Modric: Tri vite më parë, Zidane më thirri dhe më tha se një ditë do ta fitoja Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se ish-trajneri i tij Zinedine Zidane e kishte bërë të besonte se një ditë do ta fitojë Topin e Artë.

Dhe kështu ndodhi, superylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018.

“Kur i numërova të gjithë trofetë individualë që i kam fituar këtë vit dhe kur e pashë se isha në mesin e 30 finalistëve, nisa të besoj, ama ekziston një gjë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Modric.

“Kur Zidane u emërua trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë”, tregoi ai.

“Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.

Zidane dhe Modric punuan së bashku për dy vite e gjysmë para se francezi ta braktiste gjigantin spanjoll.

Ramos: Modriq e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Real Madridit e ka pritur që mesfushori kroat ta fitonte këtë çmim.

Luka Modriq dje mposhti konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah, për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Mesfushori ishte ndër më meritorët që Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve një stinor më parë dhe me Kroacinë arriti deri në finale të Kampionatit Botëror.

Sergio Ramos si kapiten i Spanjës që ka votuar për Modriqin, ka thënë se ai e ka merituar këtë çmim.

“Jam i lumtur për të sikurse ta kisha fituar vetë”, ka thënë Ramos.

“Ai e meritoi plotësisht, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka shkruar historinë me Real Madridin”.

Modriç, Ronaldo, Salah në listën e kandidatëve “Lojtarët më të mirë, UEFA 2017-2018”

Periskopi.com Lajme

Fituesit e Ligës së Kampionëve Luka Modriç dhe Cristiano Ronaldo nga “Real Madridi” dhe Mohammed Salah nga finalistët e “Liverpulit” janë nominuar për çmimin e Lojtarit e Vitit, UEFA 2017-2018 , njoftoi sot organi qeverisës europian.

Modriç dhe Ronaldo luajtën në ekipin e “Real Madridit” duke mundur “Liverpulin” 3-1 në Kiev në maj për një titull të tretë në eventin elitë.

Gjithashtu, Modriç arriti në finalen e Kupës së Botës me Kroacinë dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut në Rusi.

Ronaldo i Portugalisë, tani në ekipin kampion italian “Juventus”, ka qënë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për të gjashtin vit radhazi.

Lista e kandidatëve u krijua nga votimi i 80 trajnerëve të skuadrave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.

Fituesi do të shpallet më 30 gusht.

Modriq pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëj lutjen e fundit për t’iu bashkuar Interit

Periskopi.com Uncategorized

Luka Modriq do të takohet sot (e enjte) me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për t’i bërë ofertën e fundit për ta lënë të largohet drejt Interit.

E ardhmja e yllit kroat të Realit vazhdon të mbetet e paqartë dhe në mes dy zjarresh.

Kjo pasi Modriq ka shprehur disa herë dëshirën për largim drejt Interit, ndërsa klubi spanjoll nuk dëshiron ta lë të largohet.

Sipas burimeve të ndryshme të mediave italiane dhe spanjolle, reprezentuesi i Kroacisë do të zhvillojë sot (e enjte) një takim me Perezin vetëm 24 orë përpara mbylljes së afatit kalimtar në Serie A.

Ai dhe agjentët e tij po shtyjnë për një kalim në Giuseppe Meazza, duke pretenduar se Perezi i ka premtuar të le të largohet në fund të sezonit nëse ata fitojnë  përsëri Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pas humbjes së Cristiano Ronaldos në rrethana të ngjashme me Juventusin, Real Madridi janë të vendosur të mos lejojnë një tjetër yll të madh të largohet për një marrëveshje me çmim të ulët.

Pas humbjes së Superkupës UEFA mbrëmë (e mërkurë) ndaj Atletico Madridit në kohë shtesë, tani pritet të jetë e më vështirë lejimi i Modriqit të largohet.

Perishiq nuk ka të ndalur, tallet me Modriqin për kalimin tek Inter

Periskopi.com Sporti

van Perisic njihet si një person mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Futbollisti i Interit ka bërë tag disa herë Luka Modric, duke bërë të ditur edhe dëshirën e mesfushorit për të kaluar nga Real tek Inter.

Në internet po qarkullon një foto e një personi që ngjason me 32 vjeçarin, ku ai ka veshur bluzën e Interit.

