Zbulohen detaje sensacionale rreth vrasjes së ish-futbollistit – e vranë pasi vodhi drogë nga kriminelët serbë

Periskopi.com Sporti

Dy javë pas vrasjes, dalin detajet e para të atentatit të ish-futbollistit të Afrikës së Jugut, Marc Batchelor.

Në vazhdim të hetimeve për vrasjen e tij në Johanesburg, dyshohet se Batchelor vodhi një ton kokainë nga një grup kriminelësh serbë, transmeton Periskopi.

Sipas policisë, Marc vdiq brenda automjetit ndërsa dy personat e maskuar qëlluan me 7 plumba në drejtim të tij.

Mediat në Afrikë të Jugut kanë raportuar se në këtë vjedhje ishte i përfshirë edhe serbi, Ivan Gjorgjeviç.

Dyshohet se ish-futbollisti është eliminuar për larje hesapesh midis bandash. /Periskopi.com/