Nesër mblidhet qeveria: Do të rirregullojë e rialokojë pagat për punonjësit e saj

Periskopi.com Lajme

Qeveria në largim do të mblidhet nesër, duke iu përgjigjur kështu ministrit në detyrë të financave, Bedri Hamza.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”, tha Haradinaj për EO.

Ai ka thënë se pavarësisht vonesave të formimit të institucioneve të reja, nuk do të ketë rrezikim të funksionimit në aspektin buxhetor.

“Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”, u shpreh ai.

 

Mblidhet PZAP, pritet të rivendos për votat nga diaspora

Periskopi.com Lajme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbledhur anëtarët e saj për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me vendimin e Gjykata Supreme për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora.

PZAP po mban mbledhje me dyer të mbyllura dhe nuk ka lejuar mediet të marrin pamje në këtë takim.

Ndërkohë që kanë thënë se do të dalin më një qëndrim në lidhje me vendimin e Supremes.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës.

KQZ mblidhet të martën, do të punojnë me orar të zgjatur

Periskopi.com Lajme

Menjëherë pas shpalljes nga presidenti Hashim Thaçi të datës 6 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është aktivizuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së martë për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto vendime.

“Natyrisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhje. Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime: shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se në këtë mbledhje, në mënyrë që KQZ-ja të arrijë të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore, do të marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës për stafin.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata për Kuvendin e Kosovës që nga paslufta. Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë, të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke përfshirë dhe këto që u shpallën sot (2012; 2014; 2017 dhe 2019) ishin zgjedhje të parakohshme.