe të parrezikshme në vendet e tyre të punës.

​Lëndohet në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Policia raporton se një person është lënduar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj ku sipas Policisë viktima në rrethana të panjohura është rrëzuar nga skela me ç’ rast ka pësuar  lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rast është duke u hetuar

Ylli i Unitedit lëndohet rëndë në ndeshjen Angli – Spanjë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, është bartur me barelë jashtë fushës në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës, pas një përplasjeje të frikshme me Dani Carvajalin.

Në minutën e 47-të të takimit, mbrojtësi i majtë po vraponte mbrapa për ta ndjekur një top të gjatë të Sergio Ramosit, kur u përplas në Carvajalin, transmeton Express.

Si pasojë, ai u rrëzua dhe e zuri kokën keq.

Shaw mbeti i shtrirë për disa minuta dhe u mjekua nga stafi mjekësor para se të bartej jashtë fushës me barelë.

Dani Rose zuri vendin e tij në fushë.

 

Lëndohet ylli i Juventusit gjatë ndeshjes me Kombëtaren

Periskopi.com Sporti

Gjiganti italian Juventus ka marrë një lajm të keq, pasi mesfushori i saj Miralem Pjanic është lënduar duke luajtur për Bosnjën.

Ende nuk është e qartë se cila është shkalla e lëndimit të tij, apo se ku është lënduar ai saktësisht.

Në minutën e 82-të, Pjanic u largua duke çaluar nga ndeshja që Zvicra e fitoi 2-1 kundër Irlandës Veriore në Ligën e Kombeve.

Bardhezinjtë nuk guxojnë ta humbasin njërin prej yjeve të skuadrës, pasi do të ndeshen me skuadrën e vendit të dytë, Sassuolon, në Serie A më 16 shtator, e pastaj Valencian në Ligën e Kampionëve më 19 shtator.

 

Angela Martini lëndon gjurin (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Angela Martini po shijon jetën pas martesës.

Ajo bashkë me bashkëshortin, Dragos Savulescu ka disa ditë prej kur kanë filluar pushimet, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, modelja është kujdesur që të sjell kohë pas kohe pamje nga vendet që po vizitojnë.

Pas disa ditëve qëndrimi në Bodrum, çifti kanë udhëtuar për në Mykonos, ku po kalojnë momente të paharruara.

Por, një incident duket se ia ka prishur paksa kënaqësinë e pushimit, Angelës, kjo pasi lëndoi gjurin.

Në imazhet që solli në InstaStory duket se nuk është diçka shqetësuese dhe se ajo është mirë.

Vetura vetëaksidentohet në Klinë, shoferi lëndohet rëndë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gremnikë të Klinës.

Janë publikuar fotografi të veturës e cila është vetaksidentuar.

Sipas fotove, vetura ka dal nga rruga dhe është ndeshur me shtyllën elektrike.

Nga goditja, ka pësuar lëndime shoferi i cili është dërguar në spitalin e Pejës.

Rrahje masive në Vushtrri, përdoret arma e lëndohen katër persona

Periskopi.com Lajme

Një rrahje masive ka ndodhur në Vushtrri mbrëmë, ku janë lënduar 4 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëvendës-komandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti, i cili ka treguar persona e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Një rrahje ka ndodhur në Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar 4 persona. Gjatë rrahjes është përdorur edhe një armë me gaz, e cila më pas është konfiskuar”, ka thënë Mehmeti për Veriu.info.

Mësohet se rrahja ka ndodhur në sheshin e qytetit.