Heshtje: Vazhdon takimi i PDK-së, askush nuk pranon të thotë asgjë

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës në një restorant në periferi të kryeqytetit po mban një takim me anëtarët e saj.

Në këtë takim po marrin pjesë strukturat udhëheqëse të saj siç janë Enver Hoxhaj, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Memli Kransiqi dhe asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar të prononcohen për media, shkruan Periskopi.

Takimi është ende duke vazhduar ndërsa theksojmë se takime të ngjashme po mbajnë edhe LDK dhe OVL.

Këto mbledhje urgjente po mbahen pas dorëheqjes së dhënë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Dorëheqja e Haradinajt erdhi si pasojë e ftesës së bërë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

LDK mban mbledhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, LDK ka paralajmëruar një mbledhje të jashtëzakonshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin anëtari i kryesisë Arban Abrashi. Ai ka pohuar se mbledhja do të mbahet në selinë e LDK’së pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa do të mbajë takim me Kryesinë e LDK-së.

 

 

Takimi do të mbahet në selinë e LDK-së.