Pero ka bërë tag Modric në foton në fjalë.

Gjithsesi transferimi i kroatit duket shumë i vështirë pas Perez nuk dëshiron që ta lërë të lirë, dhe zikaltërit tashmë janë të bindur që do duhej një mrekulli që ai të kalonte në Milano.

Image

Mesazhi i Madridit për Luka Modriqin

Periskopi.com Sporti

Në një tjetër mënyrë, Real Madridi ia ka bërë të qartë Interit se nuk janë të interesuar të heqin dorë nga mesfushori më i mirë i Botërorit të Rusisë, Luka Modric.

Në “Instastory”, Reali ka publikuar një foto të Modricit me fanellën e re për sezonin 20118/19, që do të jetë krejtësisht e kuqe dhe do të përdoret më shumë për ndeshjet në udhëtim në Champions League.

Përveç kësaj, fotoja e Modricit me fanellën e re është postuar edhe në sajt duke treguar se që tani është në shitje në dyqanin zyrtar të klubit.

Ndërsa Mateo Kovacic, që mund të largohet nga Real Madridi, nuk është paraqitur me fanellën e re, edhe pse vazhdon të shitet online në faqen e klubit.

Daliq-politikanëve të korruptuar kroatë: Jemi më të varfrit në BE, duart larg nga Kombëtarja

Periskopi.com Lajme

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, iu është drejtuar të gjithë politikanëve të vendit të tij me një letër të hapur, ku iu kërkon të mos përdorin arritjet e Kombëtares për arsye politike.

Daliq ka thënë që politikanët s’do lejohen të bëjnë foto me lojtarët duke qenë se ata janë shkaktarë të gjendjes së vështirë ekonomike në Kroaci dhe emigrimit masiv.

Lojtarë dhe stafi i Kombëtares së Kroacisë kanë vendosur të dhurojnë premiot e fituara në Botëror (rreth 23 milionë euro) për një fondacion të fëmijëve.

Letra e hapur e Zlatko Dalic, e nënshkruar nga vetë lojtarët e Kroacisë!

“I shkruaj këto rreshta për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian [nga 28 vende, është i treti me GDP më të ulët për frymë, me 11,700 euro, vetëm pas Bullgarisë dhe Rumanisë], sunduar nga anëtarët e asaj që ka qenë konsideruar si një organizatë kriminale.

Kroacia është një vend nga i cili miliona njerëz kanë ikur në 20 vitet e fundit. Sot në Kroaci, pensionistët tanë nuk janë në gjendje për të përmbushur nevojat e tyre themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë shkollimin, shëndetësia po falimenton dhe gjyqësori mbron biznesin e madh dhe të korruptuar.

Kërkoj nga të gjithë politikanët dhe përfaqësuesit e autoriteteve që kanë çuar njerëzit në ferr të mjerimit, dëshpërimit dhe varfëria që të qëndrojnë larg nga përfaqësuesja e Kroacisë.

Ju nuk jeni të mirëpritur në veshjet tona, nuk duam të marrim fotografi ose të merremi me ju. Ju jeni ata që e bënë Kroacinë me njerëzit më të varfër në Europë.

Kemi fëmijë që nuk e kanë parë kurrë detin dhe Kroacia ka më shumë se një mijë kilometra vijë bregdetare [mbi 1,880km]. Kemi fëmijë që shkojnë të uritur në shtrat, sepse prindërit e tyre, të papunë, nuk kanë çka t’u japin për të ngrënë.

Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Ju lutemi respektoni vendimin tonë, mos mbani fanella të futbollistëve tanë, mos përdorni suksesin tonë për promovimin tuaj. Pra, ju minoni vlerën e punës tonë.

I gjithë ekipi ka raportuar se ata do të dhurojnë çmimet e Kupës Botërore të Rusisë në një fondacion për fëmijët kroatë. Ky fondacion do të financojë pushimet verore për ata fëmijë që nuk kanë parë kurrë Detin Adriatik.

Anëtarët e ekipit kroat të futbollit janë me popullin e Kroacisë dhe do të bëjë atë që ata mund të ndihmojnë, përtej fitoreve. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësinë të kalojnë të paktën shtatë ditë në bregdetin kroat. Kjo është më së paku që mund të bëjmë për më të prekshmit”, thuhet në fund.