Rikthehet derbi i madh anglez, formacionet startuese: Man Utd – Leeds

Periskopi.com Sporti

Manchester Unitedi është nikoqir i Leeds Unitedit në sfidën e vlefshme për xhiron e 14 në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq numërojnë 23 pikë, ndërsa i kanë zhvilluar 12 ndeshje deri më tani dhe mbajnë vendin e shtatë në tabelë.

Kurse Leeds numëron 17 pikë dhe pozicionohet në vend të 14-të, shtatë pikë larg zonës së rrezikut.

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Marcelo Bielsa i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin.

Manchester United:

Leeds United:

 

Tifozët e Man Unitedit planifikojnë dalje masive nga në protestë ndaj pronarëve të klubit

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Manchester Unitedit, të zemëruar me pronarët e klubit dhe me mënyrën se si klubi po menaxhohet nga drejtori ekzekutiv Ed Woodward, janë duke planifikuar të largohen në mënyrë masive nga Old Traffordi në shenjë proteste.

Shkaku i rezultateve të dobëta dhe mënyrës se si klubi është drejtuar gjatë sezoneve pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit, tifozët kanë organizuar protestë për ndeshjen kundër Wolves më 1 shkurt, kur planifikojnë të dalin në mënyrë masive nga stadiumi në minutën e 58-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje e shënjon përvjetorin e tragjedisë ajrore të Munihut, që ndodhi në vitin 1958. Për këtë arsye, për të pasur ndikim sa më të madh, organizatorët kanë planifikuar që protesta të mbahet në minutën e 58-të të ndeshjes.

Organizatorët po shpresojnë se kësaj iniciative të Manchester Unitedit do t’u bashkohen edhe mijëra tifozë, të cilët do të duhet t’i lënë ulëset e tyre të zbrazëta, si shenjë simbolike për fuqinë e tifozëve kundër familjes amerikane Glazers, që e ka pronësinë e klubit dhe e ka drejtuar atë në mënyrë kontroverse.

Tifozët e Manchester Unitedit e arritën kulmin e pakënaqësisë në disfatën me rezultat 2:0 në shtëpi kundër Burnleyt të mërkurën, që ishte hera e parë që Clarets siguruan fitore në Old Trafford në 58 vjetët e fundit.

Old Traffordi kishte mbetur pothuajse i zbrazur edhe në minutat e fundit të asaj ndeshjeje të mesjavës, pasi që mijëra tifozëve vendosën të largohen gjatë minutave të 80-ta për ta shprehur pakënaqësinë me gjendjen e klubit.

Tifozët kënduan këngë kundër Glazers dhe kërkuan që Woodwardi të shkarkohet. Kjo pakënaqësi e tifozëve pritet të vazhdojë të shprehet edhe në ndeshjet në vazhdim – atë në FA Cup kundër Tranmere, atë në Carabao Cup kundër Manchester Cityt dhe atë në Premierligë kundër Wolves.

Familja Glazers ka qenë e urryer nga tifozët e Manchester Unitedit që kur e mori pronësinë e klubit anglez në vitin 2005, pasi që i ka marrë mbi 1 miliard funte nga klubi, në 15 vitet e fundit, për vete, përderisa pronarët e klubeve të tjera të mëdha nuk marrin para nga klubet e tyre. /Gazeta Express/

 

United përgatitë mega ofertë për mbrojtësin e Realit

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho kërkon ta përforcojë fazën e mbrojtjes.

Manchester United po vuan shumë në repartin e mbrojtjes dhe këtë e ka pranuar dhe vetë trajneri i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho.

Trajneri portugez në afatin kalimtar të verës tentoi që të sillte në Old Traford, Harry Maguire nga Leicester City, por nuk ia doli.

Për të mbyllur problemet duhet një lojtar i klasit të lartë dhe Mourinho ia ka vënë syrin Raphael Varane. Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia, drejtuesit e United janë gati të mos kursehen për lojtarin, por për ta sjellë atë për 100 milionë euro.

‘Special One’ është një admirues i vjetër i mbrojtësit të Francës, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Realit, i cili fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve radhazi. /

 

Berbatov kritikon Pogban e Mourinhon me fjalë të rënda

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov ka gjetur kohën të kritikojë Paul Pogban dhe Jose Mourinhon.

Këta të fundit dje konfirmuan telashet mes tyre, teksa sulmuesi bullgarë nuk arriti të përmbahej dot.

”Nëse jeni kapiten ose zëvendës-kapiten, ju duhet të mos flisni në emër të lojtarëve dhe nuk ka asgjë të keqe për t’i dhënë menaxherit mendimet tuaja”.

”Por kjo nuk duhet të bëhet në media – nuk i ndihmon askujt që këto argumente të shfaqen në publik. Përveç vetë mediave natyrisht!

”Në futbollin modern, lojtarët janë shumë të fuqishëm, ata janë yjet e shfaqjes. Është normale që ata të kenë mendime, por duhet të mbështeten”.

”Jam vërtet i befasuar që gjërat kanë arritur në këtë fazë. Ata janë të gjithë të rritur dhe duhet ta kuptojn se nuk duhej të merret vesh jashtë dhomave të zhveshjes”.

”Për Mourinhon që të ketë shkuar deri në largimin e zëvendës-kapitenit, Pogba duhet ta ketë provokuar atë – qoftë kjo për komentet pas lojës së Wolves apo diçka tjetër. Por këto argumente prekin të gjithë të tjerët dhe fillonë të kenë një ndikim në fushë”.

”Futbolli duhet të jetë në lidhje me atë që ndodh në fushë, jo se kush e ka k**** më të madh. Është një situatë idiote”, përfundoi Berbatov./Periskopi/

”Ndalo së foluri!”, legjenda këshillon Pogban

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ka folur rreth kritikave që Paul Pogba i ka drejtuar drejt Jose Mourinhos, duke theksuar se francezi nuk duhet të flas por duhet të fokusohet tek futbolli.

Pogba kritikoi trajnerin portugez për mënyrën se si ai po luan futboll defanziv, edhe ndaj ekipeve të vogla.

”Nëse do isha vëllau i tij i madh, do ti thoja: Mjaft është mjaft. Është koha të ndalosh së foluri sepse nuk sjell asgjë. Fokusohu tek gjërat që ti i ke për detyrë”, potencoi Wright.

Mesfushori francez pritet që sonte ta nis ndeshjen nga stoli, në kuadër të Carabao Cup, ndaj Derby County./Periskopi/

Pogba gjen fajtorin për dështimet e United

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është shprehur se loja defanzive që po luan skuadra po shkakton rezultate të dobëta.

”Kur luajmë në shtëpi, ne duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe vetëm të sulmojmë. Derisa kjo nuk ndodh, nuk do ketë rezultate”, potencoi francezi.

Me këtë deklaratë, Pogba i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ sa i përket marrëdhënies së tij me Jose Mourinhon./Periskopi

Barcelona e Man United në luftë për yllin e Chelsea

Periskopi.com Sporti

Manchester United është duke përgatitur ofertë 80 milionë euro për Willianin. “Djajtë e Kuq” do të luftojnë me Barcelonën për anësorin brazilian.

Sipas “The Sun”, Jose Mourinho, që e transferoi lojtarin te “Blutë e Londrës”, e do me çdo kusht në “Old Trafford”, pasi ka humbur besimin në Anthony Martialin.

Me Brazilin tashmë jashtë Kupës së Botës, Willian do të ulet me agjentin e tij për të diskutuar të ardhmen, i cili duhet të zgjedhë mes Barçës e Unitedit.