Logan Paul e la ish-kundërshtarin e Floyd Mayweather të shokuar pas nokautit brutal në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Logan Paul e la ish-kundërshtarin e Floyd Mayweather, Victor Ortiz, të befasuar pasi YouTuberi nokautoi një partner stërvitës në ring.

Paul po përgatitet për misionin e pamundur teksa do ta kthejë nga pensionimi Floyd Mayweatherin, në shkurt, transmeton Periskopi.

Dhe ai do ta bëjë duke mësuar detaje të brendshme rreth legjendës amerikane, pasi ka Ortiz në ekipin e vet.

Ish-kampioni në peshën e lehtë e ka ndihmuar Paulin në stërvitje dhe së fundmi ishte prezent në një seancë trajnuese.

Logan Paul pictured with his trainer and Victor Ortiz

Në një intervistë për ”MMAFighting”, Ortiz potencoi se YouTuberi nokautoi tre partnerët e fundit në ushtrime në rundin e fundit të sesionit.

”Mos harroni, ata janë boksierë krejtësisht profesionalë,” tha Ortiz.

”Qëndrova i shokuar dhe gojëhapur. Ai ishte aq i bindur dhe i relaksuar. Shfrytëzoi distancën në mënyrë perfekte.

”Di çka di dhe unë di çka shoh. Ajo që po them, në një sens, është se ai do ta bëjë telashe Floydin.” /Periskopi.com/

Zbulohen rregullat e meçit sensacional të Floyd Mayweather me Logan Paul, lejohen nokautet

Periskopi.com Sporti

Floyd Mayweather do të ndeshet me Logan Paulin në meçin masiv ekzibicional në shkurt.

Pas disa sulmeve verbale të vazhdueshme mes dyshes në rrjetet sociale, një marrëveshje u arrit mes superyllit me bilanc 50-0 dhe YouTuberit me bilanc 0-1.

Meçi ka ndarë mendime mes fansave dhe ekspertëve, me shumë që besojnë se nuk do të jetë asgjë tjetër veç zhvatjeje parash.

Të tjerë, megjithatë, besojnë se është e shëndetshme për sportin dhe mund të tërheqë demografi të re të fansave të cilët ndryshe kurrë nuk do të interesoheshin në boks.

Shumë ishin të shqetësuar me faktin se, me meçin që është i karakterit ekzibicional, boksierët do t’i kishin të limituara veprimet brenda ringut por, fatmirësisht, duket se nuk do të jetë ashtu.

Në një intervistë për ‘The Sun’, presidenti i Fanmio – organizata që do ta transmetojë meçin – nënvizoi se do të jetë ‘boks i vërtetë’.

”Floyd stërvitet shumë dhe nuk mendoj se do të futet në ndeshje i papërgatitur. Ai është shumë i ngazëllyer për meçin,” tha Solomon Engel.

”Ai sheh mundësi të mëdha këtu, dhe nuk flas për të, por mendoj se të gjithë mendojmë se do të jetë luftë historike në disa nivele.

”Kjo është luftë e vërtetë. Dhe kushdo që fiton, fiton. Qartazi mund të ketë nokaute, po.

”Mendoj se do të jetë një luftë shumë kompetitive. Dhe për të qenë të qartë, ne kemi Floyd i cili është luftëtari më i mirë, dhe Loganin i cili është luftëtar i ri.” /Periskopi.com/