‘Mehmet Kosova’ po ndahet nga gruaja?

Periskopi.com Showbiz

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, në serialin “Jetë e hidhur”.

Me rolin e tij të “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohet me vajzën qe e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali. Por, në jetën reale “Mehmet Kosova” ka një jetë krejt ndryshe.

Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e e njohur Sinem Kobal, e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madheshtore, shkruan rtv21.tv. Por, në mediat turke para disa muajve u hapen thashethemet se çifti i njohur tani janë afër ndarjes.

Për dallim nga aktori, i cili ende nuk ka folur në lidhje me këto thashethemeve, mediat turke raportojnë se modelja e njohur, Sinem Kobal ka mohuar një gjë të tillë. 31-vjeçarja është shprehur se tash e dy vjet sa është e martuar me Kenanin është duke jetuar një jetë shumë të lumtur.

“Gjithçka është në rregull në martesën tonë”, është përgjigjur modelja e pyetur nga gazetarët në lidhje me divorcin.

Mehmet Kosova lë gruan pse i dështoi shtatzënia

Periskopi.com Showbiz

Aktori i njohur turk duket se i ka dhënë fund martesës së tij.

Aktori shumë i njohur për shqiptarët në rolin e “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, prej disa kohësh ka pasur probleme me bashkëshorten Sinem Kobal.

Pas dështimit të shtatzënisë së parë, mediat turke kanë raportuar se asgjë nuk po shkon mirë mes çiftit.

Rreth një javë më parë ata u nisën për pushime, të cilat zgjatën shumë pak.

Burime pranë çiftit kanë raportuar se Kenan dhe Sinem kanë probleme të shumta e mosmarrëveshje mes tyre, gjë që i ka çuar drejt vendimit për divorc.

Ata po shtiren si të lumtur vetëm në sytë e mediave, por lidhja e tyre familjare ka marrë fund.