Lirohet Sabit Pacolli pas thuajse një viti, shpallet i pafajshëm nga gjykata suedeze

Periskopi.com Lajme

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Qarkut në Malmo të Suedisë, ka arrestuar biznesmenin dhe ish-zyrtarin e AKR’së, Sabit Pacollin, për keqpërdorim të parave gjatë viteve 2015-2017.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, një mik i tij ka shkruar në Facebook se Pacolli është liruar.
“Një lajm i mirë nga Suedia. Sot është liruar Sabit H. Pacolli nga të gjitha akuzat. Ai është mbajtur 11 muaj padrejtësisht në paraburgim në Suedi. Drejtësia ka fituar”, ka shkruar Naim Murseli në Facebook.

Pacolli gjithashtu ka shkruar në Facebook, duke thënë ndër tjera se “duhet të jetë bërë njëherë e padrejtë në jetë, për të ia ditur vlerën drejtësisë”.

Ndërkaq, për arrestimin e Pacollit kishin shkruar edhe mediat suedeze, të cilat kishin thënë se ai si Kryetar i Shoqatës kishte marrë hua për të bërë renovime të banesave. Ndërtime këto të panevojshme dhe të kryera pa kualitet. Në këtë mënyrë ka futur në borxhe shumë banorë suedezë, të cilët nuk kanë qenë në dijeni se Shoqata përgjegjëse për mirëmbajtjen e ndërtesave ka marrë hua për të bërë renovime të panevojshme. Lajme këto të cilat Pacolli i kishte mohuar.

Labinot Harbuzi nderohet nga Malmo, ndërpret loja në minutën e 23-të

Periskopi.com Sporti

Klubi i njohur suedez, Malmo i ka kushtuar tribut futbollistit tashmë të ndjerë, Labinot Harbuzit.

32-vjeçari ndërroi jetë këtë muaj pas një sulmi në zemër.

Harbuzi ka luajtur për shumë skuadra të njohura evropiane, e në mesin e tyre edhe për Malmon e Suedisë.

Klubi në fjalë nderoi dje Labinotin në minutën e 23-të në ndeshjen ndaj Hammarbyt, ku tifozët në stadium duartrokitën.

Kjo ndodhi në minutën e 23-të për shkak se futbollisti i njohur kosovar e mbante këtë numër në fanellë.

Përveç Malmos, Harbuzi ka luajtur edhe për skuadrat si Feyenoord e të tjera.

Malmo ia shuan ëndrrën evropiane Dritës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar aventura e Dritës në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës janë eliminuar nga skuadra suedeze, Malmo me rezultat të përgjithshëm, 5-0.

Në ndeshjen që u zhvillua sot, gjilanasit u mposhtën me rezultat 2-0 me golat e Strandberg dhe Larsson.

Drita do të mbetet në histori si skuadra e parë kosovare që merr pjesë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve

Formacionet zyrtare Malmo-Drita

Periskopi.com Sporti

Malmo dhe Drita do të përballen në mes vete sot nga ora 19:00 në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra suedeze e ka fituar duelin e parë në Mitrovicë me rezultat 3:0 dhe e sheh veten afër kualifikimit.
Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin ndeshjen e sotme.

Malmo: Dahlin, Larsson, Rieks, Lewicki, Bchirou, Stranberg, Jeremeiqeff, Bengtsson, Nielsen, Brosson, Adrian.

Drita: Bakaj, Limani, Krasniqi, Kryeziu, Shabani, Leci, Musaj, Shala, Shabani, Kuka, Neziraj.

Me rëndësi pjesëmarrja, Drita zhgënjen ndaj Malmos (Video)

Periskopi.com Sporti

Drita është mposhtur me rezultat 3-0 në ‘Adem Jashari’ nga Malmo

Në ‘Adem Jashari’ u zhvillua ndeshja e rëndësishme për kualifikimet e Champions League ndërmjet Dritës dhe Malmos, shkruan Periskopi.

Kampionia e Kosovës u mposht me rezultat 3-0 dhe tani ka minimizuar gjasat për të kaluar në raundin tjetër të kualifikimeve për Champions League.

