Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Liburnit këtë vit do jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në futsall si kampion i Kosovës.

Gjakovarët do të jenë të kualifikuar në fazën e dytë të kësaj gare, pasi që koeficienti i tyre është ngritur tashmë falë paraqitjeve që kanë bërë në edicionet e fundit, Liburni dhe tashmë skuadra e shuar, Feniksi.

Në mesditën e sotme është hedhur shorti për fazën para-eliminatore, por edhe për fazën eliminatore.

Liburni do të ketë punë me Stalitsa Minsk nga Bjellorusia në grupin e shtatë, kurse dy skuadrat tjera do ta sigurojnë kualifikimin nga para-eliminatoret.

Image

Pjesë e kësaj gare do jenë tri skuadra shqiptare, Tirana nga Shqipëria, Shkupi nga Maqedonia si dhe Liburni.

Nga të gjitha skuadrat e lartëcekura vetëm Liburni ka koeficientin e mjaftushëm për të mos luajtur në para-eliminatore.

Ndërsa dy skuadrat tjera do të jenë pjesë e para-eliminatoreve të kësaj gare.