Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në botë

Periskopi.com Lajme

Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në botë, të paktën për momentin.

Themeluesi i Amazon ia ktheu fronin Bill Gates, për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë në Wall Street.Kjo bëri që vlera neto e Bezos të shkonte në 103.9 miliardë dollarë.

Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka një pasuri 105.7 miliardë dollarë amerikanë, sipas Forbes.Bezos do të ishte akoma burri më i pasur nëse nuk do të ishte divorcuar nga bashkëshortja MacKenzie në fillim të këtij viti.

Ai ra dakord që t’i jepte MacKenzie ¼ e aksioneve të tij në Amazon, kur përfunduan marrëveshjen e divorcit në korrik.

Përpara divorcit, vlera e Bezos arriti kulmin me 150 miliardë dollarë në vitin 2018.Pionieri i softuer, Gates kaloi 24 vjet në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, por vendin ia zuri Bezos vitin e kaluar për t’’ia rikthyer sërish.