Suedezët të cilët natyrisht kanë përvojë shumë më të madhe fituan me rezultat të pastër 3-0 me golat të shënuar nga Strandeberg 13′, Traustason 39′ dhe Rosenberg 82′.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Suedi. /Periskopi/

Malmo shënon edhe golin e dytë ndaj Dritës (Video)

Periskopi.com Sporti

Drita ka pësuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Malmos

Në ‘Adem Jashari’ Drita po luan kundër Malmos në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Champions League.

Suedezët kanë epërsinë e dy golave, me Trastasson që shënoi golin e dytë në minutën e 39-të. /Periskopi/

Malmo kalon në epërsi ndaj Dritës (Video)

Periskopi.com Sporti

Malmo ka shënuar golin e parë Dritës pas vetëm 14 minutave lojë

Në ‘Adem Jashari’ po zhvillohet ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Champions League, ndërmjet Dritës dhe Malmos, shkruan Periskopi.

Suedezët kanë kaluar në epërsi në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Strandberg.

Strandberg i harruar nga mbrojtja e Dritës shënoi me lehtësi me kokë. /Periskopi/

Drita-Malmo, publikohen formacionet zyrtare (Foto)

Periskopi.com Sporti

Drita sonte zhvillon ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve të Champions League ku do të përballet me Malmon

Kampionia e Kosovës e pret në ‘Adem Jashari’ skuadrën suedeze Malmo, shkruan Periskopi.

Favorit në këtë takim është Malmo që edhe ka përvojën në këto gara.

Drita: Rexhepi, Limani, Krasniqi, Xh. Shabani, Leci, Musaj, Haxhimusa, Shala, B.Shabani, Kuka, Neziraj.

Malmo: Dahlin, Larsson, Safari, Rieks, Leëicki, Bachirou, Traustason, Rosenberg, Strandberg, Bengtsson, L. Nielsen./Periskopi/

Trajneri i Malmos i ka dy fjalë për klubin e Dritës para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Në konferencë për shtyp ishin të pranishëm trajneri i Malomos, Uwe Rosler dhe kapiteni Markus Rosenberg. Trajneri foli për kundërshtarin, duke thënë se kanë informacione.

“Jemi në vitin 2018. E kemi pasur mundësinë që të marrim informacione si nga sezonin i shkuar edhe këtë sezon. Edhe nga këto ndeshjet kualifikuese në Gjibraltar”.

“Mendoj se Drita e di si të menaxhojnë lojën. E di saktësish se çfarë dëshiron. Luajnë të bashkuar”.

“Lojtarët e sulmit janë të mirë dhe kanë eksperiencë dhe dinë si t’i mbyllin ndeshjet”, ka thënë trajneri Rosler për Dritën.

Trajneri e di se çfarë ndeshje e pret dhe se në stadium do të jenë 10 mijë spektatorë.

“Do të jetë e vështirë. Fizike dhe e tensionuar. Gjyqtari është nga Sllovenia dhe do të dijë ta kontrollojë lojën Ne do të përfitojmë nga përvoja jonë dhe do të punojmë për të marrë një rezultat të mirë. Duhet të shënojmë”.

“Është e rëndësishme që të fokusohemi në lojën tonë. Ne kemi përgatitur një plan dhe do të vazhdojmë aty ku përfunduam të shtunën e kaluar. Por do të jetë e vështirë”, ka deklaruar trajneri.

Në anën tjetër kapiteni Rosenberg tha se pret ndeshje të fortë, por qëllimi është fitorja

 

Të marten i gjithë Gjilani në Mitrovicë

Periskopi.com Sporti

Drita do të zhvilloj ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Malmos së Suedisë.

Kampionët e Kosovës do të luajnë të martën në stadiumin Adem Jashari.

Për 24 orë janë shitur rreth 8000 bileta për të parë këtë ndeshje.

Kjo do është ndeshja më e rëndësishme që një skuadër kosovae ka mundur ta luaj deri më tani.