Medvedev kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar Beogradin të shtunën, për të shikuar nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne.

Në fjalimin e tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic të nënshkruajnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor.

Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabic dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Medvedev: Nëse ky shtet futet në NATO, do të ndodh konflikt i tmerrshëm

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev tha se pranimi në të ardhmen i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një “konflikt të tmerrshëm” dhe vuri në pyetje pse aleanca edhe e konsideron një veprim të tillë.

Komentet e Medvedevit vijnë pas disa javësh, kur presidenti rus, Vladmir Putin kishte paralajmëruar NATO-n kundër kultivimit të marrëdhënieve më të ngushta me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, duke thënë se politika të tilla të papërgjegjshme do të kenë pasoja të paspecifikuara për aleancën.“Pranimi i Gjeorgjisë në NATO mund të provojë një konflikt të tmerrshëm.

Nuk është e qartë pse duhet një gjë e tillë”, tha Medvedev për radion ruse Kommersant, transmeton Reuters.
Ambiciet e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar NATO-s kanë qenë burim i zemërimit të Rusisë, që ndanë kufirin me këtë shtet të ish-republikës sovjetike.

Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar një luftë më 2008 dhe liderët e NATO-s që atëherë, i kanë premtuar Gjeorgjisë se një ditë ky shtet do të bëhet anëtar i aleancës. (REL)

Zyrtarja ruse tregon se a ka ndryshuar qëndrimi i Rusisë karshi Kosovës

Periskopi.com Lajme

Rusia nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në raport me Kosovën, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, në reagim ndaj bashkëbisedimit që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pati me kryeministrin rus Dimitry Medvedev.

Në një konferencë për media, kur u pyet nëse ka ndryshuar pozicioni i Rusisë në raport me Kosovën, pas takimit që Dmitri Medvedev pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Ankara, Zaharova tha se Rusia mban ende qëndrim të njëjtë për Kosovën.
“Qëndrimi ynë parimor për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar ende”, tha Zakharova.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa bashkëbisedonte me Dimitry Medvedevin javën e kaluar në Ankara.

Thaçi deklaroi se i ka kërkuar Medvedevit për krijimin e komunikimit fillestar mes Kosovës dhe Rusisë.

 

Thaçi rrëfen për takimin me kryeministrin e Rusisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për takimin e tij, në Ankara, me kryeministrin rus Dimitry Medvedev, gjatë inaugurimit të Erdoganit në mandatin e dytë si president i Turqisë.

Sipas Thaçit, takimi me kryeministrin e Rusisë, që krahas Serbisë është kundërshtari më i ashpër i Kosovës, ka qenë i shkurtër dhe janë diskutuar mundësitë e fillimit të komunikimit mes vendit tonë dhe Rusisë.

“Sa i përket takimit me kryeministrin rus Medvedev, ka qenë një takim i shkurtër”, tha ai, fillimisht.

“Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave të parë të komunikimit mes Kosovës dhe Rusisë. Kemi diskuar edhe për negociatat Kosovë-Serbi dhe mundësisë që Rusia të informohet nga afër . Kemi renë dakord se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të hapte një mundësi që edhe Rusia të ndërrojë qëndrimin karshi Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Thaçi në një komunikim me gazetarë, në Ferizaj, pasi ka përcjellë nga afër nisjen e korrje-shirjeve në këtë komunë.

 

Çitaku reagon pas takimit të Thaçit me kryeministrin e Rusisë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vlerësuar një bashkëbisedim që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati sot me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Çitaku nëpërmjet Twitter komentoi takimin që ndodhi për herë të parë.

“Tani, ky po që është lajm. Për herë të parë, Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë nën të njëjtën çati, duke bashkëbiseduar. Ndodhi sot në Ankara”, shkroi Çitaku.

Takimin me kryeministrin rus Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi pas takimit me Medvedev.

 

Thaçi i kërkon Medvedevit që të vendoset komunikimi fillestar Kosovë-Rusi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryeministri rus Dmitry Medvedev, që të vendoset një komunikim fillestar mes dy vendeve.

Thaçi thotë se këtë ia kërkoi gjatë një takimi të shkurtër në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një njoftim në Facebook, Thaçi ka thënë se e ka informuar Medvedevin për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Thaçi thotë se janë pajtuar që marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.