Skandaloze! Në një market në Gjakovë u shitën pula të kalbura (Foto)

Periskopi.com Lajme

Janë të shumta rastet kur qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me shërbimet që u bëhen në markete të ndryshme.

Përpos kësaj, janë të shpeshta rastet kur produktet të cilat shiten në këto markete janë të skaduara afati, e shumë herë edhe të kalbura.

Një rast i tillë është shfaqur së fundi në Gjakovë. Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografinë e disa pulave të paketuara në një market e të cilat janë të kalbura e të dala afati.

Përpos që është e tmerrshme për t’u parë, është edhe më i neveritshëm fakti se si servohen produkte të tilla për konsumatorët dhe se si nuk ka fare kontrolle nga Inspektorati lidhur me gjithë këto./Indeksonline/

Në një market të Pejës shitet ujë pa afat, shitësi arsyetohet: Nuk i del ujit afati

Periskopi.com Lajme

Një qytetar i shqetësuar nga Peja ka kontaktuar Periskopin, për të denoncuar shitjen e ujit me afat të skaduar në një market në Pejë.

Ai ka thënë se ka blerë rreth orës 20:00 sonte ujë për djalin tetë muajsh, bëhet fjalë për ujin “Borea”, porse ky i ka qëlluar të jetë me afat të skaduar.

Sipas fotografive që lexuesi i periskopit i ka dërguar shihet se uji ka pasur afat deri më datën 20 dhjetorit ë vitit të kaluar.

“Arsyetimi i shitësit u kanë që ujit nuk i del afati po letra ëshë gabim”, ka treguar ai. Ujin thotë ta ketë blerë në marketin “Hello” te rreth rrotullimi në Pejë. /Periskopi

Shikojeni fotot që ka dërguar: