Haradinaj ia përmend vizat, ministri francez e detyron të nënshkruajë letër për luftimin e korrupsionit e krimit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Paris të Francës për të përshpejtuar liberalzimin e vizave, shkruan Periskopi.

Ai është takuar më ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner duke i kërkuar atij mbështejen në procesin e liberalizimin e vizave.

Por, kësaj kërkese të Haradinajt,  ministri i brendshëm i Francës ka kërkuar nga Haradinaj që të luftohet krimi i organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal.

“Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë

Me ministrin Castaner për përkrahjen franceze për lëvizje të lirë dhe nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të specializuar policor!

Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal.

Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë. Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.

Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.

Kosova i plotëson kushtet dhe Franca është partneri kryesor drejt përgjigjes finale për lëvizje të lirë.

RH